Author: tirana

Rreth 160 kilometra larg Luizianës dhe Alabamas, shkencëtarët kanë kapur një kallamar gjigant në thellësitë e deteve amerikane. Surpriza erdhi pas 120 orë regjistrim nën thellësinë e detit dhe njerëzit pas kësaj filluan të qajnë. “Ne ishim të gjithë të ngazëllyer, edhe pse po përpiqeshim të ndalonim, sepse duhej të siguroheshim se ishte ajo që besonim”, tha Edie Widder, themelues i Organizatës për Kërkimin dhe Mbrojtjen e Oqeanit. Ekipi ka shikuar pa pushim pamjet, për të thënë se me të vërtetë ishte një kallamar i ri gjigant. Ekipi i ekspeditës i sponsorizuar nga NOAA ka mobilizuar sistemin e veçantë të…

Read More

Në orën 10:00 kanë mbërritur në ambientet e gjykatës së Kukësit katër personat e arrestuar, mes tyre tre punonjës të bashkisë dhe një militant opozitar. Jashtë gjykatës ndodhen familjarët e të arrestuarve që nuk i kanë ndaluar thirrjet ‘Rama ik’, ndërsa edhe militantët e PD-së me në krye kryebashkiakun Bashkim Shehu janë në mbështetje të të arrestuarve. Në momentin që të arrestuarit zbritën nga makina e policisë për të hyrë në gjykatë, militantët e opozitës dëgjohen duke u dhënë mbështetje ‘mos e vrisni mendjen, do të dilni’.

Read More

Mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj, ka pasur fatin të punojë me trajnerin e ri të Partizanit, Franko Lerda, pikërisht në sezonin 2012-2013 te Leçe. Në intervistën për “Panorama Sport”, vlonjati zbulon për shqiptarët dhe kryesisht për lojtarët e tifozët e kuq se kush është dhe çfarë e karakterizon trajnerin Lerda. Për Memushajn, 51-vjeçari është njeri pozitiv dhe i uron suksese te “demat”. Mesfushori tregon se Lerda është trajner serioz, që i bazon gjërat te puna dhe impenjimi i lojtarëve në stërvitje do të thotë shumë për atë. Sipas Memushajt, Lerda është trajner i përgatitur dhe lojtarët mund të komunikojnë lehtë…

Read More

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj morën pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia e Franca kishin ardhur për ta ndihmuar UÇK-në. Por pak janë ata që e dinë se në ndihmë UÇK-së i doli edhe një japonez. Japonezi, i cili njihej vetëm me emrin Kokimura, kishte përdorur teknika të luftës tradicionale japoneze, duke përdorur thika e shpata. E kështu e kujton edhe Asllan Shala. “Briska, shpata, thika. Këto i ka pasur. Në atë kohë nuk i interesonte kallashi”,- tha Shala. Fillimisht, Kokimura kishte…

Read More

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim në Përmet, në kuardër të fushtës elekorale të 30 qershorit. Simpatizantë të opozitës, kryesisht të PD-së janë grumbulluar për të protestuar kundër tij. Kryeministrit pritet të mbajë takim në Përmet dhe Gjirokastër, pasi për të dhe qeverinë zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor dhe lkjo është e panegociueshme.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur të dielën e sotme (fiks një javë para zgjedhjeve) me dy foto nga Gjirokastra, ku duket ndryshimi që është bërë në ndërtesat e njërës prej rrugëve karakteristike. Rama thotë se kjo foto shërben më se miri për të bërë dallimin mes atyre që sipas tij duan ta kthejnë prapa Shqipërisë, referuar opozitës dhe punës së bërë nga socialistet. ‘Majtas Gjirokastra e djeshme e atyre që duan të na kthejnë mbrapa, me ulërima e me dhunë dhe djathtas, Gjirokastra jonë sot që kërkojmë një mandat të ri për të vazhduar përpara, me projekte…

