Lionel Messi ka pasur një tjetër sezon të shkëlqyer te Barcelona. Ai i udhëhoqi Blaugranar drejt titullit në La Liga dhe do të ketë një shans për të fituar Kupën e Mbretit. Në të gjitha garat, Messi ka shënuar 50 gola. Për shumicën e lojtarëve, arritja e kësaj arritjeje një herë në karrierën e tyre do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Ai në La Liga ka shënuar 36 gola, ku përfundoi si golashënues i parë, por dha edhe 13 asistime. Argjentinasi krijoi më shumë shanse, gjithsej 92, dhe kishte 87 gjuajtje në portë. Messi shënoi aq shumë gola saqë…
Author: tirana
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkruar sot letrën e tretë publike drejtuar Bashës. NKujtojmë se në letrën e parë kur e ftoi për dialog, nuk erdhi asnjë reagim nga kreu i opozitës, ndërsa letrës së dytë iu përgjigj duke i drejtuar një letër gjithë qytetarëve. Në letrën e rradhës, Edi Rama e fton sërisht opozitën në dialog duke theksuar se zgjedhjet do të mbahen. Sipas Ramës ata s’kenë asnjë shans të pengonjnë 30 qershorin të vijë për ata që duan të votojnë. LETER E TRETE PUBLIKE LULZIM BASHES Zoti Kryetar, kjo letër e tretë po shkruhet pas leximit të…
Ndonëse ka qenë një vit ku pagën nuk e ka marrë të plotë për shkak të qëndrimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar veprimtarinë parlamentare, llogaria e ish-kryeministrit Berisha rritet. Në raportin e siguruar nga tirananews.al rezulton se për vitin që lamë pas, ish-kryeministri ka shtuar në llogarinë e tij bankare 697 mijë lekë të reja. Nga të ardhurat nga paga dhe shpërblimet në Kuvend Berisha ka marrë 1.3 mln lekë të rinj, ndërkohë që nga të ardhurat nga dietat e Kuvendit Berisha ka fituar 517 mijë lekë të rinj. Ashtu sikurse Rama, edhe të ardhurat e bashkëshortes së Berishës…
Teksa të shtunën pritet të zhvillohet protesta e radhës kombëtare e opozitës, përpara Kryeministrisë kanë filluar të merren masat e sigurisë. Përpara ndërtesës së qeverisë është vendosur një gardh metalik, i cili kësaj here është vendosur dy ditë përpara. Të njëjtat masa sigurie kanë filluar të merren edhe para Parlamentit. Vizion Plus bën me dije se shtyllat në të dy këto institucione janë lyer me graso. Pritet gjithashtu që të blindohet edhe hyrja e kryeministrisë, e cila u sulmua herën e fundit me 11 maj me bomba molotov. Ndërkohë, gazetari Lorenc Vangjeli në studion e “Opinion” dha edhe një skenar…
Belshi i liqeneve dhe mullirit. Nga kjo e mërkurë, Belshit i është shtuar “Guri i Mullirit”, një lulishte historike e vendosur në rrugën “Osman Pepa”. Me praninë e kryebashkiakut Arif Tafani, në mesditë kjo lulishte u inaugurua me praninë edhe të qytetarëve të Belshit dhe familjarë të mullixhiut Osman Pepa. Lulishtja “Guri i Mullirit” u mundësua nga familja Pepa dhe Rusta nën kujdesin e vajzës së Osman Pepës, Leme Rusta. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Arif Tafani u shpreh se ky monument historik do të jetë pjesë e një paketë ku përfshihen monumenti i masakrës ndaj djemve belshakë nga ushtria…
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në RTV Ora deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen sepse është bërë president pikërisht kur opozita ishte përballë kryeministrit Edi Rama të cilin e ka montuar ai vetë. Pjesë nga biseda në studio: Gjuzi: Presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen sepse është bërë president pikërisht kur opozita ishte përballë kryeministrit Edi Rama të cilin e ka montuar Ilir Meta. E ka thënë Monika Kryemadhi në tryezën e 31 partive politike. Unë nuk kam përgjegjësi ka thënë. Përgjegjësitë i ka pasur Ilir Meta. Zheji: Pra, nëse siç thuhet Rama po…
