Author: tirana

Shkatërrohet një bandë transportuesish droge që furnizonin baret në Mykonos me drogë. Arrestohen gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia. Një “qendër biznesi” të tërë kishte ngritur në një shtëpi me qira në Mykonos të Greqisë një bandë  prej gjashtë të rinjsh  nga Shqipëria dhe Sllovenia, ku fshihnin tërë  llojet e drogërave të forta me të cilat kishin për qëllim të tregtimin nëpër bare dhe klube nate në ishullin kozmopolit. Megjithatë, përmes një qeni nuhatës i trajnuar për detektor të narkotikëve në port u dha fund planeve të tyre, kur gjatë kontrollit të një 22 vjecari shqiptar kur po zbriste…

Read More

Katër persona të arrestuar katër ditë më parë në Kukës për dëmtim të materialeve zgjedhore janë liruar nga qelitë e paraburgimit. Gjykata e rrethit vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për Ahmet Cahanin, 46 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ermal Hazirin, 42 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ersi Biçakun, 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, banor i Kukësit. Për sulmin ndaj KZAZ-së numër 11 që ndodhet në shkollën e mesme “Havzi Nela”, gjykata ka shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjera, ndërsa katër janë proceduar në gjendje të lirë. Teksa në gjykatë…

Read More

Nga Artur Ajazi Për të paktën edhe 20 vjet, Partia Demokratike do të ketë brënda saj jo vetëm hijen, por edhe frymën, aromën, xhestikulacionet dhe gjithçka tjetër të prijësit të saj historik Sali Berisha. Mjafton të shikosh se si flasin, se si lëvizin, se si tundin duart , krahun dhe kokën, se si i drejtohen me gishtin tregues “armikut” të klasës, kundërshtarit politik, deputetëve, kryeministrit, apo atij që shprehet kundër Lulzimit dhe vetë Doktorit, dhe do të bindesh se të gjithë në PD duan, dhe po i ngjajnë Të Madhit. E kanë patur dhe e kanë “ andërr” dhe krenari…

Read More

Nga Alfred Peza / Kur ka mbetur vetëm një javë deri në zgjedhjet e 30 Qershorit, shumëkush mund ta kuptojë më mirë, se përse numri 7 bart një simbolikë të jashtëzakonshme. Me këtë numër nuk lidhet vetëm fabula Biblike që nis me 6 ditët e punës, për të përfunduar në ditën e 7, kur Zoti e bëri pushim pasi krijoi botën tonë. Me këtë numër nuk lidhen vetëm 7 notat muzikore, apo fakti se 7-ta rezulton të jetë numri më i preferuar i njerëzimit. Me këtë numër nuk lidhen as vetëm 7 letrat që Kryeministri Edi Rama i dërgoi Kryetarit…

Read More

Era Istrefi dhe Julian Perreta vijojnë ngacmimet online që argëtojnë fansat e këngëtares. Këngëtari britanik nuk lë postim të Erës pa komentuar dhe komenti i fundit është mjaft epik dhe romantik! Përmes një fotoje Era ka promovuar sot këngën e re “Sayonara”, në tekstin e së cilës thuhët: “Nuk do të harxhoj kohën me ty!” Këtë citat ka bërë ajo edhe në foton e fundit, ku i kthen përgjigje këngëtari: “Ti mund ta harxhosh kohën time!”. Këngëtarja nuk e fsheh më lidhjen e saj romantike me Julian dhe tashmë publikon foto dhe video sa herë që janë bashkë.

Read More

Gjatë muajve të verës, nisur edhe nga shtimi i mjeteve në qarkullim, shtohen edhe aksidentet automobilistike. Për këtë arsye, Policia Rrugore herë pas here u drejtohet përdoruesve të makinave, por edhe këmbësorëve, që të tregohen të kujdesshëm. Megjithatë, duket se shumë prej shoferëve, të paktën në 87 për qind të rasteve, sipas Instat, janë shkaktarë të aksidenteve të rënda. Shkak për ngjarje të tilla bëhet shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit apo edhe i celularit. Në raportin për muajin janar-maj, që publikoi Instat dy ditë më parë, rezulton se një person humb jetën në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Dropulli se pas 30 qershorit asnjë politikan nuk do të guxojë dot më të dalë mbi ligjin, pasi sipas tij, do të dështojë. Gjatë takimit elektoral, Rama është shprehur se djegia e mandateve dhe e gomave nuk do të sjellë fitore. “30 qershori nuk është thjesht çështje kush do dalë kryetar bashkie, por kush do të kontribuojë me votën e tij për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie, për t’i thënë politikanëve njëherë e mirë se ‘ju nuk jeni mbi ligjin dhe kush nga ju guxon të dalë mbi ligjin, është i…

