Author: tirana

Mjeku britanik Keith Wolverson, 52 vjeç, rrezikon që të përjashtohet nga profesioni, për shkak se i kërkoi një gruaje myslimane që të hiqte shaminë gjatë një vizite. Bashkëshorti i pacientes bëri një denoncimi ndaj spitalit, Royal Stoke University Hospital, duke bërë që mjeku të vihet nën akuzë për diskriminim, duke rrezikuar që të humbë vendin e punës. Mjeku po vizitonte vajzën e çiftit, dhe sipas Wolverson, për shkak të shamisë me të cilën gruaja mbulonte fytyrën, nuk arrinte që të kuptonte asnjë simptomë nga vajza. Kështu që mjeku i kërkoi heqjen e saj në mënyrë që të kuptoheshin. Wolverson tha…

Read More

Diabeti është një sëmundje e përhapur gjerësisht, sinjalet e para të të cilit shpesh neglizhohen. Bëni mirë që të bëni vetëkontroll dhe kjo vlen sidomos për femrat, të cilat shpesh i injorojnë sinjalet e mëposhtme: Nevojë e shpeshtë për të urinuar– Nëse ndjeni më shpesh se normalja nevojën për të urinuar, ky është një sinjal diabeti. Humbja e peshës- Dobësoheni pa arsye? Për shumë femra kjo mund të duket si një ëndërr e dëshiruar, por në fakt mund të bëhet fjalë për diabetin. Plagët që me zor mbyllen- Priteni në kuzhinë dhe plagët nuk mbyllen? Gërvishtjet nuk ikin kollaj? Kjo…

Read More

Një milioner udhëtoi për në Peru për të ndryshuar jetën e një djali, pasi e pa duke bërë detyrat e shtëpisë në dritën e një llampe në rrugë. Fotografia e Víctor Martín Angulo Córdoba duke bërë detyrat e shtëpisë në rrugë u bë virale. Ai vendosi të studionte nën dritën e llapës elektrike në trotuar pasi nuk kishte energjie elektrike në shtëpi. Në pamundësi për të bërë detyrat në shtëpi, Córdoba ulej në një trotuar në Moche dhe mësonte aty. Historia e tij ra edhe në veshët e një filantropi në Bahrein. Yaqoob Yusuf Ahmed Mubarak nga Bahreini premtoi se…

Read More

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur së fundmi në futbollin italian. Bëhet fjalë për një ndeshje të kategorisë së të rinjve, në turneun “Sottana” mes ekipit të Treportit dhe Miranese. Ndeshja arbitrohej nga një femër, e cila duhet të duronte ofendimet e tifozëve gjatë gjithë ndeshjes, por kulmi ishte kur një 14-vjeçar i uli pantallonat në fushë. Ai bëri gjeste të turpshme në fushë, duke kërkuar edhe favore seksuale. “Gazzettino” raporton se vajza është ndihmuar për të kapërcyer momentin e vështirë. Mediat italiane kanë zbuluar se emri i saj është Gulia Nicastro dhe ka arbitruar në shumë ndeshje në kategoritë…

Read More

Shtëpia ku shkrimtari i madh Ismail Kadare ka jetuar gjatë periudhës së komunizmit, në një pallat të njohur nga shumëkush në hyrje të rrugës së Dibrës, çeli dje dyert për qytetarët në formën e muzeut. Një nga vizitorët e parë të shtëpisë-muze është vetë gjeniu i letrave shqipe, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Helena Kadare, u rikthye në apartamentin e mbushur me kujtime. Arkitektja e njohur, Elisabetta Terragni, e cila ka restauruar apartamentin për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh në Rrugën e Dibrës, shprehu bindjen se kjo është një mundësi e shkëlqyer për…

Read More

Xhezal Hashimi ose i njohur ndryshe si “Mësiti i Llapit” që nga mosha 17-vjeçare merret me ndërmjetësimin për lidhjen e çifteve në martesë. Gjatë një interviste për RTV21, ai ka treguar se deri tani numëron 450 çifte të bashkuar, si dhe mbi 1000 të tjerë janë në pritje. Mësiti nga Podujeva tregon se kjo histori ka filluar fillimisht me martesat e 9 fëmijëve të tij dhe më pas ka vazhduar më tej. Ai nuk përcakton çmimin që kërkon për shkuesi, por ia le në dorë vetë njerëzve që kërkojnë nuse të shpërblejnë punën e tij.

