Nënkryetari i LSI-së i është përgjigjur akuzave të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj se Petrit Vasili nuk mund të shkojë në SHBA, pasi i është hequr viza amerikane. Në një status në Facebook, Vasili shkruan se ka shkuar në Amerikë sa herë që ia ka kërkuar puna dhe do të shkojë prape. Ndërkohë që ai i ka kujtuar Veliajt se ka qenë në SHBA kur është inauguruar Donald Trup si President, ndërkohë që socialistët jo. “Ne Amerike kam shkuar sa here qe puna ma kërkuar dhe do te shkoj prap. Bile kam qene ne Ëashington edhe kur inaugurohej…
Author: tirana
Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka çuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilën asnjëherë nuk e ka pasur deri me tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme. Kështu ka deklaruar ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili në një intervistë per “Kosovapress” ka folur për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe përplasjet e fundit mes presidentit, Ilir Meta dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me zgjedhjet lokale. Sipas Nishanit, Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë,…
Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj vijoi fushatën e tij elektorale në një takim me banorët e Ndroqit ku bëri një bilanc të punëve të bëra edhe në këtë njësi, si dhe projektet e tjera që do t’i vijnë në ndihmë ekonomisë rurale. Ai theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit kanë një rëndësi të veçantë për hallet dhe problemet e çdo fermeri, që kërkon rrugë më të mira për të nxjerrë mallin në treg, më shumë kanale ujitëse për tokat e tyre, si dhe tregje më të mira e më të lira për të shitur mallin që…
Ish-deputeti i LSI-se, Endrit Braimllari ka publikuar një video, në të cilën duken në lëvizje disa furgonë policie, qe sipas tij, janë të angazhuar nga kryeministri Rama, për ta mbrojtur atë, teksa bën takimet e fushatës elektorale. Me një shënim në faqen e tij ne FB, teksa bashkëngjit videon, Braimllari thekson se “Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policinë nga e gjithë Shqipëria për ta mbrojtur atë në prezantimin e kandidateve farse në Korçe”. Postimi i Braimllarit Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policine nga e gjithe Shqiperia per ta mbrojtur ate ne prezantimin e kandidateve…
Një studim i ri ka zbuluar se deri në vitin 2040, 60% e mishit që ne do të hamë nuk do të jetë nga kafshët e therura. Në vend të kësaj, parashikohet një zhvendosje masive në alternativat e mishit të prodhuar në laborator ose në produktet me bazë bimore. “Prodhimi industrial i mishit përballet me një problem të imazhit dhe industria e blegtorisë në shkallë të gjerë shihet nga shumë njerëz si një e keqe e panevojshme”, thuhet në raportin e konsultimit AT Kearney. “Metodat e reja të bioteknologjisë do të prishin jo vetëm industrinë e mishit, por komplet industrinë…
Çifti i njohur i showbizzit, Chris Martin dhe Dakota Johnson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjeçare. Rokeri i grupit të njohur ‘Coldplay’ besohet të ju ketë thënë shokëve të tij muajin e kaluar që është ndarë aktorja amerikane. “Ata ishin duke folur për martesë por tani ata kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.”, thotë një burim për ‘The Sun’. Ndarja e tyre ishte e befasishme pasi ata në paraqitjet e tyre dukeshin shumë të lumtur.
Jennifer Lopez është ndër emrat më të njohur të industrisë së muzikës. Ajo ka nisur turneun e koncerteve në botë, ndërsa në pothuajse të gjitha ato koncerte shoqërohet nga i fejuari. Ajo ka publikuar së fundi një video të këndshme, përmes së cilës tregon se Alex Rodriguez e pret gjithnjë në prapaskenë pasi ta përfundojë koncertin. “Gjithmonë e shoh të dashurin duke më pritur kështu sapo të largohem nga skena”, ka shkruar këngëtarja.
Cardi B betohet se nuk do t’i nënshtrohet më asnjë ndërhyrje kirurgjike pas komplikimeve në bark dhe këmbë. Cardi B është betuar se nuk do të vendos asnjëherë thikë në trup, shkruan DailyMail. Reperja përmes një ‘tweet’ premtoi para fansave të saj që kurrë nuk do të bëjë operacione plastike, pasi kishte disa komplikime në shëndet, që e detyruan t’i anulojë koncertet. Ylli 26-vjeçar tregoi këmbët e ënjtura për shkak të operacioneve plastike dhe u betua se më nuk do të bëjë ndërhyrje. Ajo tregoi se këmbët i ënjten kështu sa herë që detyrohet të udhëtojë, kështu që mjeku i…
Ish-Gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë vitit 1999, ka akuzuar Rusinë se po përdor Ballkanin si një pikë strategjike për të krijuar kriza. Clark hedh dyshime mbi ndërtimin e një baze humanitare ruse në territor të rrethuar nga shtetet dhe bazat e NATO-s. Clark ishte në Kosovë këtë javë për të shënuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat parandaluan spastrimin etnik. Clark në një intervistë për RTK ka treguar për rëndësinë e prezencës së trupave të NATO’s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në paqe dhe stabilitet në Ballkan. Por ai…
E mbani mend historinë e një nënë me shtatë jetimë në fshatin Kamiçan të Elbasanit? Pranvera Muca rrëfëu historinë e pabesueshme të saj në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Pranvera 45 vjeç, ka humbur bashkëshortin dy vite më parë. Ajo është nënë e shtatë fëmijëve më i madhi është Ismaili 21 vjeç, më të voglat janë binjaket Kela dhe Klestia 10 vjeç. Jetonin në një shtëpi shekullore mbi 100-vjeçare. Por pesha e kohës e shembi papritur. Bashkë me fëmijët prej janarit ngriti një çadër. Ushqimi që konsumojnë e mbajnë frymën gjallë janë hithrat e ziera, lakrat e egra apo pak spinaq…
Të gjitha femrat që gënjejnë për orgazmën tradhëtojnë! Pra, nëse nuk i përket kësaj kategorie mund të marësh frymë lirisht! Sipas një studimi të publikur nga “Sexual Behaviour” ku u morën në studim 138 femra dhe 121 meshkuj, dolën në përfundimin se femrat të cilat shtiren se po përjetojnë orgazmën kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë. Nuk po guxojmë të themi se kanë tradhëtuar tashmë! Shumë femra edhe përse janë të dashuruar me partnerin, nuk kanë aspak dëshirë të kryejnë seks me të sepse thënë troç fare “ai nuk i kënaq”! Dhe duke mos ia prishur qejfin partnerit, shtiren se…
Fundi tragjik i një 22-vjeçareje që u aksidentua teksa udhëtonte me motor është filmuar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë. E reja po lëviznte në tunelin Dolmabahçe-Bomonti në Stamboll të Turqisë, kur humbi kontrollin e motorit duke u përplasur me muret anësore. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, trupi i 22-vjeçares Buse Karabulut është zvarritur në asfalt për rreth 40 metra, ndërsa motori për rreth 65 metra. Vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda. Aksidenti ka ndodhur në orën 6:25 të mëngjesit. Media turke zbulon se 6 muaj më parë, autoritetet i kishin bllokuar patentën e makinës…