Author: tirana

Disa orë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës me anë të disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, reagoi edhe bashkëshortja  e Arkimed Lushajt, Keisi Lushaj. Kjo e fundit ka shpërndarë një foto të këngëtarit ndërsa fillimisht shkruan “Faleminderit Zot!”. Më pas Keisi Lushaj ka postuar edhe një foto ku duket së bashku me prindërit e Stresit, në të cilën shkruan ”Jemi duke ardhur për ty”.

Read More

Këngëtarja Eneda Tarifa njihet për karakterin e drejtpërdrejtë dhe për këtë arsye vihet shpeshherë në qendër të mediave. Por ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen jo për shkak të deklaratave të bujshme, por për shkak të një fotoje në rrjetet sociale. Si rrallëherë më parë, Eneda ka publikuar një foto me bikini nga pishina ku po kalon disa çaste qetësie dhe relaksi. Ashtu siç shihet, këngëtarja shoqërohet nga vogëlushja e saj, e cila shfaqet duke u larë brenda në pishinë. ‘Kishte nje jave qe me lutej, (une lutesha per vete). Hajd’ gezuar sezonin veror noti i mëngjesit, vajza ime’, shkruan…

Read More

Nga Mero Baze Edhe pse duket paradoksale, e gjithë kriza e rëndë politike në të cilën është zhytur Shqipëria, është prodhuar me vetëdije nga katërshja opozitare, për t’i dhënë një leksion të “hidhur” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për atë që nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, konsiderohet si ndërhyrje brutale në punët tona të brendshme përmes reformës në drejtësi. Në betejën për të kundërshtuar reformën në drejtësi, Sali Berisha dhe Ilir Meta arritën të kenë një përparësi, që ua jepte vetë mënyra se si u miratua reforma dhe kompromiset që SHBA bëri me ta, për ta ndarë përgjegjësinë gjysëm…

Read More

Në Kosovë vijon debati mbi ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit, ku, midis të tjerëve, mori pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Liderët e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ilir Meta ishin gjithashtu të pranishëm, por ajo që u vu re më 12 qershor ishte fakti që kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë nuk iu dha fjala në ceremoni. Gabim të madh e konsideroi Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, vendimin e organizatorëve për të mos i dhënë fjalën Ramës dhe metës. “Gabim i madh që nuk iu dha fjala presidentit ose kryeministrit të Shqipërisë në manifestimin e shënimit të…

Read More

Deri tani ka pasur shumë teori dhe hulumtime sipas së cilave ekziston një kohë ideale, në të cilën njerëzit duhet të ushtrojnë aktivitete fizike. Studimet e fundit tregojnë se nuk ka një kohë të përsosur për të kryer aktivitete fizike. Gjithsesi studimi i bërë nga një grup hulumtuesish nga Universiteti Northëestern Medicine, në një eksperiment ka treguar se muskujt janë më efikas gjatë ditës. Gjatë këtij studimi, shkencëtarët përdorën minjtë, duke ia studiuar muskujt. Ata panë se edhe minjtë kishin një orë të brendshme të ciklit biologjik, gjatë së cilës kontrollohet energjia dhe trupi arrin t’i përgjigjet metabolizmit në mënyrë…

Read More

Një 19 vjeçare u arrestua të hënën, e akuzuar për përdhunimin e shoqes së dhomës, në Universitetin Saskehana, Pensilvani, SHBA.Studentja kishte treguar në polici se kishte qenë dita e fundit në atë konvikt, dhe se do të shpërngulej diku tjetër. Për këtë arsye e kishte mbushur shtratin e vet me plaçka, për t’i paketuar, ndaj ishte shtrirë te shtrati i shoqes, pasi ajo nuk kishte qenë aty. “Isha shtrirë në shtratin e saj dhe po flija. Kur u zgjova e gjeta veten të lidhur dhe shoqen e dhomës sipër meje. Ajo kreu akte seksuale me mua për disa orë”, ka…

Read More

Qershitë janë një frut i vogël, por me vlera të mëdha ushqyese, ku cilësohen si një ilaç i vërtetë për organizmin tonë. Duke nisur nga rreziku për zemrën, mbron nga kanceri e nga shumë sëmundje të tjera. Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të ishte edhe shumë i nevojshëm. Sipas mjekëve, qershitë pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, ne duhet të konsumojmë sa më shpesh qershi. Qershitë na sigurojnë nga sulmi në tru, duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës.…

Read More

Nga Roskoveçi, Kryeministri Edi Rama deklaroi se arsyeja e vërtetë që opozita dhe Presidenti janë kundër zgjedhjeve është se ata kanë frikë nga reforma në drejtësi. Rama tha se tani është moment që BE po kërkon provat e vërteta se në burg shkojnë të gjithë ata që për 30 vite janë konsideruar të pandëshkueshëm. “Imagjinoni Saliun, Lulin, Ilirin dhe fallxhoren.  Fillojmë me dy kapujt e parë që janë kapitujt e drejtësië nuk është fazë kur BE na mbështet për të bërë reformën, për ta miratuar. Po hyn në fazën kur BE thotë jepni provën që tani mund të hetohen mund,…

Read More

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, u ka uruar ditëlindjen presidentit amerikan Donald Trump dhe e ka ftuar ta vizitoj Serbinë. Në këtë letër presidenti serb shprehu gatishmërinë për ta pritur pasi sic tha asnjë president i SHBA nuk e ka vizituar Serbinë prej katër dekadash. Fillimisht Vuçiç ka përmendur aleancën në luftërat botërore. “Kjo është arsyeja që dua të konfirmoj dëshirën time të fuqishme për të zhvilluar një dialog politik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve tona. Me vizitën tuaj do ta konfirmonit që dëshira për lidhje më të forta është e dyanshme, gjë të cilën qytetarët e Serbisë…

Read More

Grimi gjithmonë ka rëndësi të veçantë në botën e femrave e sidomos në paraqitjen e jashtme të yjeve botërore. Në secilën fotografi të ndarë online nga artistë të ndryshëm në mbarë botën, sigurisht jeni befasuar me pamjen e tyre mahnitëse. Megjithatë sekreti fshihet pas fotoshopit, pasi një revistë e njohur spanjolle ka publikuar fotografi në distancë afërt të yjeve më të njohura në botën e showbizzit ndërkombëtar ku pjesë e tyre është edhe kosovarja Dua Lipa. Imazhet siç theksohet në artikull janë të vendosura pa ndërhyrje fotoshopi.

Read More

Nga Bedri Islami / Presidenti i Shqipërisë po bëhet gati të ndËrmarrë vendimin e tij të dytë drastik: shpërndarjen e parlamentit të Shqipërisë. me një shkresë të veçantë, zyra e tij, i ka kËrkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin e saktë të deputetëve, numrin e deputetëve për çdo forcë politike, për çdo qark etj. Kjo erdhi menjëherë pasi Kuvendi votoi në një shumicë dërmuese për fillimin e proçedurës në shkarkimin e tij. Pro largimit të tij votuan edhe deputetët e rinj, që ishin në listat e po këtyre,partive politike që tani i mallkojnë dhe i linçojnë. askush nuk e ka…

Read More