Author: tirana

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit Agron Malaj ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, si pjesë e gardistëve në protestën e 21 janarit. Përmes një postimi në Facebook, Malaj bën me dije se më 21 janar 2011, ai nuk ka zbatuar urdhërat që vinin nga Basha (ish-ministër i Brendshëm) dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët, ndërsa thekson se kurrë nuk ka abuzuar me detyrën për të qëlluar mbi protestuesit. “Nuk është mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova…

Read More

Akademiku i njohur Artan Fuga në një shkrim të gjatë të bërë publik në Facebook, ka krahasuar Edi Ramën dhe Ever Hoxhën gjatë vitit 1955, në atë që ai e quan “dilemën” e këtij të fundit. Fuga shkruan se ngjashmërinë mes tyre e gjen tek momenti para dhe pas protestestave kur Rama sipas Fugës, ku para protestës Rama ishte pushtetari i parë dhe i pakundërshtueshëm, ndërsa më pas kuptoi se ishte para një sulmi serioz, njëjtë si “Enveri në 1955 përpara sulmit hrushovian”. “Uroj që Edi Rama të mos e marri si të mundshëm këtë variantin e dytë, sikurse bëri me…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme nga opozita. Hajdari ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët dhe protestën paqësore, ndërsa ka thënë se vazhdon përpjekja për hapjen e negociatave në javët e ardhshme. “U jam mirënjohëse të gjithë atyre që morën pjesë në protestën e mbrëmshme dhe mbajtën një protestë paqësore. Ndërsa vazhdon përpjekja për hapjen e negociatave në javët e ardhshme, kjo betejë është në emër të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake”, shkruan Hajdari. Kujtojmë se Rudina Hajdari ishte pjesë e delegacionit të Shqipërisë…

Read More

Preç Zogaj/ Fantazma e një përplasjeje të dhunshme, të cilën disa zëra rreth opozitës apo brenda saj s’reshtin ta quajnë duke e ndjellë “revolucion”, po vjen rrotull prej disa muajsh. Lehtësia me të cilën predikohet, nxitet dhe kërkohet është një koktej mes foshnjores dhe të kobshmes. Duhet sqaruar: një gjë është t’i bësh opozitë dhe të luftosh me të gjitha mjetet demokratike për largimin nga pushteti të qeverisë socialiste të Edi Ramës dhe një gjë tjetër është ta synosh këtë me metoda dhe mjete të papranueshme për demokracinë. Qeveria e Edi Ramës, si çdo qeveri dhe më shumë se disa…

Read More

Që kur Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë në futboll, kureshtja për t`i njohur nga afër “demat e kuq” u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme! Të ftuar në “E Diell” në Top Channel, drejtori i këtij klubi Olsi Rama, trajneri Skënder Gega dhe e gjithë skuadra e futbollistëve sollën një pjesë të emocioneve, mëse të merituara, nga marrja e këtij titulli, pas 26 vitesh dhe pasionet e tyre jashtë fushe! Pyetjes nëse i erdhi inat që vëllai i tij, Kryeminstri Edi Rama uroi publikisht zv/kryeministrin Erjon Braçen për fitoren e Partizanit dhe jo atë, Olsi u përgjigj: Përkundrazi kam ndjerë…

Read More

Ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, ka rrëfyer në një intervistë të gjatë jetën pas futbollit, por edhe momente nga karriera e tij. Cana e ka shprehur disa herë se nuk i intereson të jetë trajner, po më shumë në rolin e drejtuesit. Tashmë në moshën 35 vjeçare ai tregon për momentet  veçanta në karrierë, me kombëtaren dhe klubet. Pas futbollit të luajtur “E ndjej veten me fat, pasi kam bërë gjithçka që mundem me projektet që më pëlqejnë. Dua të jap kontribut për komunitetin. E shoh të rëndësishme për veten dhe e di që jam i aftë të tregoj…

Read More

Presidenti Meta, do vizitoje sot Tropojen, ku do të marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, ndërsa pritet të takohet me autoritetet vendore dhe përfaqësues lokal. Presidenti Meta, prej kohësh është angazhuar që “Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Meta prej kohësh është angazhuar, ndërsa ka bërë thirrje për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e…

Read More

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës së partisë Popullore Europiane në Mynih. Këlliçi përmes një postimi në rrjet shkruan mbi takimet e zhvilluara, duke theksuar se me Manfred Weber, Europa në vitet e ardhshme do të jetë shumë më e fortë, e bashkuar dhe perspektiva europiane e Shqipërisë më e qartë dhe e sigurtë. Këlliçi ndër të tjera shkruan, zgjedhjet e sotme jane historike per Europen pasi kandidati i EPP per President të Komisionit Europian Manfred Weber, me eksperiencën dhe vizionin e tij është i vendosur për ta mbajtur BE të bashkuar rreth vlerave…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, është kthyer në vemendje të publikut muajt e fundit. Një arsye është se ajo nuk pranoi të djegë mandatin e saj, ashtu siç vendosi grupi i saj parlamentar. Të njëjtën gjë bëri edhe deputeti Myslim Murrizi. Këtyre dy deputetëve iu shtuan deputetë të rinj të listës, të cilët pranuan të marrin mandatet e lëna nga paraardhësit e tyre. Pas këtij veprimi, zonja Hajdari intensifikoi aktivitetin e saj në Parlament, me synimin për të luftuar politikën e vjetër nga të dy krahët. Mungesa e artikulimit dhe lapsuset nuk e ndihmojnë shumë në këtë drejtim, por…

Read More

Zaimina Vasjari është koketa që ka intriguar edhe më shumë rrëfimin e ishPresidentit Bamir Topi, ku përmend shumë politikanë dhe situta të ngatërruara në librin që po bën bujë për përplasjet e forta politike me titull “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, botim i “UET Press”. “Helikopterët e Ushtrisë përdoren për pushime nga biznesmenë dhe femra”, ishte një deklaratë e ish-Presidentit Bamir Topi në vitin 2013, argument që i është rikthyer në libërt. Por në këtë diskutim ka dalë dhe emri i Zaimina Vasjarit. Mediat kanë publikuar shkrime me tituj: Kush ishte këngëtarja që u ul me helikopterin e Ministrisë…

Read More

Bella Hadid është një ndër modelet më të suksesshme dhe ndër më të kërkuarat e momentit. Ajo ka parakaluar në shumë sfilata mode dhe po pushton kopertinat e revistave më të famshme. Krahas komenteve pozitive, Bella merr edhe shumë komente negative, të cilën shpeshherë e sulmojnë se ajo ka bërë shumë operacione plastike dhe nuk është natyrale. Së fundmi, modelja ka postuar një video nudo në llogarinë e saj të Instagramit, e cila është paraqitur plot buzëqeshje para kamerës derisa mban me duar gjoksin dhe një peshqir mbi kokë. Mendohet se këtë video e ka postuar për të mbyllur gojët…

Read More

Arkimend Lushaj është një reper shumë i dashur dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët, të cilat këngët e tij i dëgjojmë shpesh në vende të ndryshme. I njohur ndryshe në botën e muzikes si Stresi, qëndron akoma pas hekurave pasi u arrestua në tetor për pjesëmarrje në një grup kriminal. Reperi po kalon një periudhë shumë të vështirë larg familjes dhe njerëzve të tij të dashur. Në llogarinë e tij të Instagramit, reperi ka postuar një foto të vjetër të vetes së tij, i cili është i veshur me një bluze të zezë ku duket mjaft tërheqës, por ajo…

Read More