Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Llampa, ventilator e pajisje elektrike, zbulohet laboratori i kanabisit në Tiranë

10:58 / June 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga1 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Në saj të operacionit të koduar “PREVENTION”,  në pranga ka rënë Xh.L, 25 vjeç nga Tirana ndërsa në kërkim janë shpallur D.A, V.A dhe F.S të tre banues në Tiranë.

Policia njofton se fillimisht ka marrë informacione se F.S në bashkëpunim me D.A, V.A dhe Xh.L kultivonin kanabis në kushte të mbyllura. Pa kontrolleve në dy garazhet e F.S .,  të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) , në Rrugën “Kongresi Manastirit” policia ka sekuestruar 242.6  gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr  lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme.

Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike.

Ndërkohë i arrestuari dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’  kryer në bashkëpunim ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ndërkohë policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Llampa PREVENTION ventilator
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.