Author: tirana

Mbrëmjen e sotme, kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, kurorëzon në martesë lidhjen e tij me Pilar Rubio, me të cilën ka 3 fëmijë. Ceremonia do të zhvillohet në katedralen e Sevilla-s, ndërsa të ftuarit tashmë kanë mbërritur, shumë prej tyre yje të botës së futbollit. Nga David Beckham te Roberto Carlos, por ajo që bie në sy është mungesa e Cristiano Ronaldos, por edhe e trajnerit aktual të Realit Zinedine Zidane. Mediat spanjolle, të cilat kanë zbuluar detaje nga ceremonia, shkruajnë se do të jenë të ftuar rreth 400 persona, të cilët do t’i përmbahen disa rregullave specifike.…

Read More

Vitamina B12 ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore. Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm. Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore. Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione, disa prej të cilave i gjeni më poshtë në këtë artikull Funksionet e Trurit Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit. Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit. Depresioni Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijoi fushatën elektorale në zonë e Kasharit, ku i bëri thirrje të gjithëve që të mos e ndalin hapin e takimeve me qytetarët. Për këtë, ai dha një shembull me djalin e tij, Kajan, i cili edhe pse vetëm 8-muajsh e kupton kur e gënjejnë. Ndaj Veliaj tha se kjo fushatë duhet të jetë për të respektuar të gjtihë qytetarët, duke shkuar në takime derë më derë. “Çuni im, është faza ku loz me këto fiq fiqet. I kemi blerë disa libra me xixa Libri ka 10 faqe. Kur kthehem në darkë them…

Read More

Ndonjëherë, zgjedhjet tona, në mënyrë të pavetëdijshme, na çojnë drejt rrugëve ku takojmë njerëzit. Zgjidh një xhevahir dhe zbulo si duhet të jetë burri yt ideal. 1. Vlerëson burrat me këmbë në tokë . Loja e dashurisë së papjekur nuk të intereson, është momenti për një marrëdhënie serioze. Nëse dikush do të të impresionojë, duhet të jetë në gjendje të flasë për çdo lloj argumenti dhe të respektojë familjen dhe miqtë e tu. 2. Vlerëson burrat që kanë një nisje krijuese Dëshiron të ulesh pranë tij, përballë oxhakut me një filxhan kafeje dhe të flasësh me të për orë të…

Read More

Lidhur zërat për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit nga Presidenti Meta, ka folur edhe avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën. Ngjela tha se nëse Meta shpërndan parlamentin, atëherë do të shkarkohet dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. ‘Nëse s’do të shkarkohet le ta lërë me kaq, nëse do të dënohet me burgim të përjetshëm le të vazhdojë, nuk ka asnjë pikë në Kushtetutë të shpërndajë Parlamentin, përveç dy rasteve. Nëse bën një dekret jashtë kompetencave quhet i pavlefshëm dhe nuk e shqyrton askush’, deklaroi Ngjela.

Read More

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta edhe në bashkinë e Devollit. Simpatizantë të opozitës, të mbështetur edhe nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit Rama. Në rrugën ku janë grumbulluar protestuesit ka edhe prani të shtuar të forcave të policisë, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje verbale. Qytetarët kanë qëlluar me sende të forta eskortën e kryeministrit Rama. Siç shihet edhe nga pamjet, kryebashkiaku Bledion Nallbati ka debatuar me forcat e policisë. “Ika andej, mos guxo”, dëgjohet t’i thotë Nallbati efektivëve të policisë.…

Read More

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ndërsa ka komentuar situatën politike në vend dhe përpjekjet e maxhorancës për shkarkimin e Metës, tha se Presidenti duhet t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë, I pranishëm në emisionin “Kjo Javë” në “Neës 24”, Alibeaj tha se nëse e shkarkojnë, Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin. “Akti i fundit është ky që presidenti kërkoi në mënyrë zyrtare listën e plotë të deputetëve , që sot militojnë brenda kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuat nuk zëvendëson në bllok deputetë. Këta nuk janë njerëz të votuar nga publikun. Mirë a po keq, ishim ne që dolëm përballë publikut. Presidenti…

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor. Ngjela shtoi se edhe vetë Rama ka pranuar që të ndryshohet data 30 qershor, por nuk kanë pranuar ndërkombëtarët, pasi janë të vendosur të mbahen zgjedhjet siç është parashikuar më herët. “Data 30 qershor është një datë që nuk mund të lëvizë, sepse ne bëjmë pjesë në një organizëm politik perëndimor, jemi anëtar i NATO-s Ndryshimi i 30 qershorit është thirrje për anarki. Mbajtja e datës është thirrje për të mos pasur anarki. Rama ka thënë…

Read More

Rozana Radi ka rrëfyer shpesh se mungesa e prindërve të saj në jetë, është një nga dhimbjet më të mëdha që nuk mund të harrohet me kalimin e viteve. Të dy prindërit e saj kanë ndërruar jetë vite më parë dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohet malli për Rozanën. Ajo nuk lë rast pa i përmendur dhe ka treguar se në jetë ka ecur para duke pasur në mendje imazhin e tyre. Së fundmi në një intervistë virtuale me ndjekësit në ‘Instagram’ ajo ka treguar se në jetë ka marrë shumë zhgënjime, por çdo gjë e…

Read More

Prince Harry është tashmë i martuar prej një viti me Meghan Markle, me të cilën ka edhe një djalë të vogël me emrin Archie. E megjithatë, Harry duket se ka qenë në një lidhje në kohën kur është njohur me Meghanin. Biografia e familjes mbretërore, Angela Levin ka shkruar në librin “Harry: Conversations ëith the Prince” se Harry ka qenë i lidhur me modelen Sarah Ann Macklin. Me këtë të fundit thuhet se Harry u takua në një festë private, ku shkëmbyen numrat dhe filluan të komunikonin. E megjithatë, marrëdhënia e tyre është komentuar nga Levin si jo serioze, prandaj…

Read More

Doktor Yves de Locht praktikon eutanazinë në Belgjikë. Ai merr kërkesa nga pacientët që duan të vdesin pothuajse çdo ditë, por për arsye personale dhe emocionale ai thotë se maksimumi që mund të bëjë është një eutanazi në muaj. Eutanazia aktive ose vrasja e mëshirshme është e ligjshme vetëm në një pjesë të vogël të vendeve në botë, shkruan BBC. Belgjika e legalizoi atë në vitin 2002 dhe mesatarisht, gjashtë vetë kryejnë atje çdo ditë eutanazinë. Në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet vrasje dhe merr dënimin maksimal që është burgim i përjetshëm.

Read More

Rita Ora vazhdon të shkëlqejë dhe të marrë vëmendjen e mediave rozë. Këngëtarja shqiptare u shfaq tejet seksi dhe provokuese në rrugën e Londrës. Ajo vetë që ka postuar fotot në profilin e Instagram. Me shkrimin “Got out of ëest London for a day” Rita Ora provokoi fansat duke ‘zbuluar’ më shumë se duhej.

Read More