Author: tirana

Romeo dhe Donald Veshaj janë përfolur shumë në media këto kohë pasi thuhet se u kanë rrëmbyer zemrat dy vajzave më të njohura të ekranit shqiptar. Donaldi përflitet për një lidhje me Bora Zemanin, ndërsa Romeo u filmua para disa ditësh duke kaluar disa moment intime në pishinë me Jonida Maliqin, duke konfirmuar kështu zërat për romacën. Çiftet kanë kohë që përfliten dhe ja më në fund janë shfaqur bashkë në publik në një ceremoni dasme të një miku të tyre. Ata nuk fshihen më dhe përmes postimeve nga i njëjti vend na kanë treguar se kanë kaluar bashkë mbrëmjen…

Read More

Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar “OPSON 8”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara. Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate: -Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti. – Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte.. – Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”,…

Read More

Nëse keni zgjedhur që të kaloni pushimet tuaja në bregdet, atëherë siguria në ujë është vendimtare për këdo që ka fëmijë. Duke qenë në dijeni të rreziqeve duhet siguruar që fëmija juaj të ndjekë rregullat e sigurisë në ujë, për të ulur rrezikun e mbytjes. Këto rregulla vlejnë edhe për larje në pishina apo liqene. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik japin disa këshilla për t’u larë të sigurt. “Kujdes! Fëmijët nuk duhet të lahen asnjëherë vetëm dhe duhet të sigurohet një mbikëqyrje e vazhdueshme për ta. Notoni në zonat e rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare. Notoni gjithmonë…

Read More

Deri të premten e datës 22 qershor u shënuan 17 incidente në objekte të regjistruara si KZAZ dhe mes të hetuarve në të gjithë vendin janë vendosur edhe punonjës të administratës, veçanërisht efektivë të policive bashkiake dhe të ujësjellësit. Në këtë situatë, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil me një qarkore të cilën e disponon Gazeta Si, iu drejtohet të gjitha ministrive në vend dhe të gjitha institucioneve duke kërkuar informacion konkret sesi janë monitoruar nëpunësit shtetërorë para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Si afat i fundit është caktuar data 24 qershor. Komisioneri kërkon të dijë nëse ka apo jo nëpunës…

Read More

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranës është alarmuar mesditën e djeshme nga një pako e dyshimtë, që kishte mbërritur aty me postë. Duke qenë se asnjë nga punonjësit e personelit të selisë diplomatike nuk ishte në pritje të një poste të tillë, është lajmëruar menjëherë Policia dhe në vendngjarje kanë shkuar fillimisht shërbimet e Komisariatit nr.3. Më pas, vendi është rrethuar dhe forcat e specializuara janë paraqitur për të verifikuar pakon e dyshimtë. Ngjarja u verifikua me seriozitet, duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë pakoje me lëndë plasëse, apo edhe helmuese. Për pasojë, forcat e Policisë bënë shpërthimin e…

Read More

Për shumicën e njerëzve, makina është shpenzimi i dytë më i madh pas shtëpisë. Të posedosh një automjet duhet të kesh edhe një buxhet të kënaqshëm. Për shkak të shpenzimeve që çdo makinë kërkon, është e rëndësishme edhe përzgjedhja e modelit të duhur të automjetit. Blerësit zakonisht kërkojnë besueshmëri kur blejnë makinë, sepse askush nuk dëshiron një makinë që nxjerr vazhdimisht defekte dhe ka nevojë për shërbime. Për këtë arsye, revista britanike e automobilave “What Car?” ka bërë një studim për 12 muaj duke intervistuar 18 mijë pronarë automjetesh. Nga të dhënat që ka përftuar, ka nxjerrë një listë me…

Read More

  Kryeministri Edi Rama ka treguar gjithmonë se i pëlqen shumë memet që shpërndahen në rrjetet sociale. Kemi parë që shpesherë, Rama publikon meme të ndryshme, ashtu siç ka bërë edhe ditën e sotme. Kryeministri ka publikuar në Instagram një mace të vogël e futur në një vrimë rruge dhe që nxjerr ngadalë kokën mbi asfalt. ‘A iku Edi Rama?’, pyet maçoku i trembur nga kryeministri.  

Read More

Në këto ditë të nxehta duket se kondicioneri është mënyra e vetme për t’i shpëtuar vapës. Por në këto ditë duhet treguar edhe kujdes më i madh pasi rrezikojmë të sëmuremi. Nuk e duan të gjithë, por sigurisht që kondicioneri është miku më i mirë i mirëqenies në ditët e nxehta të verës. Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën. Ja disa këshilla: Zgjidhni mundësisht një produkt të një cilësie të mirë, pak më të shtrenjtë, pasi ata ofrojnë një efikasitet më të mirë të energjisë dhe të kursimit. Njësia…

Read More

Me  vetëm një rezultat në dispozicion por duke ditur që edhe fitorja mund të mos mjaftojë, Argjentina do ta mbyllë fazën e grupeve në Kupën e Amerikës përballë një rivali modest si Katari. Sot në mbrëmje Lionel Mesi dhe armata që ai drejton në fushë, mund ta mbyllë aventurën në turneun latin me një dështim epokal. Pas disfatës në start kundër Kolumbisë dhe barazimit të vuajtur ndaj Paraguajit, Selesion do të shpresojë që Paraguai të mos mundë Kolumbinë, për tu kualifikuar si e dyta. Mbetet gjithashtu një mundësi e vogël kualifikimi përmes vendit të tretë, por gjithçka varet sot në…

Read More

Projekti i kredive të buta për çiftet dhe familjet e reja do të vijojë edhe në mandatin e dytë të kryebashkiakut Veliaj. Në takimin me disa familje të reja, kandidati i i PS për Bashkinë e Tiranës siguroi se pas suksesit të katër viteve të para, Bashkia e Tiranës do ta vijojë programin, si dhe paketën mbështetëse edhe për 4 vitet e ardhshme. “Bashkia e Tiranës ka paketën më të madhe të strehimit social që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Japim çdo muaj mijëra bonuse sociale për ata që janë në nevojë dhe ndoshta nuk janë në nevojë ekstreme për banesë…

Read More

E ndërsa një pjesë kanë protestuar (opozitarët), pjesa tjetër e qytetarëve të Tepelenës me në krye kryebashkiakun Tërmet Peçi kanë surprizuar kryeministrin Edi Rama. Ata kanë ndaluar eskortën duke e përshëndetur. Rama ka dalë nga makina dhe u ka thënë se nuk e kishte në planifikuar një takim elektoral në Tepelenë por do të shkojë. “Se këta nuk më kishin vënë takim në Tepelenë, por unë nuk iki pa takim në Tepelenë. Në orën 09:00 takim në Tepelenë” tha Rama.

Read More

‘Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të gjykojë nesër dekretin e Presidentit, siç ka paracaktuar publikisht Edi Rama’. Kështu tha gjatë një deklarate sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso. “Dekreti i Presidentit të Republikës për anullimin e 30 Qershorit si dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare. Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kundër këtij Dekreti nuk ka asnjë ankimin as në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo nuk ekziston, as në gjykatat e tjera të vendit, përfshirë edhe Kolegjin Zgjedhor. Edi Rama ka vetëm…

Read More