Një shprehje e urtë popullore thotë se njeriu duhet të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë sikur të ish i varfër. Idea pas kësaj shprehjeje është se darka duhet të jetë shumë e lehtë për një shëndet të mirë. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, darka është shumë e rëndësishme, thonë ekspertët. Sipas tyre, ulja e sasisë së ushqimeve të konsumuara në mbrëmje, do të nxisë urinë në mëngjes. Kësisoj, ju do të konsumoni ushqime të bollshme për vaktin më të rëndësishëm të ditës dhe do ta nisni mbarë atë. Në mëngjes, njeriu ka…
Author: tirana
Motrat Kardashian janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së të gjithë mediave në mbarë botën. Janë shumë aktive në rrjetet e tyre sociale duke ndarë me fansat foto dhe video të ndryshme nga jeta e tyre. Së fundmi, vëmendjen e ka marrë Kylie Jenner e cila ka postuar në llogarinë e saj të Insatgramit në Instastory disa video ku duket tej mase provokuese. Ajo ka pozuar para pasqyrës e veshur me pizhama të ngushta rozë ku duken format e saj bombastike duke i lënë ndjekësit e saj “pa gjumë”.
1.Pse keni fryrje dhe dhimbje të gjinjve para ciklit? Ashtu si me shumicën e dhimbjeve që vijnë gjatë menstruacioneve, kjo dhimbje shkaktohet nga hormonet. Në gjysmën e parë të ciklit menstrual të gruas, nivelet e estrogjenit janë në rritje dhe shkaktojnë zgjerim të kanaleve të gjirit. Indet e gjirit bëhen shumë më të dendur gjatë kësaj periudhe duke bërë që gjoksi juaj të duket më i plotë dhe i rëndë. Nga ana tjetër progesteroni shkakton bymim të gjëndrave të qumështit dhe si pasojë keni dhimbje të thithkave. 2.Pse ndonjëherë shfaqen qime në gjoks? Ndonjëherë femrat shqetësohen kur shohin qime rreth…
Panasonic ka ndërprerë bashkëpunimin me Huawei. Panasonic i Japonisë tha se po ndalonte biznesin me Huawei në përputhje me kufizimet e SHBA-së, duke i dhënë një goditje të re firmës kineze të telekomunikacioneve. Javën e kaluar SHBA hodhën Huawei në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë. Ndalimi zbatohet për mallrat që kanë 25% ose më shumë materiale të origjinës nga SHBA, sipas raporteve, raporton “Bbc”. Panasonic ka ndërprerë bashkëpunimin me Huawei. Panasonic i Japonisë tha se po ndalonte biznesin me Huawei në përputhje me kufizimet e SHBA-së, duke i dhënë një…
Vërtet, lulelakra me djathë përsipër nuk mund të quhet saktësisht ushqim tejet i shëndetshëm si lulelakra e thjeshtë dhe e vetmuar, por nuk e kam kuptuar kurrë maninë e njerëzve për të konsumuar ushqime “të shpëlara”, pa kurrfarë erëze apo ushqimi shoqërues që e përmirëson 1000 herë më tepër. Keni dëgjuar për racionet? Mjafton të përdorni fare pak salcë djathi, dhe me siguri që trupi juaj nuk pëson gjë! Këtë tavë mund ta përdorni si shoqëruese për mishra të gatuar thjeshtë, si ai i pulës apo viçit. Përbërësit (për 4-6 persona)450 gr lulelakër, e copëtuar3 lugë gjalpë4 lugë miell350 ml…
Justin Bieber siç dihet, ai është i martuar tashmë me modelen e njohur Hailey Baldwin, por përpara kësaj ai ka qene i njohur shumë për lidhjet e tij të herë pas hershme me këngëtare dhe modele të ndryshme.Vite më parë, modelja e njohur Sahara Ray është kapur mat duke u argëtuar me Justin Bieber dhe që prej ditës kur ai është martuar ajo vetëm po provokon në Instagram.Në postimet e saj të fundit në llogarinë e saj të Instagramit, videot e saj janë shumë provokuese ku shihet shumë joshëse me bikini neon, duke i dhënë një mesazh nga larg, se…
Eno Popi dhe bashkëshortja e tij Atena u bënë prindër të vogëlushes Liv, një vit më part.Moderatori i njohur Eno Popi ka postuar sot në llogarinë e tij të Instagramit një foto ku shihet së bashku me vajzën e tij, e cila është rritur tashmë, të dy të kombinuar njësoj me xhaketë xhins dhe duken shumë cool.Ajo sot, feston ditëlindjen e saj të parë, e cila bën 1-vjeçe.Ne i urojmë vogëlushes, të bëhet edhe 100!
