Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO / Çifti Kadare rikthehet në shtëpinë-muze

14:32 / May 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia ku shkrimtari i madh Ismail Kadare ka jetuar gjatë periudhës së komunizmit, në një pallat të njohur nga shumëkush në hyrje të rrugës së Dibrës, çeli dje dyert për qytetarët në formën e muzeut. Një nga vizitorët e parë të shtëpisë-muze është vetë gjeniu i letrave shqipe, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Helena Kadare, u rikthye në apartamentin e mbushur me kujtime.
Arkitektja e njohur, Elisabetta Terragni, e cila ka restauruar apartamentin për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh në Rrugën e Dibrës, shprehu bindjen se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të nxjerrë në pah për vizitorët nga e gjithë bota jo vetëm të vlerave të gjuhës shqipe, por edhe të periudhës në të cilën jetoi e punoi shkrimtari ynë i madh. “Ky apartament është për ne rezultati i celebrimit të letërsisë, nuk është një muze klasik, por është një vend ku mund të mësoni më shumë përsa i përket shkrimit në kanavacë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të festuar gjuhën, që është gjuha shqipe në të cilin shkroi shkrimtari, dhe në të njëjtën kohë për të treguar se si ky shkrimtar ia doli gjatë kësaj periudhe të vështirë për të përkthyer gjithë punët e tij. Ndaj, kjo është gjithashtu ajo çfarë duam të nxjerrim fillimisht në pah, që bota të shohë se ai gjithmonë shkroi në gjuhën shqipe”, u shpreh Terragni. Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë botërore. Ai nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe.





  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 1
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 2
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 3
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 4
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 5
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 6
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 7
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 8
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 9
  • Erion Veliaj dhe Ismail Kadare gjate vizites ne muzeun e ri te shkrimtarit te njohur 10
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

14:32 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026

Braho: SPAK ka nisur 46 procedime për krime zgjedhore, akuzat ngrihen vetëm mbi prova

11:34 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.