Read More

Urinimi i një burri nga një urë në Berlin të Gjermanisë ka shkaktuar disa të plagosur, sipas një autoriteteve gjermane. “BBC” raporton se sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Berlin, një burrë, ende i paidentifikuar, urinoi nga Ura Jannowitz mbi një anije me turistë mbrëmjen e së premtes. Të surprizuar nga veprimi, disa persona u hodhën përpjetë në momentin që anija e turistëve po kalonte nën urën 4 metra të lartë duke përplasur kokat. Transmetuesi gjerman “DW” raporton se 4 persona janë dërguar me ambulancë në spital me të çara në kokë. Deri më tani nuk dihet nëse shkaktari është arrestuar,…

Read More

Një bandë shqiptare prej 9 personash, mes të cilëve edhe të mitur, janë arrestuar nga Policia franceze pas një operacioni të zhvilluar në Montpellier. Shqiptarët akuzohen për të paktën 70 vjedhje banesash, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre ka ardhur pas disa kohësh hetimesh dhe ndjekjesh të lëvizjeve të tyre. Pas arrestimeve, Policia ka arritur që të sekuestrojë edhe rreth 400 sende të vjedhura, bizhuteri, makina, madje janë konfiskuar edhe armë. Mediat franceze raportonin dy ditë më parë se për arrestimin e tyre janë angazhuar 130 forca të Xhandarmërisë, pasi kishte informacione se ata ishin të armatosur. Identitet e personave…

Read More

NASA zbuloi të mërkurën “sasi të jashtëzakonshme të metanit në ajrin e planetit Mars” në atë që potencialisht mund të ishte një shenjë jete në Planetin e Kuq”, njoftoi New York Times të shtunën. Nivelet e larta të metanit potencialisht mund të gjenerohen nën tokë nga mikrobet të quajtura metanogjene, që mbijetojnë pa oksigjen dhe prodhojnë gazin si një nënprodukt metabolik. Shkencëtari i projektit Ashwin R. Vasavada i tha ekipit shkencor në një e-mail se “Duke pasur parasysh këtë rezultat të habitshëm, ne kemi riorganizuar fundjavën për të drejtuar një eksperiment pasues”, shkroi Times. Megjithatë, është gjithashtu e mundur që…

Read More

Dasma juaj është një nga ditët më të rëndësishme të jetës dhe kujtimet e fotografitë do zgjasin një jetë të tërë. Pra, i kaloni opsionet lokale dhe martohuni si mbret në disa nga vendet më spektakolare dhe unike në botë. Në këto vende ju mund të jeni mbreti për një ditë. Vaux-le-Vicomte, Maincy, Francë-“Je le veux” njihet për në një nga kopshtet gjysmë franceze në këtë kryevepër të shekullit të 17-të. I ndodhur në një hapësirë prej rreth 500 hektarësh, kjo zonë mund të shërbente lehtësisht për një dasmë të madhe, por nusja do të duhej të konkurronte me arkitekturën…

Read More

Hoze Antonio Rejes u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik pak javë më parë, duke tronditur botën e futbollit. Megjithatë, duket se ai ka lënë një trashëgimi futbollistike mbrapa, pasi djali i tij, Hoze Antonio Rejes Lopez, që tani është mes lojtarëve të perspektivës dhe sot ka firmosur për Real Madrid. I ndjeri ishte në dijeni të kësaj firme, pasi i biri kishte kaluar me sukses testet në klubin ku ai ishte protagonist vetë për disa vite. Familja Rejes thjesht priste momentin e telefonatës për firmën, por gjithçka u shty pas tragjedisë së tmerrshme. Sot djaloshi ka shkuar në…

Read More

Jo se e ndëshkojmë për këtë, madje Renis Gjokës qenka për t’i dhënë dorën si, në epokën e internetit, ka vendosur ta shijojë vetëm për veten e vet emocionin më të bukur të jetës: është bërë baba! Këngëtari postoi sot në Instagram një foto ku, mbuluar fytyrën, mban në gjoksin e tij një bebush dhe shkruan: “Dashuria e jetës sime, Aura”. Renis Gjoka, i cili u bë i njohur në fund të viteve ‘2000 me grupin Burn, ka qenë gjithmonë i rezervuar sa i takon jetës personale. Vetëm vitin e kaluar, ai u fotografua me vajzën që është partnerja e…

Read More