Author: tirana

Ekziston si një lloj miti se vezët nuk duhen konsumuar gjatë verës. Besohet se vezët janë vetë të ngrohta në natyrë dhe mund të sjellin probleme nëse konsumohen në verë. Megjithatë duket se kjo nuk është e vërtetë, sepse është hedhur poshtë si hipotezë nga ekspertët. Mjekët thonë se kjo është tërësisht një ide e gabuar, sepse në të vërtetë vezët mund t’ju ndihmojnë të përballoni të nxehtin e verës. Ato janë të pasura në vlera ushqyese dhe për këtë arsye mund të ndihmojnë në ekuilibrimin e lëngjeve në trup, diçka që është shumë thelbësore për muajt e nxehtë. Gjithashtu…

Read More

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, në një deklaratë për ecurinë e procesit, shkruan se procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë që në të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi. Ndërkohë, sipas KQZ përjashtim bën KZAZ 6 në Vaun e Dejës, për shkak të djegies, duke shtuar se 50% të qendrave të votimit në Shkodër, vijojnë të jenë të mbyllura. KQZ i ka bërë thirrje kryetares së Bashkisë, Voltana Ademit, që të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Deklarata e plotë e KQZ: Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton,…

Read More

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në Kavajë. Për Bashkinë e Kavajës, deri tani janë shpërndarë materialet për 78 qendra votimi, ndërsa kanë ngelur edhe 6 nga 84 gjithsej në Bashkinë e Kavajës. Edhe në Bashkinë e Rrogozhinës ka nisur shpërndarja e materialeve dhe procesi po shkon drejt përfundimit. Në Rrogozhinë janë gjithsej 56 qendra votimi, ku 15 dhe 1 (burgu) janë vetëm në qytet.

Read More

Bashkia e Shkodrës me anë të një komunikimi për mediat ka reaguar, pasi në disa shkolla të qytetit janë vendosur kutitë e votimit në KZAZ. Nga kjo bashki thuhet se ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe aspak në përputhje me ligjet. Bashkia Shkodër shprehet se këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Në njoftim saktësohet se gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia. Po ashtu, theksohet se është…

Read More

Blogerja Zhaklin Lekatari është rikthyer në studion e emisionit “Fol me psikologen” në “Gazeta Shqiptare” në Youtube. Përballë psikologes Ervisa Lula ajo ka folur për disa tematika të ndryshme lidhur me seksin. “Shqiptarët, – thotë Lekatari – nuk kanë edukatë seksuale dhe mungesa e informimit vihet re tek pyetjet që ndjekësit i bëjnë në blogun e saj.” Ajo thekson se organi më i madh seksual nuk është as penisi dhe as vagina, por truri. “Seksualiteti ynë nuk është një destinacion, është një itinerar. Tek gruaja seksualiteti është i inkriminuar. Vajzat paragjykohen në lidhje me sa partnerë kanë patur dhe çiftet…

Read More

Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do dalin në votime për të zgjedhur 61 kandidatët për kryebashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Lulzim Basha dhe aleatët, të cilët zgjodhën të mos garojnë në këto zgjedhje, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje militantëve që të mos dalin nesër në votime. Mirëpo familjarët e Bashës duket se nuk i janë bindur thirrjes së këtij të fundit. Personi në foton e mëposhtëme, Altin Basha, i cili është djali i xhaxhait të kreut të Partisë Demokratike do dalë nesër në zgjedhje dhe do votojë Erion Veliajn.

Read More

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka paralajmëruar një tërmet politik, si nga opozita, ashtu edhe nga mazhoranca. Në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”, ish-Kreu i Shtetit është shprehur se një parti politike do të shkërmoqet, duke shtuar se më e rrezikuar është opozita, pasi sipas tij, djegia e mandateve ishte një gabim i madh dhe një përbuzje e popullit. “Kompletimi i Parlamentit mund të çojë në krijimin e një force të katërt politike. Një forcë politike do neutralizohet përfundimisht, do shkërmoqet dhe do krijohet një forcë e re. Shkërmoqje te partitë e opozitës? Po sigurisht. Edhe mazhoranca do ketë pasojat…

Read More

Zëvendës ministri i Brendshëm Besford Lamallari i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në “Neës 24” ka evidentuar qytetet ku situata në këto zgjedhje paraqitet më problematike. Lamallari përmendi si qytete ku janë dislokuar forca të shumta policore Tiranën, Lezhën, Kukësin dhe Dibrën, por shtoi se forca të policisë për mbarëvajtje të zgjedhjeve do ketë në të gjithë territorin. “Jemi përgatitu për mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Komunikimi është normal dhe puna vazhdon. Ka një plan masash. Kemi klasifikuar qytetet e ndryshme, kud votohet. Ka zona risku si prsh Tirana, sepse ka shumë qendra votimi, ku…

Read More

Ish-Presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në ‘Kjo javë’ ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit. Moisiu është shprehur se dita e nesërme nuk e zgjidh situatën politike, por vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm. Sipas Moisiut, probleme të tilla mes mazhorancës dhe opozitës ekzistojnë në të gjithë botën, por duhet të jetë presidenti ai që duhet të di t’i ndryshojë. ’30 Qershori nuk e zgjidh këtë situtatë, vetëm i pretë rrugën një presidenti të rrezikshëm sepse kuptohet mazhoranca dhe opozita kanë problemet e tyre si e gjithë bota. Prandaj edhe partitë kryesore si në kohën kur kam qenë…

Read More

Një ditë para nisjes së votimeve të 30 qershorit, Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve kanë shpërndarë materialet zgjedhore në gjithë vendin. Por në Bashkinë e Delvinës ka ndodhur çudia, materialet zgjedhore në njësinë administrative Rusan janë transportuar me makinë private nga kryetari të degës së Partisë Socialiste . Siç shihet nga pamjet, materialet janë transportuar me dy makina personale. Në fshatin Rusan të Bashkisë Delvinë, materialet janë transportuar nga kryetari i PS-së, së këtij fshati, Landi Shkrepa. Këto materiale janë tërhequr nga KZAZ-ja nr.87, në Delvinë. Për këtë bashki do të votohet të dielën për një kandidate të vetme,…

Read More