Një çift pensionistësh nga fshati Hinkë i Beratit ankohen në Fiks Fare pasi sipas tyre, policia, prokuroria dhe gjykata është duke zvarritur konfliktin e lindur me fqinjin pas vjedhjes se shtëpisë. Pas denoncimit për vjedhje, ata rrihen edhe nga vëllai i të pandehurit. Shefi i krimeve i thotë – “Shko ankohu, shko ne Edi Rama.” Nadire Toska tregon për Fiksin se kur i vodhën banesën rreth një vit e gjysmë më parë ajo bashkë më bashkëshortin ishin në Itali. Çelësin e shtëpisë e kishin lënë tek komshiu, dhe ishte po ky i fundit që i njoftoi se në banesën e…
Author: tirana
Një person i ka vënë flakën vetes përpara Shtëpisë së Bardhë në SHBA. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e rënda, ndërsa janë të paqarta motivet që e çuan drejt këtij akti të rëndë. “Mund të konfirmoj se kemi transportuar një pacient me djegie nga Ellipse dhe tani jemi në vendngjarje duke vendosur përforcime”, tha një zëdhënës për Departamentin e Zjarrfikëseve në Uashington. Ndërkohë, autoritetet policore të Shtëpisë së Bardhë parandaluan përshkallëzimet e dëmeve nga kjo ngjarje. Ende nuk është bërë asnjë reagim nga zyrtarët e zyrës së Presidentit Trump.
Miliona përdorues të Facebook janë ankuar për problemet në mosfunksionimin e rrjetit social. Ende nuk dihet shkaku që e “bllokoi” rrjetin më të madh të dërgimit të mesazheve për disa minuta. Problemi nisi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:30. Përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe shtete të tjera të botës nuk arritën të hapin rrjetin social.
Mbrëmjen e djeshme emisioni “Pa Gjurmë” risolli historinë e Belona Matës, ku mbërritën telefonata të shumta nga shqiptarët jashtë vendit, sidomos atyre nga Ulqini që dëgjuan dëshmitarin që dha një dëshmi të rëndësishme. Po ashtu, mbrëmë emisioni transmetoi edhe një bisedë me një shqiptar nga Maqedonia, Meti Xheladini që pretendonte se kishte fotot e Bleona Matës, para dy viteve i dha nënës dy që ishin realizuar në Londër kundrejt 600 eurove. Para 24 orëve ai kërkoi para të tjerë duke pretenduar se e di vendndodhjen e vajzës. Ai paraditen e sotme u lidh me stafin e emisionit “Pa Gjurmë” dhe…
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë pasditen e sotme në 1 vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Në një foto të postuar nga vetë ai, Meta shihet i qeshur duke trokitur gotat me verë së bashku me ish-ministrat Arta Dade e Besnik Mustafaj, ndërsa shton se urtësia e këtij forumi meriton të mbështetet. ‘Kënaqësi të uroja sot Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për 1-vjetorin e themelimit të kësaj nisme, që me kontributin, përvojën, analizën e çmuar dhe këshillat profesionale po jep një ndihmë të vyer në çështje të rëndësishme të politikës sonë të jashtme. Urtësia e këtij Forumi gjithëpërfshirës…
Raporti i komisionit të BE-së rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ky rekomandim duhet të shqyrtohet tani në 28 shtetet anëtare. Njëri prej të cilëve është Gjermania. Qeveria gjermane ende nuk ka krijuar një opinon unik për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nërsa ministri socialdemokrat i Evropës, Michael Roth, rekomandon qartazi çejen e negociatave, kabineti i kancelares Angela Merkel pret progres-raportet që ta shqyrtojë me hollësi vendimin e komisionit. E pyetur në konferencën e rregullt për shtyp nga DW për këtë çështje zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane Martina Fietz tha, se “do…
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj nuk do ia sugjeronte Kryeministrit Edi Rama që të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Deklaratën deputeti i PS-së e bëri nga rubrika “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori. Sipas tij, nuk ka arsye pse të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por duhet vazhduar me reformat “Unë mendoj se asnjë nga ne nuk sillet si profet politik. Po të dini mendimin tim në çdo lloj kuadrati do ishte e drejta e Kryeministrit të Shqipërisë të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe vetëm e atij dhe jo sot. Mua po të më pyeste Kryeministri i Shqipërisë do t’i…
Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore kanë njoftuar se miliona japonezë kanë treguar interes për bileta e lojërave, të cilat do të mbahen në Tokio në verën e vitit 2020. Organizatorët sot mbyllën fazën e parë të paraqitjes për bileta për qytetarët e Japonisë, ndërsa kandidatët do të njoftohen më 20 qershor për miratimin blerjeve të tyre. Zgjedhja e klientëve të biletave do të bëhet sipas sistemit të lotarisë. Të interesuarit jashtë Japonisë duhet të presin deri më 15 qershor kur biletat do të dalin në shitje nga ana e distributorëve të posaçëm në çdo vend. Organizatorët nuk kanë njoftuar se…
Qershitë janë padyshim superftuti i stinës së verës. Të buta dhe plot lëng mund të jenë të ëmbla ose athta, por gjithnjë me një shije të mrekullueshme. Vetëm një tas prej tyre përmban rreth 90 kalori dhe është i pasur me vitamina A dhe C. Konsumimi i këtij fruti të vogël plot shije i dhuron trupit tuaj shumë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbipeshës. Krahas këtyre vlerave ekspertët thonë se qershitë ndihmojnë organizmin edhe në shumë drejtime të tjera. Në këtë artikull AgroËeb.org ju liston disa nga vlerat e jashtëzakonshme që mund të përfitoni nga…
Sapo u bë një prej grave më të pasura në botë, vendosi që gjysmën e parave ta dhurojë për bamirësi. Ajo është ish-gruaja e pronarit të “Amazon”, Jeff Bezos, e cila së fundmi pjesë e fushatës “Giving Pledge”, e filluar për herë të parë në vitin 2010 nga Ëarren Buffet dhe Bill Gates. Misioni ka si qëllim të çojë përpara kauzat për arsimimin, shëndetësinë, barazinë sociale dhe ndryshimet klimaterike MacKenzie Bezos, në kuadër të kësaj nisme u bë pjesë duke kontribuar me gjysmën e pasurisë. “Kam një shumë joproporcionale parash për të ndarë me të tjerët dhe nuk kam asnjë…
Muzika shqiptare prej kohësh është bërë edhe ndërkombëtare, dhe dëgjohet në disa vende të Europës apo botës. I tillë është edhe rasti i mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjaniç. Teksa gjendet me pushime në Ibiza të Spanjës, boshnjaku ka postuar një video në Instagram, ndërsa dëgjon edhe këngën e këngëtares shqiptare, Dhurata Dorës, me titull “Zemër”, bashkëpunim edhe me reperin Soolking.
Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “Liberation”. Rama ka folur për integrimin e vendit në BE, sfidat e Ballkanit Perëndimor, politiken europiane e cila po kalon momente te veshtira. Më poshtë po ju sjellim intervistën e plotë të kryeministrit dhënë për “Liberation”. INTERVISTA: Në vjeshtë, ai u përball me demonstratat e mijëra studentëve shqiptarë që kërkonin më shumë financa nga buxheti i shtetit. Që nga shkurti, ai është i “poshtëruar” nga partitë opozitare që e akuzojnë atë për vjedhje të zgjedhjeve dhe për korrupsion. Ata madje vendosën të bojkotonin Parlamentin dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit për…