Author: tirana

Këngëtari Lorenc Hasrama, i cili solli këtë vit në “Kënga Magjike” një bashkëpunim me aktorin e humorit Olsi Bylyku, ka qenë i ftuar të dielën në “B.E Caffee”, emision i drejtuar nga ky i fundit, Bes Kallaku dhe Erion Isai. Lorenci dhe Olsi janë edhe miq shumë të mirë, të cilët nuk kanë mundur dot t’i shmangen pyetjeve të Erionit dhe Besit. Gjatë intervistës, një nga pyetjet më pikante për dy djemtë ishte se cila sipas tyre është vajza më e bukur në ekran. Pasi panë njëri-tjetrin në sy, Olsi dhe Lorenci buzëqeshën dhe pranuan se pëlqenin të njëjtën vajzë.…

Read More

Çifti shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, kanë nisur pushimet verore dhe destinacioni që kanë zgjedhur për t’ju larguar zhurmës së Tiranës, është Turqia. Dyshja ka publikuar foto të ndryshme nga resorti luksoz ku janë duke pushuar dhe duke shijuar rrezet e diellit e temperaturat e larta të këtyre ditëve. Ka qenë Ermali ai që në postimin e fundit në ‘Instagram’, bashkangjitur fotos me Amin ka shkruar: “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen, është ta krijosh atë”. Ndërsa Ami ka publikuar një foto shumë të veçantë ku shfaqet me krahët hapur në pishinë,…

Read More

Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë në çdo moment pranë njëri-tjetrit. Ata janë partnerë si në ambientet e punës ashtu dhe në jetën jashtë kamerave, pasi siç e dimë Turi dhe Orinda i dhanë fund beqarisë në muajin korrik të vitit 2017, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Së fundmi, çifti i moderatorëve ka vendosur që familjes së tyre t’i shtohet dhe një pjesëtar i ri. Bëhet fjalë për një qen të vogël dhe duket se që tani ka filluar të hyjë në zemrën e tyre. Turjani ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku Orinda shfaqet e shtrirë…

Read More

Gjykata e Tiranës, në datë 13 qershor në ora 10:00, ka thirrur seancën e radhës me të pandehur Alex Kaçanin, vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salinaji, i akuzuar për mashtrim. Për të ka një urdhër arresti nga Gjykata me masën e sigurisë “Arrest në burg”. I pandehuri Kaçani, dyshohet se është jashtë Shqipërisë, duke iu fshehur drejtësisë. Seanca e parë u mbajt në 30 maj, me gjyqtar Kastriot Gramshin. Alex Kaçani akuzohet për veprën penale “Mashtrim”, vepër për të cilën rrezikon deri në 5 vite burg. Si mashtroi një qytetar, vëllai i deputetit Salianji? TemA ka publikuar kërkesën për gjykim…

Read More

Dua Lipa dhe Isaac Carew po e përballojnë shumë ndryshe ndarjen për herë të dytë, 18 muaj pasi u rikthyen bashkë. Këngëtarja shqiptare vijon ta ndjekë në Instagram ish-të dashuriin, edhe pse nuk mund të themi të njëjtën gjë për këtë të fundit. Shefi i njohur i kuzhinës Isaac Carew, duket se po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo postim të tijin në Instagram. Së fundi ai ka publikuar një foto ku shihet që ka lënë mjekër dhe jo sepse është në modë, pasi kjo është hera e parë që e shohim atë kështu.…

Read More

Deklarimi i Ralf Gjonit se do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës, nuk ka gjetur aspak të surprizuar Ylli Manjanin, i cili thotë se kjo ishte një lëvizje e pritshme që prej kohësh kur pranoi mandatin e deputetit. “Hahahahahahahahahaaha.. Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën… Hahahahahahahahah…”, shkruante Manjani, batutë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak Ralf Gjonit, i cili ka replikuar me të në koment. Gjoni e akuzon Manjanin për dhënie tenderash, dhe se ai pret mëshirën e Monika Kryemadhit nëse do ta bëjë…

Read More

Sot është një ditë e veçantë për Elvana Gjatën dhe familjen e saj. Mamaja e këngëtares feston ditëlindjen dhe sigurisht, nuk mund të mungonte një urim publik në rrjetet e saj sociale. Elvana ka publikuar një foto në ‘Instastory’ të mamasë e saj, ku kjo e fundit shfaqet e ulur në një vend me gjelbërim dhe me një lule të vogël në dorë. ‘Gëzuar ditëlindjen jeta ime’, shkruan këngëtarja. Pas kësaj, ajo ka publikuar një video ku shfaqen shumë pranë njëra-tjetrës dhe duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Elvana shpeshherë ndodhet jashtë Shqipërisë, e zënë me koncerte, por mesa duket ajo…

Read More

Startupi izraelit që “ngrin” kancerin tani synon veshkat, eshtrat, mëlçinë dhe prostatën. Trajtimet e kancerit janë shpesh procese të njohura dhe të gjata, të cilat ndonjëherë kërkojnë një kombinim të kirurgjisë, rrezatimit dhe kimioterapisë. Këto trajtime mund të zgjasin për muaj ose më shumë dhe të çojnë në një seri efektesh anësore shkatërruese. Që nga viti 2006, IceCure Medical nga Cesarea ka avancuar konceptin e “cryoablation”, një proces që përdor të ftohtin ekstrem për të ngrirë dhe shkatërruar indet e sëmura. Ja se si funksionon: pas administrimit anestezi lokale, një pompë mjekësore me azot të lëngët në -170C nëpërmjet një…

Read More

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj. “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i në lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në fjalën e saj në seancë. “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me…

Read More

Fotoreporterët e dinë më mirë se kushdo, se një foto mund të vlejë më shumë se 1.000 fjalë. Por, kur bëhet fjalë për foto historike, këto vlejnë edhe më shumë. Një foto e mirë e një periudhe historike mund të na tregojë vërtet shumë nga epokat e pajetuara, duke na bërë të ndihemi në një situatë të veçantë, që në të kundërt do të ishte shumë vështirë të imagjinohej. Shumica e fotove që paraqiten në fotogalerinë e mëposhtme kanë të bëjnë me ngjarje, të cilat kanë ndodhur përpara se shumë prej lexuesve të vinin në jetë. Por cilat janë disa…

Read More

Kosova ka shkruar historinë mbrëmjen e sotme, teksa ka regjistruar fitoren e parë në kualifikueset e para të Europianit. “Dardanët” i dhanë leksione futbolli si Bullgarisë ashtu edhe kombëtares kuqezi, e cila duhet të mësojë shumë nga loja dhe spektakli që Challandes ka injektuar te kjo skuadër. Një gol i Elbasan Rashanit i dha fitoren e merituar Kosovës, që doli nga Sofja si triumfatore. 3-2 ndaj Bullgarisë në një përmbysje spektakolare vetëm në çastet e fundit. Që do ishte një takim historik për Kosovën u pa që në minutat e para, me Rashicën që realizoi golin e epërsisë pas 14 minutash…

Read More