Seksi ofron kënaqësi, lidhje, shpreh dashuri dhe epsh, por mbi të gjitha është akoma një kontakt themelor për riprodhim. Marrëdhënia seksuale është një pjesë përbërëse e përvojës njerëzore dhe mbetet një nevojë që e ndjen çdo person. Tashmë përdoren shumë pajisje dixhitale si vibratorë, lodra seksi apo pornografi online për të kënaqur veten pa patur kontakt me një qenie tjetër njerëzore. Në të ardhmen, përparimet tekonologjike mund ta zëvendësojnë seksin “tradicional”. Sipas Neil McArthur, drejtor i “Centre for Professional dhe Applied Ethics” në Universitetin e Manitoba-s, pas shumë vitesh, njerëzit do kryejnë marrëdhënie seksuale pa patur kontakt fizik me njëri-tjetrin.…
Author: tirana
Ka qenë vetëm një moment pakujdesie që ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka hapur telefonin gjatë një ceremonie me rastin e publikimit të Raportit të Progresit, por pa dashje ka zbuluar edhe një pjesë nga bisedat e tij me kryeministrin Edi Rama. Ekrani i telefonit të diplomatit italian është i mbushur me mesazhe dhe sinjalizime, por ai zgjedh të shohë çfarë shkruan në whatsApp kreu i qeverisë shqiptare. Pamjet janë publikuar nga ABC News, ku është mundur të deshifrohet një pjesë e komunikimit mes Ramës dhe ambasadorit Soreca. Bëhet fjalë për një bisedë të zhvilluar pak ditë…
Chelsea shpartallon Arsenalin në finalen e Europa League me rezultatin 4-1. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë ku serinë e golave e hapi bomberi Oliver Giroud pas shfrytëzoi një krosim dhe e çoi me kokë në cepin e kuadratit të Petr Cech. Më pas do të dyfishonte Pedro Rodriguez me një gjuajtje diagonale në zonën e topçinjve ndërsa Hazard do të shënonte nga pika e bardhe e penalltisë golin e tij të parë në ndeshje. Alex Iwobi do të shkurtonte diferencat në 3-1 me anë të një supergoli por i shpejtë do të ishte reagimi i bluve të…
Pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës, RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, publikuan rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ja orientimi i votës së shqiptarëve Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD – LSI. Por si forcë politike orientimi i votës është majtas. Konkretisht: Orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zgjedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%. Orientimi i votës…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Gjatë këtyre ditëve po merrni sinjale të mira nga yjet, por problemi është se çdo gjë që bëni, mund të mos ketë të ardhme. Për një kohë të gjatë keni qëndruar në vend dhe keni jetuar me frikë. Pikërisht në këtë moment keni nevojë për pak më shumë shoqëri dhe inkurajim. Demi Për shumë nga të lindurit e kësaj shenje është një periudhë e mbushur me avantazhe, ndonëse ndiheni disi të lodhur. Aftësia juaj e…
Si një modele adoleshente, Leanne Maskell, mendonte se po i hynte një karriere magjepsëse, por në vend të kësaj ajo u përball me shfrytëzimin dhe abuzimin. Pa marrë parasysh se sa hante, asaj i kishin thënë se kurrë nuk do të merrte ndonjë punë nëse nuk hiqte 3 centimetra nga ijët. “Por nuk kishte asnjë mënyrë për të arritur peshën që ata donin, vetëm nëse do të vdisje urie”, ka thënë ajo, sot 26-vjeçe. Ajo e filloi karrierën e saj kur ishte 13-vjeç dhe punoi për disa nga markat më të famshme të modës, u shfaq në Vogue britanike dhe…
Në 25 Prill të vitit 1995, në një raport të zv.presidentit amerikan Al Gore, theksohej me shqetësim furnizimi I Jugosllavisë me naftë që kalonte nga Shqipëria. Në atë kohë, për çështjen ka shkruar edhe prestigjozja Një York Times. ‘Nafta kalonte në Mal të Zi nga Buna nëpërmjet mushkave dhe gomerëve’, tha Berisha në emision. Në fakt, kjo deklaratë ishte e pavërtetë. Gazetari Mentor Kikia e kundërshton Berishën nëpërmjet fakteve. Në videon që disponon Top Story, për të cilën flet dhe gazetari Kikia, duken tankerat, dispozitat pluskuese mbi ujë dhe tubacionet speciale për të furnizuar me naftë Millosheviçin. “Unë kam siguruar…
Janë 946 euro të shpenzuara nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për një fotografi të presidentit Hashim Thaçi. Nga ana tjetër një foto e Skënderbeut kushton 146 euro më pak se fotoja e Presidentit, shkruajnë mediat kosovare. Konkretisht, sipas tenderit të publikuar nga mediat e Kosovës, Ministria e Integrimit ka harxhuar 946 euro për një fotografi të presidentit Thaçi. Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpenzuar 800 euro për një pikturë të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Ferrari ka prezantuar sot makinën e saj të re hibride, SF90 Stradale. Kjo makinë ka 1000 kuaj fuqi, që do të thotë sa 10 Ford Fiesta. Nga 0 në 100 km/h arrin për 2,5 sekonda, ndërkohë që ka opsionin që të udhëtojë për 25 km vetëm me energji elektrike. Edhe pse ende nuk ka çmim zyrtare, mendohet se kjo makinë nuk do të kushtojë më pak se 500 mijë euro.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Dionis Imeraj ka përplasur me makinë një 64 vjeçar në qendër të qytetit. Sipas tij, dje rreth orës 20:30 Imeraj ka aksidentuar inxhinierin Sefer Manreka, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore pasi ka thyer këmbën dhe ka disa fraktura në pjesë të tjera të trupit. DENONCIMI I BERISHËS:
Inter arrin akordin me Nicolo Barella. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, me mesfushorin e Cagliarit që do e nis sezonin e ri me fanellën zikaltër. Klubi i tij dhe Inter kanë rënë dakord në parim për një tarifë prej 33 milionë eurosh. Madje, “Calciomercato.web” shkruan se kjo marrëveshje ishte gjetur rreth 6 muaj më parë, por vetëm tashmë zyrtarizohet gjithçka. Marrëveshja për 22-vjeçarin përfshin bonuse dhe stimuj të tjerë, që mund të arrijnë deri në 50 milionë euro. Besohet se Barella ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me Inter, me mesfushorin që do qëndroj te zikaltërit deri në…
Një vajzë nga Kosova, do të jetë shoferja e parë që do të drejtojë një autobus të trafikut urban. Ka qenë vetë Komuna e Prishtinës, në një postim në rrjetin social, që njofton edhe iniciativën e Laura Mirenës. Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekip. I urojmë punë të mbarë “-shkruhet në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.