Dieta japoneze me oriz qe ju ben te humbisni 10 kg. Konsumoni këtë ushqim çdo herë kur të ndjeni se jeni të uritur, konsumoni disa herë brenda ditës kurse sekreti është në atë që duhet ta hani ngadalë dhe çdo “kafshatë” ta përtypni rreth 20 herë. Me orizin mund të hani edhe hudhër – më së shumti 2 thelba në ditë. Gjithashtu të hani edhe sallatë nga perimet e freskëta, duke i shtuar vaj ulliri, lëng limoni ose uthull molle. Mund të shtoni edhe shumë pak kripë. Para se të filloni me këtë dietë, ju rekomandojmë që të këshilloheni me…
FIFA bën prapakthehu përsa i përket Botërorit të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Ideja për ta zgjeruar këtë event madhështor me 48 skuadra nga 32 që janë aktualisht nuk ka marrë aprovimin përfundimtar nga institucioni më i lartë i futbollit botëror dhe është vendosur që edhe në Katar 2022 numri i ekipeve pjesëmarrëse të jetë sërish 32. FIFA ka dalë me një komunikatë ku ka zyrtarizuar këtë vendim, ndërkohë është konfirmuar se edhe turneu do të zhvillohet vetëm në shtetin e Katarit dhe askund tjetër në Lindjen e Mesme, siç ishte hamendësuar. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino kishte…
Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim, ndryshimin me shkëmbim notash të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit. Po ashtu në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi edhe marrëveshjen me qeverinë e Republikës së Serbisë, për bashkëpunim në turizëm. Qeveria miratoi sot në parim edhe letërmarrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”.
Shërbimet sekrete të Sllovenisë shfaqën për herë të parë në median sllovene një reklamë për rekrutimin e agjentëve të rinj për të rinovuar dhe modernizuar agjencinë e spiunazhit në këtë shtet, pjesë e ish-Jugosllavisë. ”Njoftimi u drejtohet personave që janë të interesuar në fushat e shërbimit sekret dhe të sigurisë, të cilët janë të motivuar për sfida dhe të gatshëm për t’u përshtatur me metodat specifike të punës së agjencisë’’, sqaron Agjencia Sekrete e Sigurisë Sllovene (SOVA) në një fushatë publicitare publikuar në të përditshme ”Delo” dhe gazeta të tjera. Kandidatëve, si kusht të detyrueshëm duhet të jenë me kombësi…
Analisti Preç Zogaj mendon se liderët politikë kanë dy rrugë për të zgjidhur krizën politike: dialog ose luftë. Duke komentuar në “Opinion” letrën e kryeministrit Rama për kreun e opozitës ai tha se kishte vetëm një frazë të re që duhej marrë në konsideratë: dialog pa kushte. “Kryeministri është në kërkim të një zgjidhjeje. Për mendimin tim ne duhet të marrim nga kjo letër atë që është thelbësore. Dhe ajo është fraza kyçe, dialog pa kushte. Këtu bëhet dhe lojë fjalë por ne nisemi nga një premisë që hap shtegun që zhbllokon këtë ngërç. Le të marrim në konsideratë një…