Bashkia e Pogradecit dhe Partia Demokratike që e kontrollon këtë bashki po ndalojnë në mënyrë të dhunshme qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre të votimit. Siç e tregojnë këto foto të denoncuara në facebookun e “Reagoj Për Pogradecin”, qendrës së votimit i është vendosur dryni dhe qytetarët e kanë të pamundur që të kontrollojnë emrin e tyre në listat që me ligj dhe sipas Kodit Zgjedhor duhet të afishohen për votuesit.
Qendra e votimit është vendosur në godinën e Muzeut të qytetit të Pogradecit. Nga komentet e qytetarëve duket qartë kundërshtimi për këtë akt të dhunshëm në kundërshtim me Kushtetutën, që i jep të drejtë qytetarëve të shprehin vullnetin me votë.

