Author: tirana

Një sherr masiv mes shqiptarësh është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Bruksel. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si Molenbeek pak pas mesnate. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në sherr ishin shqiptarë sipas dëshmitarëve, ndërsa nuk dihen arsyet që kanë bërë që situata të përfundojë në dh-unë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhte, të sjellë nga Joq Albania:

Read More

Katër shqiptarë përfunduan në pranga nga karabinierët e stacionit policor të Casale Monferrato (Alessandria), dy prej të cilëve me qëndrim të parregullt në Itali. Sulmet ndaj shtëpive në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia ndodhën midis qershorit 2018 dhe këtij muaji. Hetimet filluan pas një grabitje brutale më 29 nëntor kundër një sipërmarrësi nga Cella Monte. Katër të rinjtë, të maskuar ma kapuç ku dalloheshin vetëm sytë e “ftohtë”, prandaj edhe operacioni u koduar “Sytë e akullt”. Ata ishin të armatosur me pistoleta e me leva prej hekur. Duke kërcënuar pronarin dhe tre miqtë e tij, ata morën 10,000…

Read More

Bujar Qamili, zëri unik i këngës shkodrane tregohet i kujdesshëm kur vjen puna te bashkëpunimet muzikore. Nga studio e Vizionit të pasdites në Vizion Plus, ai ka folur hapur për këngëtarët me të cilët nuk do të guxonte të bashkëpunonte kurrë. Qamili shkoi edhe më tej duke thënë se këngëtar nuk bëhesh për një muaj dhe se këngëtarët e rinj “rriten me injeksione” si perimet.“E para duhet te jete mire vokalisht, te kete nje autoritet dhe personalitet si kengetar. Mund te vijne edhe kengetar nga rruga qe mund te vije edhe me thojne do te jap kaq para per te…

Read More

Ilir Meta ka pranuar të veshtë kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar, që shpreh me kaq forcë rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikësh dhe njerëzish publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht. Kreu…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar marrëdhëniet e tensionuara kohëve të fundit midis ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Hashim Thaçi. I ftuar në emisionin ‘Pressing’ të gazetarit Berat Buzhala, kryeministri Haradinaj kur u pyet për ish kryeministrin Berisha tha se nuk kishte informacione që Berisha ka bërë diçka kundër Kosovës. ‘Marrëdhënie midis Thaçit dhe Berishës besoj se kanë qenë marrëdhënie institucionale si kryeministër me kryeministër. Nuk kam informata që kryeministri Berisha ka bë diçka kundër Kosovës. Tropojan me punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor me gjet. Ata na i njohin të këqijat që na i ka bë Serbija. Mënyra…

Read More

Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë, i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit. Ai u emërua nga presidenti Pendarovski. Musliu në krye të Inteligjencës vjen pas punës disa vjeçare në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Nga BDI, thonë se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti. Artan Grubi, deputet i BDI-së: Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm, dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje.…

Read More

Nëse dikujt do t’i duhej që më pas të merret linjën e Kasharit për të shkuar në punë, duhet të presë. Kjo linjë ka vetëm dy të tillë në inventarin e saj dhe kjo bën që nisja nga stacioni i parë të jetë çdo 30 minuta. Ankesat e qytetarëve janë se Linja e Kasharit, Astirit dhe Yzberishtit nuk kanë orare fikse të nisjes. “E përdorim urbanin, presim këtu, ka një orë që nuk vjen Yzberishti. Shumë avash, na çmendën, 1 orë me vonesë”, thonë udhëtarët. Autobusi i Kasharit ndalet në stacione për më shumë se 2 minuta, madje ka raste…

Read More

Kristian Panuçi duket se do të merret tashmë me analizën e ekipeve të Serisë A italiane pasi ende nuk ka gjeutr një punë si trajner pas largimit nga Shqipëria. Tekniku italian që është përfolur shpesh se mund të bëhet trajner i Romës, ka analizuar së fundmi situatën e Interit dhe Napolit. Ai shprehet në një intervistë për “TMW” se Spaleti është një trajner i mirë që nëse arrin vendin e katërt në klasifikim, mund të konsiderohet diçka pozitive duke pranuar se duhej të bënte më shumë në Champions. “Juventusi po bën kampionatin e tij dhe ka arritur ta fitojë me…

Read More

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit, numri i qytetarëve të identifikuar në fazën paradiabetike ka arritur në 73,000. Paradiabeti është faza e parë e diabetit dhe sipas mjekëve, ajo është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje të rëndë. Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet. Shenjat e Paradiabetit Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore. Megjithatë, mund…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, pëgjimet në dosjen kundër Kastriot Ismailajt, në të cilat ka dalë edhe përfshirja e Presidentit Ilir Meta, në atë kohë, në opozitë, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një njeri me imunitet siç ishte Ilir Meta, nuk lejohej të përgjohej, dhe oficeri i Policisë Gjyqësore në dosjen e Prokurorisë, thotë se nga përgjimet për biznesmenin Ismailaj nën akuzë për pastrim parash, ka dalë i përfshirë edhe një person i ekspozuar politikisht. Numri që ka dalë në përgjimet ndaj Kastriot Ismailajt, në atë kohë ishte në përdorim nga Ilir…

Read More

“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Euorpian, por gjatë vitit të fundit, Brukseli ka kryer një rrokullisje të madhe, duke vënë dyshim idenë e zgjerimit”-thotë një artikull i publikuar nga prestigjiozja “Washington Post”, që mban firmën e Jasmin Mujanovic, politiolog i specializuar në politikën e Europës Juglindore. Shkrimi mban titullin: “Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor”. Më tej shkrimi vijon duke nënvizuar faktin se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, çështja e zgjerimit është zhdukur…

Read More

Dy të rinjtë Alketa dhe Asqeriu nga Berati ishin të dashuruar asokohe kur familja nuk mundi ta pranonte qysh prej fillimit marrëdhënien e tyre. Pavarësisht tentativave dhe kundërshtisë së vazhdueshme të familjes së djalit, dashuria e të riut ndaj Alketës triumfoi. Alketa dhe Asqeriu finalizuan lidhjen e tyre në martesë. Martesë nga e cila erdhën në jetë 2 fëmijë. Ishte viti 1996 kur edhe pse familja gëzonte ardhjen në jetë të fëmijëve dhe ndërsa jetonin për të ardhmen, prindërit e Asqeriut, Sefer dhe Pana mes tentativave të vazhdueshme arritën të ndikonin në ndarjen e çiftit. Alketa merr vajzën dhe ikën…

Read More