Festë lokale me rastin e ditëlindjes së 11-ë të parkut kombëtar “Shebenikë-Jabllanicë”. 1 nga 300 festat lokale, që ministria e Mjedisit dhe Turizmit po organizon në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, me qëllim promovimin e zonave turistike, të produkteve lokale dhe gjallërimin e jetës së komuniteteve rurale. Të pranishëm në festën lokale të organizuar drejtoria e Zonave të Mbrojtura, në Elbasan ishin ministri Klosi, deputeti Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, të cilët vizituan edhe qendrën e vizitorëve, ku informohen vizitorët dhe turistët e huaj për atraksionet që duhet të vizitojnë dhe vlerat e tyre natyrore.…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama i ka shkruar sot letren e pestë publike kryedemokratit Lulzim Basha, teksa i ben thirrjen e vazhdueshme per dialog pa kushte. Zoti Kryetar, në radhë të parë sinqerisht përgëzime për mbrëmë, sepse pavarësisht bojëhedhjes mbi mure që e keni cen fiziologjik si parti, kalimi nga kapsollat e molotovët, tek balonat dhe dritat e celularëve ishte një hap domethënës mbrapa! Por siç edhe me siguri e vutë re vetë, karvani i fitores Suaj imagjinare po firon pak e nga pak, çdo herë që sos në Tiranë dhe siç e kuptoni, njëkohësisht po firojnë edhe shanset e Dialogut mes nesh.…
“Erdhëm prej muzikës, thamë oh interesante”, u shpreh një turist i huja. Për herë të parë Tomi bashkë me të dashurën e tij kanë ardhur nga Gjermania në Shqipëri për pushime; pavarësisht se situata në vendin tonë kishte mbërritur në veshin e tyre. “Kam dëgjuar në Gjermani për protestat këtu. Kam lexuar edhe në gazeta për zhvillimet politike. Dhuna nuk është mënyra më e mirë, e duhura”, tha Tom Wollmer, turist. Të surprizuar me organizimin e protestës mbeten çifti skocez. Vizita e parë e Jim-it ka qenë një vit më parë për punë , ndërsa ka vendosur që këtë herë…
Këtë mëngjes, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka shkuar në shtëpi liderit demokrat Lulzim Basha. Mësohet se Kryemadhi është takuar me kryedemokratin në shtëpinë e tij pranë Liqenit Artificial, tek ish-stadiumi “Qemal Stafa” ku po ndërtohet Arena Kombëtare. Shqiptarja.com ka siguruar edhe një foto të makinës së Kryemadhit parkuar poshtë pallatit ku banon Lulzim Basha. Dje opozita e bashkuar joparlamentare zhvilloi protestën e gjashtë kombëtare kundër qeverisë, e para protestë paqësore që erdhi pas presinit të SHBA-ve dhe BE-së. Protesta u mbyll shpejt dhe udhëheqësit politikë u kujdesën të mos kishte përplasje me policinë. Kryedemokrati Lulzim…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet. Deklaratat jo të zakonshme për një kryetar shteti, të Thaçit u bënë në qytetin e Hasit teksa mori titullin qytetar nderi. “Ju keni qenë bashkërisht me ne në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri’, tha zoti Thaçi. Me tej Presidenti i Kosovës foli edhe për Luginën e Preshevës, territoret të banuara nga shqiptaret në Serbi e…
Me siguri e mbani mend djalin nga Elbasani që ftoi në emision Loredonën, vajzën që i kishte shkruar në Instagram, pasi i kishte ngelur fiksim. Loredana e refuzoi duke i thënë se është në dashuri me një djalë tjetër. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Arditi ishte sërish në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Në natën finale të emisionit, Arditi rrëfeu se çfarë ka ndodhur me të që pas transmetimit të emisionit. Në fillim ai tha se si i lindi ideja për të ftuar Loredonën në emission. “Ishte 80% dashuri për të, ndërsa 20% ishte dëshira për të ardhur në…
Në kuadër të punimeve për riparimin e rrjetit të kabinave elektrike në Tiranë vjen edhe njoftimi i OSHEE për oraret e stakimit të energjisë elektrike në shumë zona të kryeqytetit. Më poshte janë zonat që do të kenë kufizime të energjisë dhe oraret përkatëse. Ja njoftim për abonentët Tiranë Stakim i datës 27-29 maj Vijojnë në Tiranë punimet për investimin në kabinat elektrike. 27 maj, punime në 8 kabina Kabina “Jora dhe Palushi”, ora 09:00-15:00 pa energji rruga “Teodor Keko” pjesërisht, tek Astiri Kabina “Koceket”, ora 09:00-15:00 pa energji zona tek kthesa e Kamzës pjesërisht Kabina “Ali Baushi 1” ,…
Kanë vijuar edhe ditën e djeshme debatet publike për zgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook” kërkoi shkarkimin e Gjinushit nga posti që sapo ka marrë. Sipas saj, institucioni i Akademisë së Shkencave është mbushur me spiunë të ish-regjimit komunist. “Kryetari uzurpues i Akademisë së Shkencave i nisi minutat e para të karrierës së tij me dhunimin verbal seksist të një gazetareje të re. Por krahas kryetares së Grupit Parlamentar “Demokrat”, edhe pedagogia Dhurata Shehri, publikoi dje CV e Gjinushit, ku…
Një 52-vjeçar, nga Maqedonia, është arrestuar, me qëllim ekstradimin, mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Qafë-Thanës, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar në Bullgari. Sipas policisë, 52-vjeçari me inicialet R.H, rezultonte në kërkim ndërkombëtarë, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.
Toka shqiptare duket se nuk do të gjejë qetësi.Një tërmet i fortë është regjistruar në mesnatë në jug të vendit. Tërmeti 4.1 ballë i shkallër Rihter është regjistruar rreth orës 00:35. Epiqendra ka qenë mes kufirit greko-shqiptar, 24 km nga Gjirokastra. Ndërkaq, nga lëkundjet nuk raportohet të ketë dëme materiale.
Zgjedhjet për Parlamentin e BE në fund të muajit maj do të japin drejtimin. A do të ketë kthim tek arsyeja në nivel kombëtar apo më shumë integrim për një force globale? Bernd Riegert raporton nga Brukseli. Nga Bernd Riegert, DW “Më 26 maj ne ndodhemi para zgjedhjeve vendimtare për kontinentin,” thotë kryetari i fraksionit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber, në javën e fundit të takimeve për zgjedhjet europiane që zhvillohen në plenium. Jo vetëm Weber, kandidati kryesor i familjes së partive ku merr pjesë edhe ai, por edhe shumë politikanë të kampeve të tjera i kanë deklaruar zgjedhjet për…
E mbani mend çiftin Arjola nga Tirana dhe Obie nga Xhamajka qëvitin e kaluar tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në “Lufta e nuseve”? Obie u komentua shumë pasi kërceu vallet popullore dhe këndoi shqip këngët e dasmës. Ata janë bërë prindër për herë të parë. Arjola ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur një emër të veçantë, Kesia.Arjola emigroi në Kanada nga Tirana kur ishte fare e vogël. Në shkollën e mesme, kur ishte akoma adoleshente, në klasën e saj vjen një nxënës i ri që do i tërhiqte vëmendjen. Ishte dashuri me shikim të parë! Kanë…