Author: tirana

Që nga data 22 maj, forcat e FRONTEX, janë vendosur ne kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo për të bërë të mundur, në bashkëpunim me policinë shqiptare, kapjen e emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Drejtori i Kufirit, Eduart Merkaj, në një intervistë për Report Tv, ka treguar dhe numrin e emigrantëve që janë kapur duke tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, në vetëm dy javë të vendosjes së FRONTEX në vendin tonë.”Janë 229 emigrantë të cilët kanë tentuar dhe janë kapur duke u futur në kufirin me Shqipërinë. Nga këta 137 prej tyre…

Read More

Me përfundimin e fazës së parë të aplikimeve, mësuesit kanë kthyer sytë nga portali i punësimeve. Në pritje të pikëve që kanë akumuluar nga dosjet profesionale, ata do të aplikojnë për pak ditë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, për t’u bërë pjesë e testimit, që nis nga data 10 korrik. Provimi, i ngjashëm me atë të licencës, do të zhvillohet në bazë të një kalendari. Me mbylljen e fazës së parë do të kalkulohet numri i saktë i mësuesve për çdo profil, në bazë të të cilit Qendra e Shërbimeve Arsimore do të përcaktojë datat në bazë të profileve të…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj përpara qytetarëve dibranë në Peshkopi tha se Dibra do të transformohet totalisht. Xhaçka u shpreh se qeveria dhe Edi Rama do të ndërtojë Rrugën e Arbrit, duke sjellë lehtësi për banorët vendas. “Është vështirë se gjesh një zona më punëtore sesa Dibra. Dibra që i ka dhënë kaq shumë historisë, ka mbetur e izoluar, sepse i ka munguar rruga. Kjo falë Edi Ramës, i cili pati vizionin për të ndërtuar Rrugën e Arbërit. Nga ana tjetër Bulqiza vazhdon të punojë ende sot, sepse për fat të keq nuk punon për interes…

Read More

Një ditë pas vendimit të Presidentit Meta, për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe një ditë para konferencës për shtyp që Meta do të mbajë në orën 8 të mëngjesit të nesërm, deputetët e rinj të LSI në Kuvend janë bërë bashkë në një takim në qytetin e Durrësit. Këtë e ka bërë të ditur deputeti Lefter Koka me anë të një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen së bashku deputetët e LSI. Koka ka dhënë edhe një mesazh për kundërshtarët politik madje edhe për anëtarët e LSI që janë jashtë Kuvendit duke thënë se Shqipëria do…

Read More

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 komentoi dekretin e një ditë më parë të Presidentit  Ilir Meta, për të shtyrë 30 qershorin si ditë të zgjedhjeve. Gjata tha se Presidenti me dekretin e tij shmangu përplasjen civile, ndërsa shtoi se zgjedhja e krizës në vend mund të vijë vetëm me largimin e kryeministrit Rama. “Opozita dogji mandatet, pas djegies nuk pranoi të hynte në zgjedhje. Pse? Sepse Rama është koka e krimit të organizuar. Në këtë rrethana jemi. Atëherë opozita dogji mandatet dhe u vu në krye të pakënaqësisë…

Read More

Kujtim Gjuzi është një nga deputetët i cili u shndërrua brenda pak javësh ndër më të komentuarit për shkak të deklaratave të tij mediatike. Ai është Kryetar i Partisë Konservatore dhe është bërë pjesë e parlamentit shqiptar pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike. Ditën e sotme, Gjuzi ka qenë i ftuar në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’, ku përveç ideve të tij konservatore, ka folur dhe mbi çështjet e zemrës. “Gruaja të ka frikë apo të respekton?”, e ka pyetur Einxhel Shkira. “Të them të drejtën ajo është drejtoreshë kardiologe dhe kur mendon me zemër nuk ka frikë fare.…

Read More

Vllaznia në futboll për femra kurorëzoi një sezon fantastik duke fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Skuadra shkodrane ashtu sikurse ka ndodhur këto vitet e fundit, ka fituar të drejtën për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. Për kampionet kuqeblu së fundmi vjen edhe një tjetër lajm pozitiv, pasi ato tashmë pritet të jenë më të favorizuara në shortin e eventit europian. Paraqitjet pozitive që Vllaznia ka bërë në dy edicionet e fundit në Champions League, kanë bërë që kjo skuadër të fitojë shumë pozicione në renditjen e UEFA-s dhe tashmë do të jetë një vazo më lart, në…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga Dibra foli edhe njëherë për vendimin e presidentit Ilir Metës për shtyrje të zgjedhjeve. Rama theksoi se vendimi është konflikt-nxitës dhe përçarës, ndërsa shtoi se Ilir Meta ka humbur moralin tashmë për të qenë figura mbrojtëse e Kushtetutës të Shqipërisë. “Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale…

Read More

Kryetari i partisë “Bindja Demokratike” e ka cilësuar vendimin e presidentit Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve, si një akt politik që nuk ka lidhje me Kushtetutën. Në një reagim për mediat, Patozi shprehet se pas këtij vendimi të papritur të kreut të qeverisë, është deklarata e Palmer nga Uashingtoni, sipas së cilit ndryshoi monotoninë dhe zgjoi reagimin radikal të Metës. Patozi thekson se ky vendim i Metës, është një arsye më shumë që qytetarët të shkojnë të votojnë më 30 qershor. “BINDJA DEMOKRATIKE është shprehur që në ditën e parë të themelimit të saj se nuk e ka…

Read More

Një informacion i marrë në rrugë operative në nëntor 1984, dëshmon se të burgosurit e gjithë Shqipërisë do të koordinoheshin në një kryengritje masive, sapo të vdiste diktatori. Dokumentet e përgjimit ruhen në dosjen e burgut të Qafë Barit… Nga një përgjim në Shkodër, në nëntor të 1984, zbulohet se pak muaj para vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, qarkullonin fjalë mbi një megaplan, sipas të cilit, menjëherë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ose pas vrasjes së tij, do të organizoheshin në një kryengritje masive të gjithë burgjet e Shqipërisë. Po ashtu, thuhej se në burg ishte formuar edhe qeveria që…

Read More

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI 3. Shehaj në intervistë theksoi se protestat e opozitës së bashkuar në Tiranë bëhen për të ndryshuar Shqipërinë dhe jo për pushtet personal. Postimi i Agron Shehajt: Gjendja e Shqipërisë është shqetësimi kryesor dhe i përditshëm i mediave serioze europiane. Dje një ekip i RAI3 ndoqi protestën e opozitës kundër kapjes së qeverisë Rama nga krimi dhe shkatërrimit të demokracisë. Në një prononcim të shkurtër për ta, gjatë protestës, theksova tre gjëra: Përpjekja jonë nuk është përpjekje për pushtet por për të ndryshuar rrënjësisht politikën dhe ekonominë…

Read More

Pushuesit që do të frekuentojnë bregdetin e Durrësit përgjatë këtij sezoni turistik veror do të përballen sërish me mungesën e hapësirave publike përgjatë Adriatikut. Raporti mes plazheve publike dhe atyre private do të jetë në të njëjtat kuota, 20 për qind hapësira publike dhe 80 për qind do të menaxhohen nga subjektet që operojnë përgjatë vijës bregdetare. Por, paradoksi qëndron se hapësirat publike janë në zona pak të frekuentueshme dhe jo në plazhin e madh të Durrësit, ku edhe shtresa e plazhistëve i frekuenton e ka më të lehtë për të shkuar pasi mbulohet nga transporti publik. Sipas vendimit të…

Read More