Dashrath Manxhihi, apo siç njihet ndryshe nga banorët vendas “Burri i malit”, është një qytetar indian i varfër dhe jeton në një fshat të Indisë. E shoqja e tij u sëmur rëndë dhe për shkak se qendra më e afërt shëndetësore ishte 70 km, ambulanca nuk mbërriti në kohë. Kështu, e shoqja i ndërroi jetë në duart e tij. Ai vendosi të shkojë tek autoritetet lokale dhe tu kërkojë të hapin një rrugë të re përmes malit shkëmbor, në vend të rrugës aktuale tepër të gjatë dhe gjithë kthesa, e cila i bie malit rrotull e rrotull. Askush tjetër nuk…
Author: tirana
Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka bërë publike një histori të tmerrshme, sesi një i arrestuar politik, u detyrua të vuante, ndërsa vajza dhe bashkëshortja e tij u detyruan që të vrisnin veten. Bëhet fjalë për Agron Canaj, një inxhinier elektrik, të cilit para syve i dhunuan seksualisht bashkëshorten dhe vajzën 15-vjeçare çka e detyroi që të bënte një marrëveshje me punonjësit e sigurimit. Ai është detyruar që të padisë shokët e tij, të cilët u arrestuan, ndërsa për njërin prej tyre u vendos ekzekutimi. Pas vuajtjes së dënimit me burg ai…
Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura.Në saj të operacionit të koduar “PREVENTION”, në pranga ka rënë Xh.L, 25 vjeç nga Tirana ndërsa në kërkim janë shpallur D.A, V.A dhe F.S të tre banues në Tiranë.Policia njofton se fillimisht ka marrë informacione se F.S në bashkëpunim me D.A, V.A dhe Xh.L kultivonin kanabis në kushte të mbyllura. Pa kontrolleve në dy garazhet e F.S ., të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) , në Rrugën “Kongresi Manastirit” policia ka…
Nisur nga kriza politike në vend, Kreu i Konferencës Ipeshkvnore të Kishes Katolike në Shqipëri, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë Durrësit Imzot George Frendo ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Njoftimi i plotë Kreu i Konferences Ipeshkvnore të Kishes Katolike në Shqipëri, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë Durrësit Imzot George Frendo O.P., diten e enjte (sot) me datë 20 qershor 2019 ora 17:00 në ambientet e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë – Durrës, pranë Katedrales Katolike të Shën Palit, Tiranë, do të dal në një Konferencë të Jashtëzakonshme për Media, mbi situaten aktuale dhe krizen politike që po kalon vend ynë.
Një person i dënuar për vjedhje me një vit burg është ekstraduar nga Belgjika . Personi i ekstraduar është, Elidon Kociu nga Memaliaj. Ai u kap tre ditë më parë nga policia belge dhe ishte i pa pajisur me dokumente qëndrimi. Pasi kanë kryer procedurat e nevojshme e kanë deportuar në Shqipëri . Sapo ai ka ardhur në aeroportin e Rinasit është zbuluar se ai ishte i dënuar për vjedhje në bashkëpunim, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2016. Në këtë vit Kociu në bashkëpunim me tre persona të tjerë, vodhën tre lopë në një kasolle në fshatin Mirice.…
Paratë mund të vijnë në mënyra të ndryshme, duke kursyer, duke punuar fort por edhe duke pranuar sfida të vështira. Disa nga shenjat e horoskopit janë më të dhëna ndaj parave, ashtu siç janë më të prirura drejt rrugës për t’i siguruar ato. Më poshtë po ju listojmë 3 shenjat, të cilat konsiderohen si më të pasurat ndër të gjitha shenjat e horoskopit: Vend i parë: Virgjëresha Në listën e njerëzve më të pasur në botë, përfaqësuesit e shenjës së virgjëreshës janë në krye. Të lindurit e shenjës së virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër…
Zyrtarë të bashkive të Beratit dhe Skraparit që drejtohen nga LSI-ja, mes tyre drejtori i Ndërmarrjes së shërbimit publik dhe shefi i policisë bashkiake janë mes 40 personave që janë marrë nën hetim për sulmet kundër KZAZ-ve. Njoftimi i plotë i policisë së BeratitNë lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me…
Ndarja e Angela Martini me bashkëshortin u kthye për një periudhë kryefjala e lajmeve, por menjëherë modelja i mohoi ato. E përpos ndarjes, lajmet se biznesmeni rumun Dragos Savulescu ishte pjesë e një liste të gjatë akuzash nga policia, i shtuan akoma dhe më shumë dyshimet. Por më pas modelja e sqaroi publikisht të gjithë situatën e gjithashtu na tregoi se në kohë të vështira si këto çifti e vazhdon lidhjen më të fortë se kurrë. Së fundmi modelja i është rikthyer edhe postimeve në Instagram dhe sot ka publikuar një foto ku shfaqet shumë e lumtur teksa kërcen në…
Është një numër i madh i të famshmëve, që kanë folur hapur për vendimin e tyre që të presin deri në martesë që të kenë marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre. Adriana Lima Adriana Lima u martua me Marko Jaric në vitin 2009 kur ishte 27 vjecare dhe ishte e virgjër deri natën e martesës. “Seksi është për martesë” tha ajo për GQ në vitin 2006. Jessica Simpson “Virgjëria është ‘cool’ dhe seksi,” tha Jessica në vitin 2000. “Virgjëria është dicka që e ruaj fort.” Ajo ishte 22 vjecare kur u martua me Nick Lachey. Justin dhe Hailey Bieber Cifti…
Ja si u hap zaz nr 17 në Klos. Eduart Topalli, kunati i kryetarit te bashkisë Basir Çupa menaxhonte një bilardo ngjitur në ZAZ. Ai hap një vrimë nga bilardo në ZAZ ku hyjnë punonjësit e bashkisë dhe nxjerrin materialet jashtë. Nëntë persona janë arrestuar, 12 janë në kërkim dhe 33 janë të proceduar në gjendje të lirë pas sulmeve ndaj policisë dhe KZAZ-ve nr. 17 që ndodhej tek Biblioteka e qytetit dhe Nr. 16 që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa në Mat. Mes të arrestuarve janë militantë dhe punonjës të bashkive të drejtuara nga PD-ja, policë bashkiakë, administratorë…
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të njohur e më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Prej vitesh ata kanë rrëmbyer zemrat e publikut jo vetëm me këngët e shumta, por edhe me marrëdhënien e tyre të dashurisë. Romanca e tyre është bekuar edhe me një vajzë bukuroshe të quajtur Ameli, por së fundmi ata zgjodhën që ta thonë publikisht nga Prishtina lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen sërish prindër. Nga salla e madhe e “1 Tetorit” në Prishtinë, Albani dhe Miriami kishin menduar që t’i surprizonin fansat edhe me një lajm tjetër të…
Gazeta gjermane BILD botoi ditën e djeshme edhe 10 përgjime të tjera telefonike të realizuara nga Prokuroria shqiptare nga Dosja 184/2016, lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër, ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të qeverisë Rama, që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve. Një prej protagonistëve të këtyrë përgjimeve është edhe ish-ministri Gjiknuri i cili në përgjimet e para dëgjohej duke thënë se do të dërgonte ‘çuna problematikë’ si përforcime për shtabin elektoral në Dibër. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ai ka publikuar në profilin e tij një foto me të rinjtë socialistë, ndërsa nuk lë pas edhe ironinë. “Mirëmëngjes! Pranë…