Author: tirana

Mes akuzave të shumta në drejtim të Partisë Demokratike, ku deri pak muaj më parë ishte në aleancë, kryetari i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi kritikoi edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. “Sekretari i përgjithshëm i PD-së çedon është mbështetës i grupeve super liberale është mbështetës i LGBTI-së, i bie me i shpërbërë të gjitha, familjen dhe gjithçka tjetër me i shkatërruar”.

Read More

Pronari i një biznesi në Stamboll nuk e ka duruar faktin se punonjësit e tij nuk u ngritën në këmbë kur ai hyri aty duke u acaruar jashtë mase. Madje, ai i ka qëlluar me shpullë të dy punonjësit duke i kërkuar llogari se përse nuk u ngritën në këmbë në momentin kur panë se ai kishte hyrë në ambientet e biznesit. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft debate në publik për mënyrën se si sillen pronarët e bizneseve në Turqi.

Read More

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë kthyer në qendrën e mediave ditët e fundit. Pasi udhëtuan drejt Maldives, ata zbuluan se kishin vendosur të martoheshin dhe ceremonia ishte organizuar atje, pa të ftuar dhe ceremoni të mëdha. Me Amelinë pranë vetes, momentet më speciale çifti i njohur i publikoi në ‘Instagram’. Por nuk janë mjaftuar me kaq. Sot, në ditëlindjen e Miriamit është publikuar edhe kënga e re e tyre. Këtë herë, domethënia dhe klipi ishin më specialë se kurrë. ‘Duamë’ ka fragmente nga pushimet e tyre dhe në fund mbyllet me momentin kur shkëmbejnë unazat dhe Ameli qëndron e…

Read More

News 24 zbulon shifrat galopante që kompania koncesionare ANK sh.p.k ka paraqitur në kontratë-marrëveshjen me qeverinë për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, e ashtuquajtur tashmë “rruga prej floriri”, ku sipas llogarive bazuar në kontratë 1 km do të kushtojë 15 mln euro. Kjo kompani e krijuar në vitin 2008 deklaron në dokumentacionin e paraqitur në Kuvend se do të financojë nga kapitali i saj 52 milionë euro. Një shifër kjo e fryrë nëse do t’iu referohemi të dhënave të regjistruara në QKB nga kjo kompani e cila rezulton që të ketë një kapital vetëm 4 milionë euro. Lind pyetja; ku e…

Read More

Lulzim Basha ka ndaluar këtë të enjte në Laç ku para mbështetyësve të tij ka premtuar varrosjen e kontratës së rrugës Milot-Balldren. Ai tha se Edi Rama, Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri do të përfundojnë në burg. Sipas tij, bëhet fjalë për një investim 260 milionë euro për 17 kilometra. Kreu i PD e cilësoi rrugën në fjalë si një hajdutëri ndërsa tha se oligarkëve do u konfiskohet çdo qindarkë sapo ai të vijë në krye të qeverisë. Ai nuk kurseu edhe kërcënimet ndaj firmës “ANK” teksa i bëri thirrje që të tërhiqet nga ndërtimi i rrugës. Para kurbinasve, Basha…

Read More

Një i ri nga Maqedonia ka kërcënuar me jetë gazetaren, pas një mashtrimi të bërë publikisht për rastin e Bleona Matës. Dy ditë më parë ai deklaroi në emision se e kishte takuar Bleonën, vajzën që u zhduk pasditen e 22 majin të vitit 2010, kur ajo ishte vetëm 6 vjeç. I riu i identifikuar si Mehmet Xheladini tha se vajza e zhdukur mbahet në Maqedoni dhe kërkoi 300 euro për t’i dërguar te ajo, mirëpo ditën e djeshme ai tregoi se kishte gënjyer dhe gjithë këtë e kishte bërë pasi i duheshin para. Ai kërkonte që të fshihej videoja…

Read More

Arti shqiptar është sot në zi, pas ndarjes nga jeta një prej parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika i njohur si “Meti”. Aktori i madh i humorit numëron me qindra role në skenën e humorit, me një aktivitet 41-vjeçar në skenë. Muhamet Lika lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë. Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Bashkimti Europian në Tiranë, në Tiranë, Luigi Soreca, ku ky i fundit ia ka dorëzuar Kreut të Kuvendit, Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2919 me rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pa kushte. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. “Kam kënaqësinë që tju dorëzoj raportin, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv për Këshillin Europian që të çelen negociatat tani dhe pa kushtëzime apo pa kushte. Vendi ka bërë ecuri domethënëse dhe ne besojmë se në këtë raport njihen e vlerësoh…

Read More

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në Britaninë e Madhe, ka publikuar një vendim, ku thuhet se më 3 qershor të vitit 2016 një pacient në spital ishte ankuar për sjelljen e infermieres Sarah Kuteh. Gjykata dëgjoi nga pacienti në një spital të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, i cili ishte i diagnostikuar me kancer, se infermierja e kishte inkurajuar atë të lexonte një nga pjesët e Biblës, që të shëronte gjendjen shëndetësore nga e cila vuante. Sidoqoftë, Kuteh bëri ankesë dy herë kundër shkarkimit të saj në Gjykatën e Apelit, duke thënë se gjykata e punësimit nuk e mori në konsideratë…

Read More