Moti pritet të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në Juglindje dhe Verilindje ku do të pasohen nga rreshje shiu të izoluara në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë. Temperaturat min dhe max: Zonat malore 18/31°C Zonat e ulëta 22/37°C Zonat bregdetare 22/34°C
Author: tirana
Një aksident me bilanc lufte ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Elbasan-Tiranë. Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 4 viktima të së njëjtës familje dhe një i plagosur. Në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët; V. B; B. B; F. B; Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të…
Nga Mero Baze Të gjitha paralajmërimet ndërkombëtare kundër dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit, kulmojnë me paralajmërimin e SHBA se njerëzit që do të prekin zgjedhjet, nuk do të munden të hyjnë kurrë në SHBA. Kjo nëse ndodh pjesërisht, do të jetë paksa e vështirë për t’u identifikuar çdo rast, pasi me siguri do të duhet që këta njerëz, më parë të kalojnë një filtër gjykimi në gjykatat shqiptare dhe të ndëshkohen si të tillë. Por Partia Demokratike dhe LSI, me sa duket po ua bëjnë gati listat SHBA-së, vendeve të BE dhe gjykatave shqiptare, para se të ndodhë një…
Nga Lorenc Vangjeli Herët a vonë dhe më shumë herët sesa vonë, përplasja e Ilir Metës dhe Edi Ramës do të ndodhte patjetër. Historia e një marrëdhënieje të komplikuar mes tyre, dashuri dhe urrejtje me interes në mes, dëshmonte se ishte thjesht çështje kohe kur ata të dy të kryqëzonin rrugët dhe shpatat. Stina e bashkëjetesës me “presidentin më të mirë që kishte pasur ndonjëherë Shqipëria”, siç thoshte Rama fiks një vit më parë, përfundoi për t’i dhënë jetë një cikli të ri krize mes dy personazheve që e shohin reciprokisht njëri-tjetrin si Doctor Jekyll dhe Mister Hyde. Dy koka…
Të famshmit shpesh jemi mësuar t’i shohim në mjedise tepër të kuruara. Për rrjedhojë, njerëzit që shohim më shpesh në televizion duket se nuk janë qenie humane, por diçka misterioze. Gjithsesi, edhe njerëzit me më shumë pushtet në botë janë kapur dikur në situata, që shumëkush mund t’i konsiderojë si “të pazakonta”. “Bright Side” ka përgatitur një koleksion të përzgjedhur fotosh të cilësisë së lartë, që shfaqin anët e panjohura të yjeve të ndryshëm. Ndiqni fotogalerinë e mëposhtme.
Altin Celmeta është ndër fotografët më të mirë në Shqipëri, i cili punon edhe si pedagog në Akademinë e Arteve. Ai ishte i ftuari në rubrikën “Dance ëith Graciano” në RTV Ora, ku zbuloi se ka patur flirte me studentet, por asgjë më shumë se kaq. Altin Celmeta: E kam me qejf ti shërbej kësaj shkolle sic më shërbeu mua. Kaloj pjesën më të madhe të ditës këtu dhe jam rehat, me njerëzit shkoj shumë mirë, qoftë pjesën e administratës, qoftë me pedagogët. Jam specialist i regjisë së filmit dhe merrem me pjesën teknike. Studentet nëse kanë ndonjë pakënaqësi të vogël,…
Teknologjia ka bërë që njeriu modern të kenë shumë mënyra për të udhëtuar. Por, fatkeqësisht, janë shtuar edhe mënyrat e vdekjes gjatë transportit. Shumica e mjeteve të sotme kanë sisteme sigurie, të cilat i ulin shumë gjasat për t’u përballur me vdekjen. Por me gjithë rripin e sigurimit, jastëkët e ajrit, sistemet moderne të frenimit, etj, numri i vdekjeve nga aksidentet mbetet i lartë. Këto janë mënyrat më të zakonshme të vdekjes nga një aksident transporti.
Gazetari Artan Hoxha, teksa fliste për frikën e përsëritjes së një ’97-te të dytë në Shqipëri, ironizoi deklaratat e analistit Fatos Lubonja, i cili, në daljet e tij publike, ka shprehur qëndrimin se Rama largohet vetëm me dhunë. Hoxha i ka bërë thirrje Lubonjës ta djegë pasaportën italiane dhe të vijë të djegë vendin. Më tej gazetari u shpreh se në Tiranë ka vila dhe rezidenca që mbrohen me polici private. “Për ata që flasin nëpër studio, janë ca që vijnë nga Firenze në Shkozë dhe thonë ta djegim vendin. Ta djegim po hajde rri këtu, mos rri në Firenze,…
Një lojë erotike shumë e rrezikshme përfundoi në tragjedi. Andreë Charles Shinault, 23 vjeç, qëlloi aksidentalisht me pistoletë Paloma Williams, 24 vjeçe, teksa po bënin seks. Dy të rinjtë e përdorën armën si lojë seksuale, por gjatë lëvizjeve të tyre ishte lëvizur siguresa, duke bërë që të shkrepet arma dhe e reja të mbetet e vdekur. Dy të rinjtë amerikanë ishin lidhur prej disa javësh dhe ishin shumë pasionant. 23-vjeçari tha në polici se kishin vendosur që të bënin një lojë erotike me pistoletë, pa i menduar pasojat që mund të vinin, gjithçka pasi siguresa lëvizi. Paloma u plagos në…
Në prag të përfundimit të detyrës, drejtuesit e djathtë të Bashkisë së Matit kanë vendosur që të nxjerrin në shitje pronat publike. Në mbledhjen e thirrur nga kryetari i këshillit bashkiak, Agim Hysa, është parashikuar që të bëhet edhe shitja e trojeve që janë ende pronë e Bashkisë Mat. Burime për tirananews.al konfirmojnë se Kryetari Nezir Rizvani ka urdhëruar administratën që drejton që të përgatisë me shpejtësi “Projekt-Vendimin për Dhënie Autorizimi Kryetarit të Bashkisë Mat për shitjen e trojeve të banesave dhe Njësive, troje të cilat janë pronë e Bashkisë Mat”. Të njëjtat burime bëjnë me dije se përmes këtij…
Dy makina kanë marrë flakë mbrëmjen e sotme. Një automjet me targë TR7686T ka marrë flakë në lëvizje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në automjet. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që flakët janë shuar në kohë nga një patrullë e Policisë Bashkiake që ndodhej aty në momentin e ngjarjes. “Shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, konstatuan një automjet që mori flakë. Ndërhyrja në kohë e tyre bëri të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë”, thuhet në reagim.…
Një sherr mes dy të rinjve në Lushnje ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 minuta në shëtitoren e qytetit, në një zonë të frekuentuar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, pasi dy plumbat kanë prekur dy makina të parkuara. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e përfshirë në konflikt.