Author: tirana

Ndryshime të theksuara në maturën shtetërore. 36 mijë gjimnazistë janë në ankth për mbarëvajtjen në provimet e Maturës Shtetërore. Këtë vit ka ndryshime, por dhe penalitete të shtuara për nxënësit që kopjojnë. Maturantët do të kenë jo më 5, por 4 provime, zgjatet koha e testimit në 2 orë e gjysmë dhe ka më shumë pyetje alternative për çdo lëndë. Drejtoresha e Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi shpjegon ndryshimet në procesin e Maturës Shtetërore. “Ndryshon formati i testit, nuk do të jetë më me 50 pikë, por është me 60 pikë. Do të shtohet numri i pyetjeve me alternativa në test…

Read More

Këngëtarja Ledina Çelo prej vitesh është shpërngulur në Gjermani ku ka krijuar familjen e saj të mrekullueshme dhe është nënë e dy fëmijëve. Gjatë kësaj kohe kemi parë që Ledina është shumë e përkushtuar ndaj vajzës dhe djalit me të cilët poston shpesh foto e video. Mirëpo ditën e sotme këngëtarja ka vendosur të shkojë në zyrën e bashkëshortit, moment të cilin e ka ndarë me ndjekësit. Ledina nuk e priste që ta kapte bashkëshortin duke dëgjuar këngën e saj të preferuar. “Ai momenti kur i shkon burrit fshehurazi në zyrë dhe dëgjon këngën tënde të preferuar”, shkruan Ledina e…

Read More

Loredana ka dhënë një lajm të hidhur për fansat gjatë ditës së djeshme. Reperja e njohur së fundmi është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe zvicerane. Siç edhe e dini, ajo u akuzua për zhvatje dhe për mashtrim nga disa persona, të cilët e denoncuan. Pasi dha shpjegimet para mediave shqiptare në konferencën e pak ditëve më parë, Loredana ka zbuluar se ka hequr dorë nga të gjitha koncertet e saj dhe me anë të një videoje ka kërkuar mirëkuptimin e fansave. Ky vendim me siguri lidhet me ngjarjet e fundit që kanë shkaktuar shumë probleme për reperen. Mesa…

Read More

Familja e Presidentit të Republikës, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie. Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP dhe të siguruar nga tirananews.al, familja presidenciale ka deklaruar një sërë ndryshimesh në pasurinë e tyre, të krijuara kryesisht nga shitje shtëpish dhe të ardhura nga pagat dhe dietat për shkak të detyrave, si dhe likujdim i një kësti të një kontrate të majme. Pavarësisht se si të ardhura janë deklaruar vetëm ardhurat nga paga, dietat dhe shitja e një shtëpie me…

Read More

Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që rrjedhin përmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare të Ballkanit Perëndimor mundësohen nga një ekonomi politike e krimit, e cila është e rrënjosur në vendet e rajonit. Raporti i publikuar nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, pasqyron pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Raporti thotë se në rajon marrëdhëniet e ndërthurura mes politikës, biznesit dhe elitave kriminale e kanë shndërruar aktivitetin në një sipërmarrje të përbashkët mes strukturave shtetërore dhe grupeve kriminale. Një tjetër tipar i përbashkët i rajonit të…

Read More

Winnie Harlow modelja kanadeze e ka transformuar diversitetin e saj në një burim krenarie dhe në pak vite është bërë një nga modelet më të kërkuara në botë. Harlow e tregon lëkurën e saj me pulla me krenari dhe mezi pret të zhvishet. Modelja e re e Sports Illustrated, në këto ditë ka qenë një nga protagonistet më të bukura të Festivalit të Cannes. Në tapetin e kuq ajo ka tërhequr vëmendjen me look-un e saj skandaloz, ditë pas dite. Në fillim është shfaqur me një fustan që i mbulonte pjesët intime me një të qëndisur prej krokodili përpara dhe…

