Author: tirana

Para takimit në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka ndaluar në Vaun e Dejës ku shprehu mbështetjen e tij për kandidatin Mark Babani. Ai u shpreh se fitorja e 30 Qershorit do të jetë bindëse në të gjithë Shqipërinë, shkruan JavaNeës.al “E kam përsëritur se kjo është fushata më e thjeshtë për mua pasi kudo ku e kemi drejtuar bashkinë, flasin punët më tepër sesa fjalët. Ndërsa atje ku nuk kemi drejtuar ne, flet krahasimi mes modeleve. Unë kam bërë çmos ta mbështes bashkinë e Vaut të Dejës sikurse çdo bashki të drejtuar nga PD-LSI. Do të më kishte pëlqyer që…

Read More

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka marrë një telefonatë të rëndësishme, që e ka bërë atë të largohet menjëherë nga salla e seancave plenare. Sipas fotografive të realizuara nga LSA, kreu i qeverisë shihet të largohet me nxitim me celularë në dorë, për të folur në një ambiente, ndoshta më të qetë. Ndërkohë që në disa fotografi të tjera të realizuara më vonë shefi i qeverisë është parë i mendueshëm, duke fërkuar sytë.

Read More

Fushata e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot në takim me banorët e Njësisë 11 në zonën e Laprakës, ku ai bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër. Veliaj u shpreh se vinte sot në këtë Njësi me kokën lart pasi, jo vetëm që ajo kishte përfituar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë, por me punë është prekur çdo lagje e saj. “Vijmë sot me kokën lart, vijmë duke…

Read More

Një raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim. Qeveria, thuhet në raport, përgjithësisht demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme, por në disa aspekte kyçe nuk përmbushi standardet minimale. Në raport thuhet se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit. Gra…

Read More

Dy muaj nga grabitja e parave në pistën e Rinasit, kanë dalë detaje të reja. Hetuesit kanë zbardhur rolin e Hasan Kanaçit, i arrestuar pak ditë më parë, me dyshimin se ndihmoi grabitësit të rrëmbenin nga avioni shumën prej 6.5 milionë euro. Ka dyshime se Kanaçi ka ndryshuar radhën e ngarkesës për t’i dhënë kohë grupit të Admir Muratajt të realizonte planin e vjedhjes. Sipas procedurës duhet që vlerat monetare të ngarkohen të fundit në avion dhe më pas të mbyllet dera. Por referuar pamjeve filmike ka rezultuar se fillimisht janë ngarkuar disa valixhe të pasagjerëve, më pas janë futur…

Read More

Pak orë para protestës së opozitës kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka sqaruar mënyrën e organizimit të protestës. Ademi shprehet se qytetarët do të lëvizin të lirë në çdo rrugë të qytetit, ndërsa e quan të paligjshëm tubimin e Ramës. “Ne kemi informuar policinë e shtetit dhe kjo është skandaloze. Policia ka detyrë të garantojë për të gjithë qytetarët ecjen e lirë në rrugët e qytetit të Shkodrës. Ne do të lëvizim të lirë në të gjitha rrugët e qytetit. Policia nuk duhet të lejonte që të bllokoheshin rrugët pa na e konfirmuar të paktën me shkresë. Ne…

Read More

Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri në periudhën e vitit 1997, Paolo Foresti reagon për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia. Ish-ambasadori kujton se Spahiu me profesion kirurg ishte të premten e shkuar në Milano për të marrë pjesë në promovimin e librit të tij për vitin e vështirë 1997, i cili “me sa duket po përsëritet më shumë se 20 vite më pas”. Status ne Facebook i Paolo Forestit: Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri. I riu Spahia,…

Read More

Pas publikimit të përgjimeve të fundit nga Bild mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, gazetari gjerman, Peter Tiede ka reaguar në faqen e tij të Facebook, duke denoncuar ato që ai i quan sulmet me adresa false në profilin e tij të rrjetit social. Peter Tiede shkruan se është bërë objekt i sulmeve nga profile të rreme në të gjitha faqet zyrtare të rrjeteve sociale që mbajnë emrin e tij dhe shton se ka raportuar e fshirë disa prej tyre. Publikimet e BIld kanë tronditur jo pak politikën shqiptare dhe opinionin publik. Në përgjimet  e fundit…

Read More

“Në të ardhmen shoqëria jonë do tu bëjë përgjegjës për dëmin që do ti keni shkaktuar atdheut”. Me këtë mesazh, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë Durrësit Imzot George Frendo konferencë të jashtëzakonshme për mediat lidhur me krizën politike në vend apeloi klasën politike shqiptare të hapë një kapitull të ri. “Në emër të Zotit ne ipeshkvinjtë katolikë në Shqipëri me shumë besim ju lutemi të tregoni dashuri më të madhe dhe të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve duke na treguar që me vendosmëri kërkoni një zgjidhje serioze dhe paqësore për këtë situatë, duke shmangur çdo rrezik që e keqja të na…

Read More

“Në rrugët e Shkodrës loke, të katandisura mjerisht si në mesjetë, të paasfaltuara prej vitesh, gjithë gropa, mbeturina e pluhur që shqetësojnë qytetarët, por jo pushtetin vendor”. Kështu shkruan Kryeministri Rama teksa publikon një intervistë me kandidatin e bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, ku ai bashkë me gazetarin e ERTV, shëtisin në lagjiet e shkaterruara të qytetit ku pushteti vendor është pothuajse inekzistent. Pjetri tregon me video rrugët e amortizuara, lagjiet me ndërtime pa leje, koshat e mbingarkuara me mbeturina që e kanë vështirësuar jetesën e banorëve në qendër të qytetit. “Jemi në mes të qytetit këtu, ku është një problem…

Read More

Rreth orës 17:00 opozita nën thirrjet “Rama ik”, “Rama mafioz” ka bllokuar pak më parë superstradën Lezhë-Shkodër në pritje të kryeministrit Edi Rama, që pritet të mbajë një takim në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit. Krahas tyre edhe forca të shumta policie janë pozicionuar në rrugë. Rama do të kërkojë mbështetjen për kandidatin e PS-së Valdrin Pjetrin për kryetar bashkie të Shkodrës.

Read More