Author: tirana

Teksa kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve në juglindje të vendit në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, qytetarët dhe simpatizantë të opozitës janë grumbulluar në aksin Korçë-Bilisht, ku do të synojnë bllokimin e eskortës që e shoqëron. Në mbështetje të qytetarëve janë edhe tre ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu nga radhët e PD dhe Endrit Braimllari nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Forca të shumta policie ndodhen në aksin Korçë-Bilisht e cila po mbahet e bllokuar nga mbështetësit e opozitës. Së bashku me Policinë e Korçës dhe FNSH është edhe zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka,…

Read More

Militantët e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish-deputeti Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari kanë bllokuar rrugën, me qëllim që të ndalojnë kryeministrin Edi Rama të zhvillojë takim elektoral në Korçë. Situata ka qenë paksa e tensonuar, ku nuk kanë munguar debatet dhe konfrontimet me uniformat blu. Ish-deputeti Salianji, ka akuzuar policinë, se ka provokuar qytetarët. Në terren ka zbritur edhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Bllokimi i rrugëve është një nga vendimet që ka marrë PD-ja në mbledhjen e Këshillit.

Read More

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka denoncuar se policia bashkiake, sipas saj, është shantazhuar, në punën e saj duke ruajtur objektin në administrim të bashkisë, Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.. Në një deklaratë për mediat, Ademi tha se ata ishin kërcënuar nga persona civil të prezantuar si punonjës të policisë së Shtetit. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka theksuar se është e vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve lokale, duke shtuar se nuk do të trembet nga asnjë kërcënim. Deklarata e plotë: Ne ushtrim te detyres se vet…

Read More

Kryeministri Rama nga Kolonja ku po mban fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, tha ndër të tjera se PS arriti të fitojë më 2013 përballë Sali Berishës, që siç tha, kishte disa emra të rëndësishëm në qeverisje si Ridvan Bode, Jozefina Topalli etj. Rama u shpreh se Berisha u rrëzua nga pushteti më 2013, në kohën që po të dilje të protestoje kishte mundësi të të vinte plumbi kokës. Ai shtoi se kur u mund Berisha, jo më nuk mundeshka sot Basha. “Ne mundëm Berishën, kur kishte Boden, Jozefinën, kishte ca emra vërtetë që kishin autoritetet, ndërsa ne nuk…

Read More

Rea Xhillari dhe djali i vogël i kryeministrit Edi Rama shihen duke shëtitur në sheshin Skënderbej. Një detaj që bie në sy janë çorapet e gjata me vija të të voglit Zaho. Ky detaj e bën atë të ngjajë 100% me të atin, pasi edhe kryeministri njihet si një person që eksperimenton me veshjet, pjesë e së cilës janë edhe çorapet me ngjyra që e kanë vënë shumë herë në qendër të vëmendjes.

Read More

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të socialistëve për të mbledhur 55 firma për shkarkimin e tij. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale shkuan se kreu i shtetit është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. “Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e…

Read More

Jane 33 deputetë të Partisë Socialiste që kanë firmosur shkarkimin e Metës, por kërkesa ende nuk është depozituar në Kuvend. Sipas rregullores 1/4 e deputetëve të Kuvendit duhet të paraqisin kërkesën e tyre në Komisionin e Ligjeve, i cili vendos nëse do të krijohet një Komision Hetimor, dhe nëse kjo ndodh atëherë duhet të merret edhe mendimi i presidentit. Pas kësaj kërkesa kalon në Kuvend dhe nëse merren 94 vota proshkarkimit të Metës, vendimi shkon në Gjykatën Kushtetuese, por Shqipëria ende nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Disa nga perosnat që kanë firmosur shkarkim e presidentit janë Taulant Balla, Erion Braçe,…

Read More

Kryeministri Edi Rama vijon takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Këtë të shtunë, shefi i qeverisë u ndal në Kolonjë, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste, Erion Isain. Në fjalën e tij, Rama tha se këto zgjedhje janë të çuditshme për vetë faktin sepse në garë nuk janë kundërshtarët kryesorë. “Këto që kemi bërë nuk mjaftojmë, por duhen shumë më tepër. Mbase mjaftojnë për të provuar atë që pak nga pak gjithmonë e më shumë njerëz e kanë kuptuar, e kanë kuptuar edhe ata që nuk janë mbështetësit e PS, sepse ne jemi të vetmit…

Read More

Kandidati për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai gjatë prezantimit para elektoratit për zgjedhjet e 30 qershorit, ka deklaruar se është vetëm 30 vjeç dhe se kishte nisur punë që në moshën 15 vjeçare. Isai është zotuar se do ja nxijë jetën Kryeministrit dhe ministrave për të çuar projekte dhe investime në Kolonjë. Kandidati i PS për bashkinë ka ftuar Ramën që të bëj “betimin e Erionave”, ta bëj Kolonjën me Erion Isain, siç ka bërë Tiranën me Erion Veliajn. “Unë jam 30 vjeç, kam punuar që në moshën 15 vjeçare si aktor. I preka të gjitha falë vizionit të Dritan…

Read More

Menjëherë pas ndryshimit të projektit, qeveria ka hapur me shpejtësi tenderin për ndërtimin e Unazës së Re në segmentin që përfshin rrethrrotullimin e “Shqiponjës”. Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli zyrtarisht në faqen e agjencisë së prokurimeve garën për ndërtimin e nënkalimit duke përcaktuar një fond limit 2.25 miliardë lekë ose rreth 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Sipas njoftimit të ARRSH, afti fundor për dorëzimin e ofertave është data 15 korrik, dhe menjëherë pas shpalljes së fituesit do të nis puna për ndërtimin e veprës në terren. Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e shqiponjës, por…

Read More

Vazhdon beteja ligjore e Cristiano Ronaldos ndaj akuzave për përdhunim. Ajo që e ka futur Cristiano Ronaldon në këtë telash është Kathryn Mayorga e cila gjatë vitit të kakluar ngriti akuzat ndaj lojtarit për përdhunim të kryer në vitin 2009 në një hotel të Las Vegasit. Padyshim që Ronaldo i ka mohuar vazhdimisht këto akuza duke deklaruar se takimi me Mayorgën ishte konsensual. Megjithatë Mayorga dhe avokatët e saj nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre dhe javën e kaluar çështja kaloi në Gjykatën Federale në Nevada. Mayorga e bëri denoncimin vitin e kaluar pavarësisht ekzistencës së një marrëveshjeje mes…

Read More

Aktori i humorit, Gaz Paja, është pjesë e strukturave të Partisë Socialiste, por nuk e dinim që ishte aq i rëndësishëm për atë parti sa t’i rezervohet një vend nderi. Në përvjetorin e kësaj partie, e cila u festua tek Amfiteatri i Liqenit, Pajës i ishte rezervuar një vend në të njëjtën radhë ku ishin ulur ministrat dhe deputetët./Panorama plus/

Read More