Një bandë hajdutësh pasi kishin grabitur bizhuteri në shumën 190 000 dollarë në një dyqan në një nga lagjet e Londrës, zgjodhi rrugën e gabuar për t’u larguar. Në ndjekje të tyre u vunë disa kalimtarë, të cilët i penguan të largoheshin. Heronjtë e rastësishëm ndoqën njërin prej grabitësve dhe pasi e kapën, e goditën me grushta e rripa pantallonash. Ngjarja dramatike u filmua me celular nga një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër. Dy prej grabitësve u arrestuan nga policia dy km larg vendit të grabitjes, kurse katër të tjerë janë ende në liri.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Opinion”, u pyet nëse beson se kreu i opozitës Lulzim Basha do të ulet në një tryezë dialogu me kreun e qeverisë Edi Rama. Pjesë nga biseda: Berisha: Nuk besoj që ulet. Fevziu: Nuk besoni? Berisha: Jo nuk besoj se ulet! Opozita e do marrëveshjen. Nuk e ka luftë për pushtet. E ka për zgjedhje të lira. Opozita nuk mund ta përjashtoj Edi Ramën si kryetar i Partisë Socialiste. Nuk kërkon të shuhet Partia Socialiste pavarësisht inkriminimit. Rama kryeministër që shkruan se kur do të zhduket opozita. Që këtu Rama meriton që të ngrihen…
Facebook ka publikuar raportin e fundit, i cili detajon sa postime dhe llogari ka kontrolluar që nga mesi i tetorit 2018 deri në marsi të vitit 2019. Gjatë këtij gjashtëmujori, Facebook fshiu më shumë se tre miliardë llogari të rreme. Me këtë shifër arriti të thyejë rekord pasi nuk janë mbyllur asnjëherë kaq shumë profile. Më shumë se shtatë milionë postime me përmbajtje urrejtjeje u hoqën, duke arritur edhe me këtë një rekord të lartë. Facebook tha se rritja e numrit të llogarive të fshira ishte për shkak se “aktorët e këqinj” po përdorin metoda të automatizuara për ti rritur…
Deputeti maqedonas i LSDM-së Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij në Kuvend, pas publikimit të përgjimeve, ku ai dëgjohet kur porosit lëndë të dyshimta narkotike, për të cilën ai tha se ka blerë vaj kanabisi për një të afërt. Bogoevski vendimin e bëri të ditur në seancën e Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve në Kuvend, në të cilën po merret vendim për mandatin e Nikolla Gruevskit. Bogoevski ishte edhe kryetar i Komisionit. “Kolegë deputetë qëndroni besnik ndaj principeve. E di se politika është një lojë e zjarrtë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë…
Xhensila Pere e ftuar në emisionin e pasdites në “Ftesë në 5”, në Top Channel ndër të tjera ka treguar dhe për eksperiencën e saj më sëmundjen e mamit. “Do tregoj diçka shumë personale. Para disa viteve kam kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën time dhe kisha vënë re që vetëm po qaja. Një muaj vazhdova në këtë lloj situate. Në një moment isha duke qarë para pasqyrës dhe i thashë vetes: Kjo do të vazhdosh të jesh? Fshiva lotët, buzëqesha para pasqyrës dhe e kalova kështu situatën time të vështirë. Ishte një periudhë shumë e vështirë me…
Miley Cyrus është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës botërore. Nëpërmjet disa fotove të publikuara së fundmi, Miley Cyrus ka provokuar “keq” para pasqyrës. Miley Cyrus ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqet gjysmë e zhveshur para pasqyrës. Këngëtarja shfaqet e veshur me një bluzë në pjesën e sipërme, ndërsa poshtë mban vetëm të brendshmet. Ajo tregon linjat fizike para pasqyrës, e ulur në një karrige. “Kam thyer telefona, rekodre dhe internetin… por ASGJË nuk thyen sikurse zemra”, ka shkruar ajo krahas fotove.