Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pako çaji me postë nga India, alarmohet ambasada britanike

14:38 / June 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada britanike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranës është alarmuar mesditën e djeshme nga një pako e dyshimtë, që kishte mbërritur aty me postë.

Duke qenë se asnjë nga punonjësit e personelit të selisë diplomatike nuk ishte në pritje të një poste të tillë, është lajmëruar menjëherë Policia dhe në vendngjarje kanë shkuar fillimisht shërbimet e Komisariatit nr.3. Më pas, vendi është rrethuar dhe forcat e specializuara janë paraqitur për të verifikuar pakon e dyshimtë.

Ngjarja u verifikua me seriozitet, duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë pakoje me lëndë plasëse, apo edhe helmuese. Për pasojë, forcat e Policisë bënë shpërthimin e kontrolluar, nga ku rezultoi një alarm fals, pasi bëhej fjalë vetëm për një qese brenda së cilës kishte çaj organik. Burime nga Policia thanë se pakoja ishte nisur nga India, por, sipas të gjitha gjasave, është dërguar gabimisht në ambasadën britanike.

Policia nuk dha asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen, megjithatë burimet konfirmuan se pakoja ka ngjallur jo pak panik në zonën pranë bllokut të ambasadave, mes Rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës. NGJARJA Sipas burimeve nga Policia, rreth orës 13:30, një qese me çaj me mbishkrimin “Green sense organic” u dërgua përmes postës, në ambasadën e Britanisë së Madhe, që ndodhet në rrugën “Skënderbeg”.

Askush nuk ishte i sigurt se çfarë përmbante brenda kjo pako, për të cilën nuk kishte dijeni asnjë nga punonjësit e personelit, pasi nuk pritej asnjë postë. U desh ndërhyrja e forcave të specializuara të Policisë, që të mësohej se brenda pakos nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, pasi kishte vetëm çaj bimor.

Ngjarjen e konfirmoi edhe ambasada britanike, sipas së cilës, nisur nga rrethanat, ngjarja është marrë me seriozitet duke u ndjekur protokolli i zakonshëm dhe për këtë arsye është lajmëruar menjëherë Policia. Burimet policore thanë se për shkak të dyshimeve, se mund të bëhej fjalë për lëndë plasëse apo edhe për një pako me lëndë helmuese është ndërhyrë me shpërthim të kontrolluar.

Menjëherë pas shpërthimit, lënda është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Kriminalistikës edhe pse nga këqyrja paraprake konfirmohet se në brendësi të pakos nuk kishte asgjë tjetër veç çajit organik.

Të njëjtat burime thanë dje se qesja me çaj ishte porositur në Indi dhe kishte si destinacion final Maqedoninë, edhe pse ende nuk dihet se si ka ndodhur një ngatërresë e tillë dhe korrieri i postës e ka dërguar tek ambasada e Britanisë së Madhe.


Ambasada e Britanisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.