Author: tirana

Reperi mjaft i famshëm Capital T prej vitesh tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar. Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës. Por, si çdo artist ka edhe momente të errëta në karierrë, ku ndonjëherë mendon të heqësh dorë.Në pyetjet e realizuara nga ndjekësit në “InstaStory-n” e tij Capital T e ka pranuar haptazi se edhe ai vetë i ka pasur këto dyshime. “A ke menu naj her me lon muzikën”…

Read More

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu në studion e lajmeve në News 24 tha se kryeministri Edi Rama ka 5 ditë kohë për të dhënë dorëheqjen. Sipas Balliut, protesta e paralajmëruar nga opozita më 31 maj nuk do të kufizohet vetëm në kryeministri, por do të përfshijë edhe Surrelin. “Edi Rama ka 5 ditë kohë të zgjedhi rrugën europiane që është dorëheqja. Data 31 maj nuk përjashton absolutisht asnjë gjë, nga Kryeministria deri në Surrel. Nuk mund të tolerohet të kemi zgjedhje vetëm me një parti. Jemi në Shqipërinë e 2019-ës. Revolta nuk ka skenare. Po ta shikoni herën e fundit, pavarësisht…

Read More

Lidhja e tyre ka qenë lajm në mediat rozë, por ata asnjëherë nuk e pranuan publikisht. Këngëtari i ri, por shumë i suksesshëm, Butrint Imeri ka ngjallur përsëri dyshimet për një lidhje me moderatoren nga Shqipëria, Kiara Tito. Ishte këngëtari ai që në llogarinë e tij ka publikuar në fotografi përkrah prezantueses, të dy ishin të kombinuar në veshje derisa shkëlqenin pranë njëri-tjetrit. “Hajt hajt” ishte mbishkrimi që Butrinti vendosi përkrah fotografisë duke lënë të nënkuptohet se Kiara do të jetë pjesë e videoklipit të tij të ardhshëm. Ndërsa reagimet për këtë imazh ishin të shumta nga ana e adhuruesve…

Read More

Për mbi 20 vite kanë jetuar nën një çati, por Nazmia nuk është sjellë me vjehrrën ashtu siç është sjellë ajo. Nusja jeton në katin e tretë, ndërsa vjehrra në katin e parë. “Jam e martuar me tre fëmijë, dy djem të martuar me dy nuse të mrekullueshme që më kanë dhuruar një nip dhe një mbesë dhe vajzën. Një djalë e kam në shtëpi, ndërsa tjetrin e kam në Itali, nusja që jeton me mua më ka sjellë këtu sot. Atë që ka bërë ajo për mua unë s’ja kam bërë vjehrrës.Më dukej normale që i flisja vjehrrës kur…

Read More

Burrat duhet të martohen për të përmirësuar mirëqenien e tyre, por nuk duhet të shqetësohen. Ndërsa gratë e pamartuara dhe pa fëmijë janë njerëzit më të lumtur në shoqëri. Paul Dolan, profesor i shkencave të sjelljes në London School of Economics, tha se meshkujt përfitojnë nga martesa sepse ‘qetësohen’, ndërkohë nuk ndodh e njëjta gjë për gratë. “Grupi më i shëndetshëm dhe më i lumtur janë gratë që nuk janë martuar ose kishin fëmijë,”-tha ai. Duke folur në Festivalin e Hay, Prof Dolan shtoi: “Unë di të them vetëm se nëse je burrë duhet të martohesh, nëse je grua mos…

Read More

Pas thuajse një jave stërvitore, më 28 maj do të publikohet lista nga trajneri i Kombëtares, Edi Reja, për dy ndeshjet e radhës kualifikuese, të cilat janë të parat për të në krye të Shqipërisë. Më tej, pas qëndrimit për disa ditë në vendin tonë, më 2 qershor kuqezinjtë nisen drejt Frankfurtit, ku do të qëndrojnë deri më 6 qershor, ku paraditen e së enjtes do të fluturojnë drejt Rejkjavikut, dy ditë para ndeshjes kualifikuese. Dy seanca stërvitore të programuara në Islandë për kuqezinjtë, dita e ndeshjes më 8 qershor në orën 15:00 (me orën tonë) dhe më pas rikthimi…

Read More

Ai është jo vetëm nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës “live”, por edhe ndër më të kërkuarit nëpër dasma. E kur kërkesat për të qenë pjesë e gëzimeve familjare janë të shumta, edhe situatat e çuditshme janë pjesë e tyre. Kështu i ka ndodhur Genës, teksa ka performuar në një dasmë në Tetovë. “Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar specialë”, tregon Gena. “Në vrap e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati veglat. Teksa përgatiteshim, merrnim dhe shumë duartoktritje nga salla, që njëkohësisht thërrisnin emrin tim. U gëzova sepse…

Read More

Një ditë pas protestës së mbajtur nga opozita e bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar si marshimin historik paqësorë që ndezi kryeqytetin. Në një postim të bërë në Facebook, Kryemadhi shkruan se kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar dhe se “është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi”. “Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet…

Read More

Çdo 5 vjet, Bashkimi Evropian angazhohet në një ushtrim vetëdijësimi. Zgjedhjet e Parlamentit Europian, na lejojnë ta shohim veten në pasqyrë, dhe të analizojmë kalimin e kohës. Por zgjedhjet e 23-26 majit janë të veçanta: ato do të jenë të parat që nga kriza e refugjatëve, referendumi Brexit dhe zgjedhja e Trumpit president i SHBA-së. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian, quhen zakonisht “zgjedhje të dorës së dytë”. Pjesëmarrja e ulët e votuesve, që ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga zgjedhjet e para të vitit 1979, tregon se evropianët nuk i kushtojnë shumë rëndësi atyre. Tre muaj përpara zgjedhjeve të…

Read More

Izraelitët e Gjermanisë janë paralajmëruar nga  zyrtari qeveritar, Felix Klein që të mos mbajnë  kapelat, ‘kippah’ tradicionale në mjediset publike pas një rritjeje të sulmeve anti-semite në të gjithë vendin në Gjermani.Komisioneri i antisemitizmit të qeverisë gjermane, Felix Klein,  tha se nuk do të ishte e këshillueshme që izraelitët të mos i mbajnë në kokë dhe se mendimi i tij kishte ndryshuar. “Nuk mund t’iu rekomandoj hebrenjve të mbajnë kapelat e tyre, kudo dhe në çdo kohë në Gjermani”, tha ai për mediet vendase. Ndërkohë, Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin tha se këto rekomandime tregojnë edhe një herë se herbrenjtë…

Read More

Pronari i një lokali nate në Tiranë u vu në pranga nga policia, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në lokal për klientët. Në operacione dhe kontrolle të befasishme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve, u arrestuan edhe 9 persona të tjerë në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Në orët e para të mëngjesit në lokalin me pronar dhe menaxher me inicialet Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona…

Read More

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Monakos dhe regjistron fitoren e katërt sezonale, duke “vrarë” shumë shpejt garën për titullin kampion në Botërorin e Formulës 1. Piloti britanik, kampion bote në fuqi, ka triumfuar në fundin e një gare më pak të bezdisshme nga ç’ishte parashikuar, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, përpara Ferrarit të Vettel dhe Mercedesit tjetër të Bottasit. Finlandezi, shok skuadre dhe rival për titull njëkohësisht, zbret tashmë në 17 pikë diferencë me kampionin. Në vendin e katërt u rendit Verstappen, i cili arriti madje të ngjitej deri në vendin e dytë,…

Read More