Read More

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve më të përfolura kohët e fundit, për shkak të formave trupore. Ajo ka treguar se ka humbur 16 kile, por nuk tregoi mënyrën se si ia ka dalë. Gjithashtu ajo u sulmua në rrjetet sociale se ndryshimi nuk ishte i vërtetë dhe se pas pamjes së saj fshihej fotoshopi. E ftuar në “E diell”, Anxhela Peristeri, ka treguar se ajo ka humbur kile jo duke shkuar në palestër. Sugjerimi i saj është të kërceni muzikë latine. Në këtë formë Anxhela ia ka arritur të humbasë 16 kile duke kërcyer. Ajo me një gurë ka vrarë dy…

Read More

Teksa Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë të hënën e 24 qershorit shqyrtimin e partisë së drejtuar nga Idajet Beqiri për t’u çregjistruar për pjesëmarrje në zgjedhke, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se ky Kolegj nuk mund të shqyrtojë ankesa të subjekteve politike jashtë procesit zgjedhor. Sipas tij, formalisht, nuk ka proces zgjedhor pa dekretit të Presidentit, duke shtuar se vendimin e kreut të shtetit e ndalon vetëm Gjykata Kushtetuese. Reagimi i plotë i Manjanit: Sqarim: Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë ankesa të subjekteve politike jashtë procesit zgjedhor. Formalisht pas Dekretit të Presidentit ne nuk jemi në proces zgjedhor. Ndaj…

Read More

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi këtë të diel për përgjimet e publikuara nga Bild, duke theksuar se ato nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Sipas tij, manipulimi i zgjedhjeve është mënyra e vetme që Edi Rama të mbajë pushtetin. Në një reagim nga Partia Demokratike, Bardhi thekson se në skemën masive të vjedhjes së votave janë përfshirë të gjitha strukturat shtetërore dhe kriminelët. Reagimi i plotë i Bardhit: Përgjimet e BILD faktuan se Edi Rama nuk di të fitojë zgjedhje, por vetëm t’i manipulojë ato, duke përdorur krimin dhe çdo mjet tjetër të paligjshëm për pushtetin e…

Read More

Këngëtarja Bleona Qereti jeton prej vitesh në Amerikë ku i është dedikuar muzikës. Ajo ka qenë ditët e fundit duke realizuar një set të ri fotografik. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në Instastory pamje ku shihet duke u veshur në makinë. Teksa qëndron në vendin e shoferit, Bleona shihet duke veshur çizmet e gjata, ndërkohë që makinat që kalojnë pranë saj e shohin me habi. “Ça ke që shef mi shpirti ik te gruaja jote në shtëpi”, dëgjohet ti thotë Bleona makinës që kalon pranë saj, ndërkohë që pasi u bë gati për setin fotografik Bleona i thotë bashkëpunëtorëve: “Me qetësi…

Read More

Marina Vjollca nuk ka bërë gjë tjetër gjatë pushimeve verore, vetëm se ka ngjallur dyshime mbi një pritje të ëmbël. Moderatorja ka pozuar në disa foto me duart te barku, dhe ndjekësit e saj mendojnë se ajo do të bëhet nënë. Ja pra, duart e kanë futur në bela moderatoren dhe këtë ia ka thënë edhe stilistja Lira e cila e paralajmëron të ketë kujdes me pozicionin e tyre! “Gjeju vendin duarve se s’i ke mirë punët kështu na çmende hahaha ti je yll im”, i shkruan Lira. “Më mirë i mbaj lart shpirt, mos me pas fjalë ti je…

Read More