Por për dy bashkitë e djathta të Pogradecit dhe Devollit policia nisi ruajtjen e zyrave ku janë vendosur materialet zgjedhore një ditë pasi kryetarët e bashkive kërkuan nga KQZ lirimin e tyre. Ne ndodhemi tek ambienti i komisionit për Bashkinë Devoll,ku ashtu si edhe në Pogradec pas shkresës së drejtuar KQZ nga kryebashkiaku, policia është pozicionuar për të siguruar mbarëvajtjen e punës së komisionit të organizimit të zgjedhjeve. Këto kërkesa përmes shkresave nuk janë shoqëruar me incidente dhe situata nëpër të gjitha zyrat vazhdon të jetë normale.
Author: tirana
Fenerbahce dhe Gallatasaraj impenjohen çdo sezon në futbollin turk në përballje sfiduese në fushën e lojës, por tani gjigantët e Stambollit po luajnë një mini-derbi për një futbollist cilësor. Shqiptari nga Kosova Vedad Muriqi është bërë objektiv i skuadrave elitare në Turqi pas paraqitjeve mbresëlënëse me Rizesporin në sezonin e fundit. Mirëpo, për momentin oferta dhe kërkesa dallojnë shumë nga njëra tjetra. Vedat Muriqi kaloi një sezon mbresëlënës me ekipin e tij, Rizespor ndërsa shkëlqeu edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve. Sulmuesi tregoi veten e tij edhe në suksesin impresionues të Kosovës në stadiumin e Sofjes ndaj Bullgarisë. Presidenti…
Neritan Ceka dhe Elisa Spiropali janë përfshirë në një sherr të ashpër në studion e OPEN. Teksa po flisnin për përgjimet e BILD, Spiropali tha se ky ishte një inskenim i Saliut. Ceka bëri thirrje që të mos flitet më pëe Berishën Debati Neritan Ceka: Boll me Saliun. Mos trembni kalamajt me Saliun. Mos u merrni më me Saliun. Nuk jeni më PS ju, PS ishte kur ishte Arta Dade, Kastriot Islami. Boll më me prralla Spiropali: Prralla keni bërë ju, aq sa jeni kthyer në barcaletë kombëtare Ceka: Boll moj Skënderbeshë, boll moj Skënderbeshë. Na keni bërë qesharakë në sytë e…
Deputeti dhe ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për zhdekretimin e presidentit Ilir Meta dhe mundësinë e shkarkimit. I pyetur nga gazetari Adi Krasta në News 24 se a do ta shkarkojnë Metën, Fino deklaroi se i kanë numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. “E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet.Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët. Unë kam respekt…
Portokalli i kuq është një frut që përmban vitamina dhe potasium, por ai mund t’ju bëjë më shumë keq se sa mirë në rast se po merrni medikamente. Fruti në fjalë përmban vitaminë A dhe vitaminë C, po ashtu një grusht të mirë me potasium. Por megjithë benefitet shëndetësore që ky lloj fruti sjell për organizmin, prapë mbetet një zgjidhje e gabuar për ju! Në momentin që përzihet me disa medikamente të caktuara, lëngu i portokallit të kuq mund të shkaktojë efekte anësore mjaft të dëmshme. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Drogës në Shtetet e Bashkuara (FDA), lëngu i portokallit…
Sipas një studimi të bërë në Britaninë e Madhe, njerëzit janë zakonisht të moshës 26- vjeçare kur martohen dhe blejnë shtëpinë e tyre rreth moshës 27 vjeçare, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express. Një studim i detajuar i bërë në 2.000 të rritur ka gjetur se mosha, në të cilën ndodhin disa nga gjërat më të rëndësishme në jetë janë duke filluar nga mosha 15 vjeçare kur japin puthjen e parë, apo 17- vjeçare kur bëjnë të dashur të vërtetë. Kjo përcillet me thyerje të zemrës zakonisht gjatë moshës 18- vjeçare. “Shumica prej nesh ende i kujtojnë ngjarjet e mëdha…
Endrit Bacaj, njëri prej 4 të arratisurve nga stacioni policor në Athinë, tregon çfarë ndodhi më 3 Qershor në orët e para të mëngjesit. Në një lidhje telefonike për TV Klan, 32-vjeçari thotë se plani u sajua në moment. Njëri prej 4 të burgosurve u shtir si i sëmurë dhe kur roja shkoi për të ofruar ndihmë, e kërcënuan me thika të improvizuara. Endrit Bacaj: Na dërguan atje që të na shpërndanin nëpër burgjet tona për arsye se ne kemi ardhur për gjyqe këtej. Na çuan atje në Metagogon, që të na shpërndanin nëpër burgjet tona. Atje siç po rrinim, ishte një…
Pas 16 përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild, ku të përfshirë janë edhe kryeministri Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë urgjente me mediat. “Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe. Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë…
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili shfaqej ne pergjimet e BILD duke komunikuar me nje drejtues politik te PS ne Diber gjate zgjedhjeve te 2016, ka reaguar me ane te nje postimi ne facebook mbi sulmet e opozites ndaj tij. Ne reagimin e tij ai shkruan se ne bisedat e tij telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Me tej Gjiknuri thekson se çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në…
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Policisë së Korçës, ku punonjës dhe oficerë të policisë, ofendojnë dhe sorollatin një qytetar. Leonard Shehu ankohet se mbrëmjen e datës 12 qershor është shoqëruar në polici, si person i dyshuar për një vjedhje në Korçë. “Policia na erdhi kur po qëndronim në makinë. Shkova me ta dhe në polici më thanë të hiqja atletet. I hoqa dhe qëndrova zbathur. Në mëngjes, kur mbushëm mbi 8 orë më thanë se je i lirë dhe mund të shkoja. I kërkova atletet se isha zbathur, më thanë se janë sekuestruar. I thash pse…
“Asnjëri nga ne nuk do të jetojë pa tjetrin”, ishte shkruar në letrën e vetëvrasjes së 80-vjeçarit Hauard Titerton, dhe gruas së tij 78-vjeçare, Zhaklinë. Që të mos detyroheshin të jetonin pa njëri-tjetrin, çifti pa fëmijë, por mjaft të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, në Uells të Britanisë, kryen vetëvrasje pasi mësuan se njërit prej tyre i kishte mbetur pak kohë jetë për shkak të një sëmundjeje. Ata kishin shkruar se jeta që kishin kaluar kishte qenë shumë e bukur, por donin ta mbyllnin bashkë, ndaj dhe i kishin planifikuar vetëvrasjet me shumë kujdes. Ata kishin ndarë gjërat që donin t’ua jepnin…
“Është si të shkosh në Aushvic e të bësh foto lakuriq”. Suksesi i serialit më të ri të HBO, “Çernobil”, ka bërë që në qytetin e braktisur të shtohen shumë turistët. Qyteti i shkatërruar dhe i braktisur nga shpërthimi reaktiv ka qenë gjithnjë tërheqës për turistë, por tani janë shtuar shumë. Megjithatë, shumë prej turistëve të sotëm, po qortohen për mungesë respekti ndaj viktimave për mënyrën se si bëjnë fotot.