Oriola Marashi sfiloi dje për herë të dytë për markën Guess, këtë herë në Liqenin e Komos në Itali. Sfilata e parë e Oriolës për markën e njohur ishte në Barcelonë muajin e kaluar. Por duket se marka e drejtuar nga Paul Marciano nuk ka ndërmend ta lërë modelen shqiptare të largohet me kaq. Oriola postoi sot video gjatë kohës kur bëhej gati për një shërbim fotografik për markën, duke u kthyer kështu në një prej imazheve që reklamojnë koleksionin e Guess për 2020-ën. Ajo shkëlqeu dje gjatë sfilatës, duke parakaluar plot vetëbesim para të ftuarve në pasarelën e vendosur…
Author: tirana
Pas shënimit të incidenteve ditën e sotme në KZAZ në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Tropojë, dhe qëndrimit zyrtar të KQZ me anë të zëdhënëses duke thënë se po shkelin ligjin, reagon Presidenti i vendit Ilir Meta. Përmes zëdhënësit të tij, Meta shprehet se vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Në këtë reagim thuhet se Presidenti po mban “shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në…
Dom Gjergj Meta i ka kushtuar një lutje të veçante zgjidhjes së krizës politike në vend. Me anë të një videomesazhi, Dom Gjergj Meta kërkon nga Zoti që të hedh një sy tek populli shqiptar, që për shkak të krizës politike rrezikon të ndahet, përçahet dhe përgjaket. “Por sot, tani në këto ditë o Hyj, ne bijtë e tu po rënkojmë nga pamundësia për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Ata që duhet të na udhëheqin gjenden në një udhëkryq e po ashtu vendi ynë gjendet në udhëkryq. Rrezikojmë të ndahemi, të përçahemi e të përgjakemi duke luftuar me njëri-tjetrin për…
Incidente të tilla janë parë të ndodhin shpesh gjatë parakalimit të yjeve në tapetin e kuq. Këtë herë i takoi modeles me origjinë nga Kosova të sikletoset para shumë kamerave. Media franceze ‘Closer’ ka publikuar foto të modeles Heidi Lushtaku. Heidi ishte në Kanë ku u mbajt edicioni Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Gjatë kalimit në tapetin e kuq kamerat kanë kapur disa momente kur modeles i ka dalë në shesh gjoksi. Krah fotove revista ka ngatëruar origjine e saj, duke e cilësuar si modele turke.
Moderatorja e njohur Aulona Musta është një ndër personazhet më aktiv në rrjetet sociale që vazhdimisht publikon foto dhe video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, Aulona ka ndarë disa foto ku shihet me rroba banjo teksa në sy bie trupi i saj i palestruar. Mirëpo, njëra nga fanset i është kthyer keq Aulonës duke e quajtur debile në komente. ‘Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon veten në pasqyrë moj, i shkruan ndjekësja, ndërkohë që ajo nuk ka duruar dot ndaj ofendimeve dhe ka shpërthyer kundër saj. ‘Idiote ik ti, se unë…
Big Mama është një nga këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar. Këngëtarja u vu më shumë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se humbi shumë peshë. Tani Big-u është tejet aktive edhe në rrjete sociale me postime të panumërta. Ajo se fundmi ka publikuar disa foto nga pushimet në Turqi. Këntëtarja shfaqet pishinë, ndërsa bien në sy format e saj.
Këngëtarja Rovena Stefa vijon të ruajë linja perfekte fizike, pavarësisht kalimit të viteve. Edhe pse i ka mbushur 40 vjeç, Rovena shfaqet me trup të tonifikuar. Kështu këtë të hënë ajo ka publikuar një foto ku shihet me trupore të zezë, duke nxjerrë në pah të pasmet.
Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara ndodhet në Kalifroni, për të pushuar. Ajo ka postuar disa foto, me të cilat tregon se, përveçse një këngëtare e talentuar, është edhe shumë seksi.
Një incident i rënë u regjistruar në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve. Në minutën e 75-të, mbrojtësi serb Jovanovicç, që aktivizohet në radhët e Bordosë, ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj “yllit” të Austrisë Hanes Uolf, duke i thyer këmbën këtij të fundit. Mesfushori 20-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës së Salzburgut, mësohet se kishte arritur akordin me Lajpcigun, dhe në 1 korrik do të transferohej te klubi gjerman, por pas kësaj situate, ai duhet të presë një kohë të gjatë për të bërë debutimin në Gjermani.
Jo më larg se gjashtë muaj më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se mes moderatores së ëmbël Nevina Shtylla dhe futbollistit të Kombëtares Eros Grezda mund të kishte nisur një histori dashurie. Ndërkohë, miq të afërt të Nevinës kanë treguar për “Panorama Plus”, se ajo tashmë është duke jetuar një lidhje speciale me Eros. Madje, mendojnë se ata tashmë kanë filluar pushimet së bashku, duke qenë se të dy postojnë në “Instagram” foto plazhi ku duken shumë në formë. Për t’i hedhur “benzinë zjarrit” ka menduar moderatori i “Proçesit Sportiv”, Eduart Manushi. Mbrëmjen e djeshme, Manushi nuk nguroi të ngacmonte…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë në Facebook njeë videoinforamcion, ku tregon se çdo sipërmarrje, tashmë, me vetëm një klik tek e-Albania, ka në dorë në kohë reale kopjen e titullit ose licencës me vlerë ligjore. Rama njofton se nuk është më e nevojshme të shkoni pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, pasi dokumentet i siguroni online dhe me vlerë ligjore. “MIRËMËNGJES
Protestuesit në Hong Kong janë vlerësuar jashtëzakonisht pas publikimit të një videoje që tregon “detin” e demonstruesve që i hap rrugën një ambulance. Organizatorët thanë se ishin rreth 2 milionë persona në rrugë për të protestuar kundër projektligjit për lejimin e ekstradimeve në Kinë, që do të rriste kontrollin e Pekinit mbi rajonin autonom. Në klip shikohet se si brenda pak sekondave protestuesit i bëjnë vend ambulancës, në një skenë që komentuesit në Twitter e kanë krahasuar me ndarjen e Detit të Kuq.