Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Blic në Tiranë, arrestohet në orët e para të mëngjesit pronari i lokalit të natës…kokainë për klientët

17:24 / May 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5c95391d0238apolicia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronari i një lokali nate në Tiranë u vu në pranga nga policia, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në lokal për klientët.

Në operacione dhe kontrolle të befasishme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve,  “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve, u arrestuan edhe 9 persona të tjerë në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Në orët e para të mëngjesit në lokalin me pronar dhe menaxher me inicialet Sh.I,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Pronari 45-vjeçar me inicialet Sh.I banues në Kamëz, do të akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”.

Sipas policisë, pronari i lokalit është i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Në gjendje të lirë për veprën penale  “Moskallëzim krimi”,  F. G., dhe një vajzë me inicialet D.K.

Si rezultat i operacionit “Fundjava” tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.  I riu u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Nga komisariati numër 1 u arrestuan dy të kërkuar, D. R., 45 vjeç banues në Tiranë dhe G.M.,38 vjeç,  banues  në Rrëshen, Mirditë. Ata kërkoheshin për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 9 maj 2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër  dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë një person me inicialet G. H.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve  nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 persona të tjerë  të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht

I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

A S, për veprën penale “Dhuna në familje”, 

A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.

R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,

Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,

A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Angli, 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Leicester

15:14 / July 15, 2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

12:44 / July 15, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.