Dy të rinjë shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola të Italisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave italiane, dy shqiptarë e arratisur janë Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç.
Nuk dihet ende se si kanë arritur të largohen dy të rinjtë, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli përgjatë rrugë kryesore të rrethinës.
Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, në Carinola për marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistimin ndaj një zyrtari publik.
Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Ai akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të arrestuar me të. Në burgun e Caserta u arrestua për marrjen e mallrave të vjedhura, rezistencës ndaj zyrtarëve publikë, lëndimeve personale dhe vjedhjes

