Author: tirana

Dëshmia e ish-komisarit të policisë rrugore,Fadil Mema në Elbasan, ka nxjerë zbuluar Florenc Çapjan si autorin kryesor të tentativës së vrasjes së Fadil Memës në vitin 2006 në Elbasan. Kjo dëshmi është marë para prokurorit Xhevat Hana, ku Fadil Mema tregonte në 1 qershor 2006, të gjithë zanafillën e nisjes së konfliktit me familjen Çapja, e deri tek arsyet që e shtynë atë të ndryshonte thënien në gjykatë,duke mos etiketuar Florenc Çapjan si autor të tentativës së vrasjes. Mema ka gënjyer para gjykatës së Elbasanit, gënjeshtër kjo që Çapjat e kanë marë si provë dhe e përdorin sa herë hapet…

Read More

Një adoleshent është tepër i dëshpëruar sepse prindërit e tij nuk ia mirëkuptojnë prirjet seksuale. Në letrën e shkruar për psikologen Deidre, ai rrëfeu se ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike nga babai vetëm për të mohuar faktin që është homoseksual. Letra:Kohët e fundit, babai im më shtyu në mur dhe më vuri duart në fyt duke më kërkuar që të mohoj se jam homoseksual. Unë jam 17 vjec. E kam kuptuar që jam homoseksual që kur isha 14 vjec. I thashë nënës time. Më pas ajo i tregoi babait dhe nuk më folën për disa javë. Pastaj, babai u…

Read More

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës. Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.

Read More

Në ditën e sotme pritet të ketë reshje të dobëta uji, kryesisht të karakterit lokal. Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme. Kjo mundësi do të vazhdojë që të jetë në rënie. TEMPERATURAT në bregdet: 21 / 31 °C në vendet e ulëta: 21 / 33 °C në vendet malore: 16 / 28 °C ERA Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër këtë bashki, ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël. Në një postim në rrjetet sociale, Peçi flet gjerë e gjatë për kontributin e këtij fshati gjatë historisë, ndërsa në fund bën edhe premtimet për katërt vitet e ardhshme. Postimi i plotë: Në kishë, edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qene një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë. Të flasësh me…

Read More

Muajt e fundit të vitit që lamë pas mes këngëtares së njohur Fifi dhe aktores Anna Lika ndodhi një situatë e pakëndshme ku vajzat patën një debat virtual. Gjithçka nisi pasi Anna, e ftuar në një program radiofonik, e pyetur mbi atë që mendon për Fifin, përdori disa terma jo të përshatshëm lidhur me peshën e saj. Pas kësaj, në atë periudhë Fifi postoi një video më përshkrimin: “Është shumë e thjeshtë. Unë e dua dhe e ndjej veten time”, një fjali kjo e cila u aludua si një përgjigje për aktoren. Ditën e sotme e ftuar në barin e…

Read More

Persona që merren me mbledhjen e CD-ve kanë gjetur rastësisht, në një shtëpi që po shitej, 2400 foto të reja nga “Ground Zero” në Nju Jork, të shkrepura pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001. Fotot duket se janë bërë nga një punëtor ndërtimi që ka ndihmuar me pastrimin e rrënojave pas sulmit terrorist. Disqet nuk ishin në gjendje të mirë, por megjithatë u morën shumë foto, të cilat janë të veçanta pasi kanë marrë pamje nga lart si dhe brenda ndërtesave të shkatërruara. Më 11 shtator të vitit 2001, terroristët islamikë të Al Kaedas, të drejtuar nga Osama Bin Laden,…

Read More

Nga Ben Andoni Pjekuria e vogël dhe predispozita akoma më e pakët e politikanëve shqiptarë për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 të sjell ndërmend një fakt, që deridiku shkon me veprimin e sotëm të tyre. Është e vërtetë se ndryshimet e ligjit themeltar të shtetit nuk mund të bëhen me hovin e zakonshëm që marrin politikanët tanë, të cilat në fund kur shihen realisht nuk përmbajnë qëllimin e duhur. Një e tillë ndodhi me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008: Ato u prezantuan si të nevojshme për të rregulluar stopimin e marrëdhënieve pozitë-opozitë, por në fakt i prishën krejt…

Read More

Jemeni nuk bën pjesë tek vendet me ligje liberale kur bëhet fjalë për ndëshkimin e krimeve të ndryshme. Kohë më parë ata ekzekutuan një 41-vjeçar, i gjetur fajtor për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze 3-vjeçare. Muhammad al-Maghrabi u mor nga ushtarët dhe u dërgua në qendër të kryeqytetit Sanaa. Aty, ushtarët e shtrinë përtokë ashtu të prangosur siç ishte dhe më pas e ekzekutuan me një breshëri kallashnikovi. E gjithë skena ka ndodhur në sytë e dhjetëra qytetarëve të mbledhur, që kanë filmuar dhe fotografuar gjithçka nga ngjarja.

Read More

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë. Kelmendi sfidoi zviceranen, Fabienne Kocher. Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht në çerekfinale. Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me xhudisten numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu për të shkuar në finale në një përballje të fortë me rusen Natalia Kuziutina. Por Majlinda arriti të fitojë me pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me flamurin grek të shfaqur gjatë mitingut elektoral të Partisë Socialiste në zonën minoritare të Finiqit. Teksa një qytetar kërkon llogari për këtë ngjarje, Rama tha se ai është flamuri i mjaf minoritarëve dhe si i tillë nuk mund të ndalohet. Gjithashtu Rama shtosi se flamuri fqinj në zonën minoritare duhet respektuar ashtu siç flamuri kuq e zi respektohet në Luginën e Preshevës.

Read More