Read More

Policia ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar në Lushnje. Bashkë me vëllain e tij, 21-vjeçari me iniciale E.T ka rrahur një burrë 54-vjeçar.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe shtetasi E.T ka qëlluar me dorezë metalike 54-vjeçarin, i cili është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq për vëllain e të riut ka filluar proçedimi penal.

Read More

Nga Therese Raphael/ Kryeministrja Theresa May, ishte dikur popullore. Ajo periudhë mund të jetë e vështirë për t’u kujtuar, por është e vërtetë. Vetëm 3 vjet para se partia e saj politike ta detyronte largohej, ajo cilësohej nga politikanët dhe qytetarët, si zgjedhja më e mençur për të udhëhequr daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Pastaj erdhi realiteti i Brexit dhe ngërçi politik, të cilin ajo nuk ishte në gjendje ta zgjidhte. Historia do ta gjykojë me këtë dështim, që ka thelluar ndarjen kombëtare dhe e ka tronditur thellë qendrën e politikës britanike. Por nuk është e drejtë të vlerësohet…

Read More

Dy të rinjë shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola të Italisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave italiane, dy shqiptarë e arratisur janë Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç. Nuk dihet ende se si kanë arritur të largohen dy të rinjtë, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli përgjatë rrugë kryesore të rrethinës. Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, në Carinola për marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistimin ndaj një zyrtari publik. Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në…

Read More

Nga Lutfi Dervishi Letra e 6-te e Ramës dhe përgjigjja rrufe e Bashës Fort i nderuar kryetar, Pikë së pari, ju falënderoj sinqerisht nga zemra për protestën e mbrëmshme. Madje, që të jem i sinqertë deri në fund, duhet t’ju falënderoj për koncertin masiv në bulevard. 5 kompanitë e pastrimit në kryeqytet mbetën pa punë nga protesta e 6-të. Edhe Erion Veliaj postoi një foto të vjetër në Twitter, me demek duke pastruar qytetin për këtë të diel të bekuar. Dua t’ju falënderoj që as kapsolla nuk hodhët, as molotov nuk përdorët dhe çka e konsideroj më të rëndësishme për…

Read More

Partizani rikthehet te titulli kampion pas 26 vitesh. Klubi i kuq fitoi me meritë të plotë titullin këtë sezon, ndërsa festa e madhe e trofeut do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” pas ndeshjes kundër Kukësit. Këngëtarë nga troje të Shqipërisë do të jenë të ftuar për të përformuar, ndërsa në krahun tjetër, kryeqyteti po vishet i kuq. Detajet e fundit nga organizmi janë publikuar nga klubi i kuq. Skena dhe fonia po montohen, ndërsa si prezantues të eventit janë përzgjedhur Hygerta Sako, Aulona Musta dhe Koço Devole.

Read More

Armando Sadiku ndihmoi Luganon për të shkuar në Europa League, teksa mbërriti gjatë janarit kur skuadra po luftonte për mbijetesë. Skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar barazoi me rezultatin 3-3 ndaj Grashopërsit, që kishte kapitulluar prej kohësh. Goli i parë i takimit erdhi pikërisht nga lojtari kuqezi. Tashmë Sadiku bën gati valixhet, për t’u rikthyer te Levante pas përfundimit të huazimit. Nëpërmjet një reagimi në “Instagram”, sulmuesi shqiptar nuk e fsheh kënaqësinë për ndihmën që i ka dhënë ekipit. “Ja ku jemi në fundin e një kampionati tjetër. Unë erdha te Lugano në një kohë të vështirë, kur diskutohej dhe luftohej…

Read More