Shtëpia jote mund të jetë e mbushur me energji negative. Kjo mund të vijë me një shenjë të thjeshtë, mjafton të mos ndiheni rehat në shtëpinë tuaj. Mbase kurrë nuk ke ndaluar për të menduar gjëra të tilla! E në fakt, diçka e tillë është më e përhapur se ç’mendojmë ne. Megjithatë, eleminimi i energjisë negative është diçka e thjeshtë, mjafton të përqendroheni në disa pika të shtëpisë. Kështu, do ndjesh ndryshim të humorit tënd. Kjo vlen për të gjithë, ndaj të gjithë duhet të bëjnë diçka duke ndryshuar gjërat e vogla! 1. Lini ajrin të qarkullojë Ajri i pastër…
Author: tirana
Të jesh me tre vajza në tavolinë, zor se shpeton pa u bombarduar me pyetje. Kjo i ndodhi edhe kantautorit Pirro Çako. Ndër të tjera, një pyetje e rrufeshme i vjen nga Blerina Bombaj gjatë rubrikës “Për drekë me mua” në programin “E Diela Shqiptare”. Një pyetje direkte ajo e Blerinës: “A je i lidhur me ndonjë gocë o burrë?!” “Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”, u rrëfye Pirro. Blerina Bombaj: Nuk po pyesim me çfarë…
Vjeshta është periudha e duhur për të zhvilluar zgjedhje parlamentare. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se vendi ka nevojë për një parlament pluralist, ndaj shtatori ose tetori janë periudha e duhur për zgjedhje parlamentare. Postimi i plotë Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik. Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem. Insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist! Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë Shtator-Tetor është periudha e duhur. Këtë…
Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut shpalosi ngjyrat e tij edhe një herë të shtunën, me paradën që organizon tashmë çdo vit në Manhatan. Mes mijëra njerëzve që morën pjesë kishte shqiptarë edhe nga shtete të tjera. Këtë vit parada shqiptare kishte si temë Çamërinë. Parada shqiptare krijoi edhe këtë vit një det flamujsh të kuq në qendër të Manhatanit, me shqiptarët që këndonin dhe kërcenin këngë popullore nga krahina të ndryshme. E veçanta këtë vit ishte se parada i kushtohej Çamërisë. Organizatorët thanë se duan që qeveria greke të njohë masakrat ndaj popullsisë çame dhe dëbimin e tyre nga trojet…
Pasditen e sotme në emisionin ‘E diell’ ka qenë i ftuar çifti i njohur, Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Ata janë bërë pjesë e rubrikës ‘Këndi i së vërtetës’ dhe i kanë drejtuar pyetje njëri-tjetrit. Çifti ka treguar se edhe pse kanë kaluar 20 vite vazhdojnë të ruajnë dashurinë dhe kiminë mes tyre. Mihrije i ka drejtuar një pyetje pikante Naimit, i cili ka shkrirë së qeshuri publikun me përgjigjen. Një ndër pyetjet që ka shkaktuar të qeshura tek publiku ka qenë ajo që i ka drejtuar Mihrija-Naimit. ‘Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?’, e pyeti këngëtarja,…
Qemal dhe Afrim Bushi janë paraqitur këtë të diel në “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti të ashpër që kanë për tokën në një fshat të Durrësit. Kjo është java e tretë që në këtë rubrikë shfaqet Qemal Bushi, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në 7 vite transmetim të këtij emisioni. Ardit Gjebrea: Kemi bërë dy seanca. Në seancën e parë ishte Qemali bashkë me bashkëshorten Anilën që e kemi këtu. E gjitha ajo që ka ndodhur është se Anila akuzonte Qemalin se ‘ti nuk ke bërë asgjë, ke qenë gjithë këto vite…
Ndonëse duket sipërfaqësore, shkencëtarët pohojnë se personat e bukur zgjedhin qëllimisht partnerët më pak tërheqës për t’u përkujdesur më pak rreth tyre. Në fakt, ata që konsiderojnë veten të bukur janë të bindur se një partner më pak i bukur do të përpiqet më shumë për t’i mbajtur, derisa ata nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë, pasi pamja e tyre është e mjaftueshme për një marrëdhënie. Një studim i këtij lloji u bë nga Joshua Oltmans nga Universiteti Kentakti në SHBA. Ai zgjodhi 73 çifte, të cilët ishin të gatshëm të marrin pjesë në hulumtim. Ndër të tjera, ai studioi…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja është përplasur publikisht me ish-nënkryetaren e KQZ-së, Dëshira Subashin për vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve. Në një postim në Facebook, Dedja e cilëson atë më shumë si gjest politik, për uljen në bisedime. “Me shumë se gjest ligjor unë e lexoj aktin e Presidentit si gjest politik që nxit palët te ulen nëbisedime për daljen nga kriza”, ka shkruar ai në rrjetin social. Sakaq Subashi i ka kometuar duke thënë se këtë vendim të presidenti Meta e mori si shkak i interesave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. “Taulant ky…
Gazetari italian, Nicola Pedrazzi, ka botuar një artikull në revistën “confronti.net”, me titull “Shqipëria. Kandidate për në Evropë apo provincë osmane?”. Në këtë artikull gazetari ka renditur disa raste të marrëdhënies institucionale, por jo vetëm, mes Turqisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se “pa krijuar alarmizma, Shqipëria e sotme – një kandidate për në BE, një shoqëri euroentuziaste dhe laike – përfaqëson pikërisht për “padyshueshmërinë” e saj një rast studimor të dobishëm për matjen e “soft power-it” neo-osman “, e cila, ashtu si penetrimet e tjera që gjenden në zonat “menteshë” të botës, kombinon me mençuri historinë, kulturën, infrastrukturën dhe fenë”. “Nga…
Vijojnë reagimet politike pas vendimit që mori dje presidenti Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Argumentet e këtij vendimi të shfuqizimit të dekretit të zgjedhjeve, Meta do t’i japë të hënën në mëngjes, siç ka paralajmëruar. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla edhe ditën e sotme ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale një ditë pas deklaratës së Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Balla ka përdorur fjalët e Matthew Palmer ku deklaronte se kushdo që pengonte zgjedhjet nuk do t’i ndalohej hyrja në Shtete e Bashkuara. “Pengimi i…
Sipas agjensisë ‘Asia Times’ Japonia ka zyrtarizuar qarkullimin e robotëve të seksit në tregun ndërkombëtar. Robotët janë të dizenjuar që të shërbejnë për kënaqësinë e klientëve dhe sipas një sondazhi 50 % të amerikanëve e konsiderojnë një robot seksi një blerje të mirë. Gjithsesi analistët dhe psikologët besojnë se qarkullimi i robotëve do të sjellë shumë vështirësi në marëdhëniet seksuale midis individëve dhe më shumë njerëz do ta kenë të vështirë që të krijojnë kontakte seksuale me njërëzit. Gjithsesi robotët pritet që të vjinë në Shqipëri në fund të muajit gusht dhe me siguri interesi dhe në vendin tonë do…
Duket se Igli Tare nuk do të shkojë te Milani, por do të qëndrojë në Romë. Drejtori Sportiv i Lazios që u duk i tërhequr nga oferta e Maldinit për t’u bërë pjesë e bordit drejtues të kuqezinjve, në fund duket se do të qëndrojë të bardhekaltrit. Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili u hodh menjëherë në kundërsulm duke i ofruar Tares rinovimin e kontratës deri në vitin 2023. Por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, rinovimi i kontratës së Tares do të shoqërohet edhe me një rritje…