Read More

Kuvendi ka miratuar sot projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve. Ky projektligj u miratua sot me 77 vota pro, 12 vota kundër dhe 9 vota abstenim. Partia Socialiste kishte propozuar projekt-ligjin për trajtim finaciar të këtyre profesioneve, të cilat konsiderohen të vështira. Më herët gjatë ditës së sotme, ministrja Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha se ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë. Sipas ministres, konkretisht do të përfitojnë nga ky projekt ligj: 13300 minatorë 7600 naftëtarë 2500…

Read More

I ftuar në Top Talk këtë të enjte, ishte Kastriot Islami, ish-deputet i PS, por edhe i PD, pasi u përjashtua nga socialistët. Teksa janë bërë 8 vite nga përjashtimi i tij nga PS, Kastriot Islami, shprehet se ndjehet mirë që nuk është pjesë e Rilindjes. “Bëhen 8 vite pas përjashtimit nga PS, ndjehem mirë që nuk jam pjesë e Rilindjes. Jam ndjerë mirë si pjesë e grupit të PD. Rilindja ka disa nivele. Është grupim që kontrollohet nga Rama”, u shpreh ai. Më tej Kastriot Islami ka rrëfyer se u vendimi për përjashtimin e tij u mor teksa ai…

Read More

Gjatë një videoje të publikuar nga pallati mbretëror Kensington në datën 20 maj, Ëilliam shfaqet duke kaluar kohë me fëmijët e tij, madje pyet djalin e tij të madh të vlerësojë dizajnin e kopshtit të mamasë së tij. Megjithatë, çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave ka qenë mënyra se si William e ka quajtur vogëlushen e tij Charlotte, pasi ai nuk i është drejtuar me emrin e saj, por me pseudonimin ‘Mignonette’. Sipas ‘People’ kjo fjalë vjen nga gjuha frengjishte dhe përkthehet: ‘e bukur, e ëmbël, e vogël dhe diçka e bukur’. Kjo gjë është komentuar shumë mirë…

Read More

Dy ditë para protestës së opozitës, në godinat qeveritare kanë nisur masat paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues. Tek Kryeministria dhe Parlamenti janë vënë gardhet metalike dhe shtyllat janë lyer me graso, masa këto që janë marrë që orët e para të mëngjesit të së enjtes. Në vijim pritet të sigurohet dhe dera e Kryeministrisë me fletë metalike, për të parandaluar hyrjen e protestueve brenda godinës. Në planin e masave janë angazhuar rreth 1500 efektiva policie.

Read More

Anjeza Shahini u bë nënë e një vajze dhe po përjeton momentet më të lumtura në jetë. Edhe pse e vogla ka ende nevojë për përkujdesje, këngëtarja shqiptare ka gjetur hapësirë gjatë ditës për t’ju rikthyer punës. Siç ka zbuluar më herët, Anjeza është trajnere vokali e talenteve të rinj dhe bashkëpunon me studio dhe televizione të ndryshme që kanë lidhje me muzikën. Ajo ka publikuar pak minuta më parë një grup fotosh të disa prej të rinjve anglezë që kanë dhënë audicione para saj dhe pjesëtarëve të tjerë të jurisë për t’u bërë pjesë e një shfaqjeje televiziveve. Anjeza…

Read More

Angelina Jolie është shumë më shumë se një fytyrë e bukur. Ajo është një aktore çmim-fituese, një nënë, një humanitare, që ka viztuar fëmijët kosovarë pas luftës dhe kjo është vetëm njëra anë e saj, ndërsa tjetra është arti, po kaq e madhe Në vitin 2002 Angelina Jolie ka vizituar Kosovën, si përfaqësuese e UNCHR-it, për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga lufta. Aktorja amerikane ishte në qytetin e Mitrovicës. 1. Jolie shumë herët ka filluar të mirret me aktrim, derisa profesori i artit e rrëzoi nga një provim, dhe ajo vazhdoi ëndrrën e saj, të bëhej sipërmarrëse, apo drejtoresh…

Read More