Nga Edmond Prifti Nëse nuk e keni parë ende, pas pak kohësh me siguri do fillojë të popullohet, e kësaj radhe si asnjëherë më parë. Është kjo magji e ndodhur përgjatë detit Adriatik, pothuajse një orë e 10 minuta me makinë, por në një rrugë tejet të dëmtuar përgjatë këtij viti, si shkak i makinerive të mëdha të ndërtimit, “për ëndrrën shqiptare”…të betonizimit!Kepi i Rodonit, apo ky gadishull mjaft tërheqës, ndodhet pothuajse 20 minuta me makinë nga Gjiri i Lalëzit, një nga pikat më të frekuentuara, pranë qytetit të Durrësit. Ajo, e cila do t’i bënte përshtypje çdo vizitori është…
Author: tirana
Analisti Artur Zheji i ftuar në Ora News ka thënë se Kryeministri Edi Rama tashmë ka gati dorëheqjen, por po kërkon një rrugëdalje si garanci, për ta bërë këtë. “Ditën e enjte që Berisha ka qenë në OPINION, një biznesmen i njohur shqiptar është kthyer nga një takim biznesi që kishte planifikuar në Europë, e ka shtyrë atë takim per të shkuar te Rama dhe për të përcjellë disa mesazhe. Në dijeninë time, Rama ka kërkuar edhe pak kohë dhe ka gati dorehëqjen. Rama po kërkon një “exit way”, tha ai.
Ka degjeneruar në përdorimin e dhunës protesta e opozitës. Përkrahësit e PD-LSI-së kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha është larguar nga protesta para parlamentit. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë me shenja protestuesve të ndalojnë.
Pavarësisht protestës së PD- LSI në Bulevard, Tirana duket se është zhvendosur në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Qindra qytetarë kanë mbushur skenën e Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial për të ndjekur repertorin e grupit të njohur irlandez dhe muzikën origjinale të Ansamblit Tirana. Grupi muzikor irlandez do të sjellë edhe kërcimtarë profesionistë nga të dy anët e pellgut, të cilët përqafojnë kërcime tradicionale irlandeze dhe amerikane. Përveç ritmeve të muzikës ndërkombëtare në skenën e Amfiteatrit po luhet edhe muzika shqiptare e ofruar nga Ansambli Tirana të cilët dinë gjithnjë të dhurojnë spektakël të vërtetë. Për më shumë…
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij i ka ftuar të gjithë protestuesit të ndezin dritat e telefonave. Ndërkohë më tej Basha i ka ftuar të zhvendosen nga Kryeministria drejt Parlamentit. Edhe pse ka rreth dy orë që ka filluar protesta e opozitës, nuk dihet ende se sa do të vijojë.
Ndëekohë që protestuesit i janë drejtuar parlamentit për të vijuar protestën e tyre, edhe policia ka marrë masa. Policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe një autobot janë në gatishmëri tek parlamenti. Perimetri i sigurisë është me gardh metalik. Ndërkohë një pjesë e protestuesve janë afruar tek gardhi i policëve të vendosur në fund të oborrit të parlamentit.
Djali i Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit ka festuar sot 3-vjetorin e lindjes. I vogli është surprizuar nga prindërit dhe të afërmit me një festë shumë të bukur, pamjet e së cilës, Andrra i ka ndarë me të gjithë. Ansi shfaqet para tortës teksa i këndohet kënga dhe i buzëqeshur pret me padurim të fryjë qirinjtë. Ndërsa në fotot e tjera shfaqet i lumtur teksa pozon mes prindërve.
Pak ditë më parë të gjithë fansat u shokuan nga lajmi që Rihanna pranoi se prej kohësh jeton në Londër. Ndërsa tani, krejt papritur ylli i muzikës u shfaq në hapjen e dyqanit të ri të ‘Fenty’ në Paris. Paraqitja e saj surprizuese nuk ishte paralajmëruar më herët, por fansat që ishin atje u emocionuan shumë. Ajo u shfaq e veshur bukur me një fustan xhins të errët dhe grim të thjeshtë. Rihanna ishte pozitive dhe e qeshur teksa takonte fansat që ishin aty. Kujtojmë se lajmi më i rëndësishëm për të së fundmi ka qenë fakti që është zhvendosur…
Manjola Nallbani ka qenë protagonist e ‘Jo vetëm modë’ ku u bë pjesë e një bisede të sinqertë me moderatoren Orinda Huta. Ajo foli për koncertin recital të pak ditëve më parë, por jo vetëm. Jashtë bisedës nuk mund të qëndronte familja e saj dhe në këtë moment këngëtarja e dashur për publikun nuk i mbajti dot lotët. Manjola rrëfeu se një nga këngët që këndoi në recitalin e saj ja ka dedikuar njërës prej vajzave të saj, që jeton në Londër dhe e sheh rrallë. “Ne jemi prindër shumë të lidhur me fëmijët. Unë edhe kur shkoj jashtë…
Në një kohë që opozita proteston në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pak metra më tutje, tek Rogner zhvillohet një dasmë.
Në fjalën tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se sheshi përpara Kryeministrisë është mbushur me kurajë dhe vendosmëri, ndërsa shtuar se ky është mesazhi i shkëputjes së Shqipërisë nga kthetrat e një grushti horrash dhe zuzarësh që kanë marrë peng Shqipërinë. Basha theksoi gjithashtu se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje demokratike. “Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Evropa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajë, me vendosmëri, me një mesazh të prerë…
Policia e Shtetit, por edhe Garda ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ nga Bulevardi se policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë.