Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Veliaj me familjet e reja: Projekti i kredive të buta do vijojë

13:35 / June 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti i kredive të buta për çiftet dhe familjet e reja do të vijojë edhe në mandatin e dytë të kryebashkiakut Veliaj. Në takimin me disa familje të reja, kandidati i i PS për Bashkinë e Tiranës siguroi se pas suksesit të katër viteve të para, Bashkia e Tiranës do ta vijojë programin, si dhe paketën mbështetëse edhe për 4 vitet e ardhshme. 

“Bashkia e Tiranës ka paketën më të madhe të strehimit social që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.  Japim çdo muaj mijëra bonuse sociale për ata që janë në nevojë dhe ndoshta nuk janë në nevojë ekstreme për banesë sociale, por janë në nevojë që dikush t’i ndihmojë me qiranë, dhe bonusi i qirasë është ndoshta një nga gjërat më të mirat që kemi bërë. Filluam me kredinë e butë, ku çdo vit kemi pasur 1 mijë çifte të reja që e kanë përfituar. Mosha e të dyve në çift duhet të jetë nën 70 vjeç, pra nga 35 vjeç mesatarisht secili ose më poshtë, që mund të kenë ardhur nga qytete të tjera, që sapo e kanë filluar jetën në Tiranë, që sapo janë bërë me fëmijë, që nuk iu del edhe për qiranë, edhe për fëmijën, edhe për pajisjet elektroshtëpiake, edhe për të jetuar. Kredia e butë, ku bashkia paguan interesin dhe çdo familje paguan vetëm këstin e principalit në vend që çdo muaj të paguajë qira, praktikisht çdo muaj blen një metër katror të shtëpisë që do ta ketë gjithë jetën për të fituar dhe për të filluar një jetë dinjitoze në Tiranë. Duam që t’i vazhdojmë këto projekte dhe duam që t’i forcojmë”, deklaroi Veliaj.

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

14:00 / June 6, 2026

Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë për litër, benzina jo më shumë se 173 lekë për litër

13:48 / June 6, 2026

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026

Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

11:20 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.