Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video/ Çiftet ftojnë blogerin të bëjë seks me ta, Lekatari: Organi më i madh seksual është truri

19:07 / June 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zhaklin lekatari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blogerja Zhaklin Lekatari është rikthyer në studion e emisionit “Fol me psikologen” në “Gazeta Shqiptare” në Youtube. Përballë psikologes Ervisa Lula ajo ka folur për disa tematika të ndryshme lidhur me seksin. “Shqiptarët, – thotë Lekatari – nuk kanë edukatë seksuale dhe mungesa e informimit vihet re tek pyetjet që ndjekësit i bëjnë në blogun e  saj.” Ajo thekson se organi më i madh seksual nuk është as penisi dhe as vagina, por truri.

“Seksualiteti ynë nuk është një destinacion, është një itinerar. Tek gruaja seksualiteti është i inkriminuar. Vajzat paragjykohen në lidhje me sa partnerë kanë patur dhe çiftet i bëjnë njëri-tjetrit një pyetje shumë të gabuar në lidhje me numrin e partnerëve që kanë patur më pare. Vajzat kur përgjigjen priren ta zvogëlojnë numrin e partnerëve, ndërsa djemtë e shtojnë.” – thotë Lekatari.

 Disa nga tematikat e tjera të diskutuara në program janë orientimi seksual dhe shkëmbimi i partnerëve (sëingers). Këtë fenomen të ri në shoqërinë tonë blogerja e ka shpjeguar përmes historisë së një djali i cili shkruan në blogun e saj rreth eksperiencave të tij me çifte të ndryshme. Çiftet e thërrasin atë për të patur një eksperiencë ndryshe, por një sjellje e tillë është e izoluar dhe praktikohet nga një pjesë e vogël njerëzish kryesisht nga të huajt që jetojnë në vendin tonë.   Si një mbështetëse e fortë e komunitetit LGBTQ ajo ka sjellë histori në lidhje me djem edhe vajza të cilët janë pranuar apo refuzuar nga familja e tyre pasi kanë thënë të vërtetën. “Homoseksualiteti nuk është zgjedhje që ti e ke në dorë,”- ka thënë Lekatari, ndërkohë psikologia Lula ka theksuar se nuk është as çrregullim dhe as sëmundje. Prindërit duhet të ndërgjegjësohen dhe të marrin mbështetjen dhe informacionin e duhur për të mos e përjetuar këtë moment si një dramë në jetën e tyre.



tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.