Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Skënder Minxhozi / Mund të fitosh me Edi Ramën, por nuk fiton dot me Amerikën!

15:35 / June 29, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Skënder Minxhozi/

Të dielën kemi zgjedhje. Ose votime, mund t’i quajmë si të duam. Fakti është se mbi 5000 qendra votimi do të jenë të hapura, për të pritur ata që nuk do i drejtohen plazheve ose që nuk do të protestojnë duke bojkotuar, sharë e shfryrë kundër qeverisë. Engima e parë u zgjidh dhe ka të bëjë me mbajtjen e procesit elektoral të zgjedhjeve vendore.

Se çfarë do të ndodhë me qetësinë dhe rendin publik në zgjedhje, kjo është një çeshtje tjetër, e cila është tejet e komplikuar si për dhunuesit, ashtu dhe për viktimat. Madje për të parët më shumë se për të dytët. E sigurt është se këto zgjedhje, ose më saktë dhuna e mundshme kundër tyre, kanë kompaktësuar si rrallë herë më parë, një “kuadrat” kancelarish e institucionesh, që fillon në Romë, vazhdon në Londër, Bruksel, Paris dhe përfundon aty ku përfundojnë zakonisht të gjitha sherret e andrallat e demokracive të vogla si kjo e jona: në Uashington.

Është e qartë si drita e diellit, se opozita e humbi bastin e madh të prishjes së zgjedhjeve të 30 qershorit. E humbi bujshëm këtë bast edhe Presidenti i Republikës, i cili zbriti në mejdanin e fushatës, madje duke dalë në punë që në orën 5 të mëngjesit, për të pritur miqtë imagjinarë me të cilët do të zgjidhte krizën!

Është një bast i humbur për të gjitha palët anti-zgjedhje, që ka nga pas një llogari të nisur atëhere kur vishnim pallto e doreza, e kur dukej se qeveria Rama i kishte ditët të numëruara. Eshtë një gafë e hatashme, nga ato që djegin gjatë e harrohen me vështirësi, aq më tepër kur janë gafa të përsëritura. Kalkuluan keq reagimin e të huajve për mandatet, kalkuluan keq efektin ngurtësues të reformës në drejtësi mbi proceset politike, kalkuluan keq faktin që s’mund të marrësh lehtë nëpër këmbë një proces zgjedhor. U sollën në vitin 2019, me standartet e viteve ’90!

Entusiazmi i shkurtit, energjia opozitare që grumbulluan mandatet e hedhura në Lanë, mijërat e zhurmshëm të militantëve që opozita sillte me autobusa nga anë e anës, fjalimet e ndezura plot kërcënime, rituali i “rrëzimit të Ramës pas çdo proteste dhe himni i stonuar i kryetarit të opozitës – të gjitha këto tashmë duken si një aksesor i harruar në një cep të dhomës. As frymë popullore, as rrethim të qeverisë, as nxjerrje jashtë të parlamentarëve duke ikur mes shkurreve të Rrugës së Elbasanit.

Përkundrazi, nga kjo rrugë historike e Tiranës, do të vinte ajri i akullt që do të paralizonte gradualisht të gjitha tentativat e opozitës për të shpallur triumfin e kaosit. Mund ta fitosh garën me Edi Ramën, por s’mund ta fitosh asnjëherë garën me Amerikën! Kjo është sentenca e dhimbshme e katër muajve krize mandatesh. Ky është verdikti cinik i rënies së nismës së rradhës të PD-LSI, të cilat kujtuan se kishin ndërtuar rreth maxhorancës furtunën perfekte që do të bllokonte zgjedhjet dhe do të përmbyste pushtetin në tavolinë.

Tani, kur punët ndodhen në zgrip e kur dhuna mbi procesin e votimit është njëherësh e vetmja kartë e mbetur, por edhe e vetmja tabu e paprekshme (siç na kanë thënë dhjetra herë në anglisht këto ditë), kjo dilemë egzistenciale përbën dramën politike të Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Të shkojnë deri në fund të rrugës që kanë nisur, apo të kthehen në metrat e fundit. Emocionet ftojnë për variantin e parë, logjika shtyn për të dytin. Sepse siç e thoshte me të drejtë Presidenti të shtunën, “të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por dhe të hënë”. Ndoshta-ndoshta, me zgjuarsinë e tij natyrale, Ilir Meta ka reflektuar i pari për këto muaj. Megjithëse ka ditë që i bën thirrje Ramës që të reflektojë për të kundërtën…

Skënder Minxhozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

36 bashki apo më shumë?

15:06 / July 21, 2026

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.