Voltana Ademi ka mbledhur administratën e Bashkisë së Shkodrës, për të penguar takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se po mbrojnë Shkodrën, pasi u kthyen vetëm në vitin 2005 nga eksodi dhe nuk duan të largohen prapë. Për këtë, në drejtimin e Ademit, punondjësit e Bashkisë së Shkodrës janë përplasur me policinë dhe kanë hedhur gurë në drejtim të tyre. Ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotësjellës.
Author: tirana
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë në një deklaratë për situatën e krijuar në vend. Në njoftimin zyrtar thuhet se SHBA-të duan atë që meriton populli shqiptar, ndërkohë që sulmet ndaj shkollave i quan si të pa kuptimta. Ndërkohë që në këtë reagim i behet thirrje edhe organizatorëve të protestës së 21 qershorit që të distancohen nga dhuna dhe ta refuzojnë atë. “Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së…
Prezantuesi i emisionit “Të paekspozuarit” Ylli Rakipi ka ofenduar live kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Gjithçka nisi teksa e priste që të kishte një lidhje live televizive, Kryemadhi u shfaq në një tjetër televizion, ç’ka duket e xhelozoi së tepërmi Rakipin. Në atë moment ai tha” Nëse ka vendosur që të dalë në shumë televizione, nuk është dhe aq e nevojshme me dalë dhe këtu, se nuk është se është ndonjë kokë e madhe…”. Menjëherë ka ndërhyrë gazetarja Klodiana Lala e cila i ka kërkuar që të jetë më i kujdesshëm me femrat dhe të mos i fyejë. /tirananews.alLexo edhe:…
Opozita protestën të premten, në protestën e radhës kombëtare në një situatë të jashtëzakonshme. Presidenti Meta anuloi datën e zgjedhjeve, por mazhoranca qeverisës nuk e njeh atë. Nisur nga ky dekret, kryebashkiakët e opozitës kanë kërkuar largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të e ngritura duke sjellë dhe përplasje. Por çfarë do të ndodh në protestën e së premtes? “Protesta do të jetë paqësore, do ta menaxhojmë me përgjegjshmëri të plotë. Nuk kanë faj policët e shtetit. Mos harroni që nuk është më tashmë në dorën tonë, çdo ditë që Rama provokon populli aq më shumë irritohet”, tha kryetarja e LSI-së,…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ju pret një ditë e komplikuar dhe e mbushur me polemika. Bëni kujdes në dashuri, veçanërisht nëse jeni të përfshirë në dy histori njëkohësisht, pasi situatat mund të komplikohen. Demi Nuk duhet të keni frikë nga ndryshimet si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Edhe pse mund t’iu duket e pamundur që të ndryshoni faqe, është gjëja më e mirë që mund të bëni. Përfitimet do i shihni menjëherë. Binjakët Në sferën sentimentale gjërat…
Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi, i cili është parë krah Lulzim Bashës në disa prej protestave të opozitës i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që opozita ka njoftuar për ditën e nesërme. Olldashi shkruan se në ’90 diskutohej për ideal ndërsa sot diskutohet për mirëqenie personale pasi idealet janë harruar. Në fund ai bën thirrje që të tejkalohen ndasitë dhe shqiptarët të bashkohen për Shqipërinë “Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin…
Një 24 vjeçar është gjobitur nga policia rrugore, pasi është pikasur nga radarët teksa lëviste në hyrje të Tiranës duke drejtuar mjetin me 180 km në orë. “Rrezik potencial për jetën e vet dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Guxim dhe eufori moshe, por adrenaline për të shkruar drejt aksidentit, për të luajtur me jetën”, shkruan në njoftimin e saj policia rrugore. Nisur nga kjo situatë, policia rrugore ka njoftuar se ka shtuar kontrollet nëhyrje- dalje të qyteteve dhe në rrugët ndërqytetëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Këto janë gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse telefoni juaj po përgjohet. Telefonët janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen, dhe kjo sigurisht që nuk i konvenon askujt, por si ta dini nëse telefoni juaj po përgjohet. Më poshtë ju sjellim 6 mënyra për ta kuptuar atë: 1.Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo, shkruan Gazeta Metro. 2. Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes…
Vetëm tre muaj pas largimit, Kejvina Kthella do të rikthehet sërish në emisionin ‘Xing me Ermalin’. Velina e cila u largua me shumë bujë do të rikthehet këtë të shtunë në ekranin e Tv Klan. Lajmin e ka bërë të ditur moderatori i emisionit Ermal Mamaqi në një postim në Instagram. Ermali ka publikuar një video gazmore ku shihet Kejvina duke u lëkundur dhe më pas rrëzohet. ‘Këtë të shtunë kthehet Kejvina Kthella në Xing’, shkruan moderatori ne Instagram. Nuk dihet nëse bukuroshja shqiptare do të rikthehet sërish si velinë apo do të jetë vetëm si e ftuar. Për më…
Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë protestës së opozitës nga Shkodra ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe prokuroren Arta Marku se fshehën qëllimisht përgjimet e dosjeve 339 dhe 184. Sipas Nokës vendi i Ramës është në burg, pasi sipas tij ai është armiku i votës së lire. “Edi Rama sot ti je ilegjitimin, dosja 339, 184, ta kanë nxjerr kokën që je vjedhësi i votave. Vendi yt është në burg, ti Edi Rama je armiku i votës së lire. Ti Edi Rama nuk je më kryeministri shqiptarëve, por je kapoja e krimit në Shqipëri. Në Shqipëri ka demokraci dhe t’i…
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji është një ndër lojtarët nën vëzhgimin e Milanit, për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi klubi i tij aktual Breshia, ka plane të tjera për të, duke u përpjekur që ta bëjë pjesë të një shkëmbimi me Palermon, për Slobodan Rajkovic. Një ngërç në momentin më të mirë të tij, që me sa duket po bllokohet nga mosmarrëveshjet e menaxherit të tij Gufredi dhe presidenti të klubit Celino, i cili duket t’i ketë kërkuar edhe të heqë dorë nga menaxheri i tij lojtarit kuqezi.
Një kamion me targa të Kosovës është aksidentuar në orët e vota të pasdites së sotme në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Doganës së Morinës, ku mjeti është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i kamionit, i cili është transportuar drejt spitalit të Kukësit për ndihmë mjekësore.