Author: tirana

Antipasta me proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një antipastë ideale për ditët e verës. Përbërësit e antipastës me proshutë dhe pjepër 100 gr proshutë 300 gr pjepër Përgatitja Për të përgatitur proshutë dhe pjepër duhet të synoni tek produkte të freskët dhe cilësor. Duke qënë se kjo pjatë ka vetëm këto dy produkte cilësia është parësorë. Presim pjeprin në feta duke i hequr farat. Mund ta shërbejmë në disa mënyra, por ajo më e zakonshmja është të vendoset në…

Read More

Aktorja e njohur Elle Fanning u përball më një situatë të vështirë gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit në Kanë. Gjatë darkës në Chopard Trophee, 21-vjeçarja humbi ndjenjat dhe fajin për këtë e kishte fustani që ishte shumë i ngushtë. Elle kishte veshur një fustan Prada të viteve `50, i cili me sa duket ka qenë më i ngushtë se sa duhet. E motra, Dakota Fanning dhe aktori Colin Firth ishin ulur pranë saj në momentin që Elle-s i ra të fikët dhe i erdhën menjëherë në ndihmë. Më pas, sigurimi i largoi të dyja motrat nga salla.…

Read More

Oficeri i Kontaktit të Shqipërisë në Rumani për Policinë e Shtetit, Ervin Dervina 41 vjeç, ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në shtetin rumun. Bashkë me të humbi jetën edhe bashkëshortja e tij rumune. Ervin Dervina ishte Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC). Policia shqiptare, e cila ka konfirmuar këtë lajm dhe thotë se është në kontakt dhe po bashkëpunon me autoritetet rumune për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ku humbi jetën efektivi shqiptar dhe bashkëshortja e tij.

Read More

Vaji i palmës dhe qumështi pluhur po gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore të vendit tonë. Konsumatori shqiptar mashtrohet nga prodhuesit vendas dhe jo vetëm. Mashtrimi arrin deri në atë pikë sa që askush nuk e deklaron atë në etiketën e produktit ushqimor, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor. Teknologët thonë se një sjellje të tillë prodhuesi shqiptar e mësoi nga konkurrenca e pandershme e produkteve të importit. Nazif Tivari shprehet: “E përdorin sepse një kilogram vaj plame kushton 140 lekë dhe kur ti e përdor për djathin kaçkavall, ai shton rrezen e prodhimit të djathit.…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka filluar pushimet verore, të cilat zgjedhur t’i kalojë në Ibiza të Spanjës. Këtë artistja e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës. Artistja përmes këtyre imazheve ka treguar që është duke e shijuar në maksimum pushimin.

Read More

Presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar me argumentin e dhënë për mospjesmarrje nga EURALIUS, misioni i BE për asistencë në reformën në drejtësi, në një tryezë për të zgjidhur problematikën me Gjykatën Kushtetuese. Sipas Presidentit Meta, përgjigja e marrë nga zyra e presidencës prej EURALIUS ishte: “Ne në takim nesër, nuk vijmë dot sepse jemi mision teknik”. Pra, theksoi Presidenti, je mision teknik dhe do të thotë se ke marrë një porosi politike”. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti Delegacionin e BE në Tiranë se cili ishte qëndrimi i tyre pas deklarimeve të sotme të presidentit Ilir Meta…

Read More

Zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ardiana Jaku ka dhënë sot dorëheqjen. Përmes një letre drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu, Jaku i bën me dije vendimin që ka marrë. Ajo do të jetë tashmë deputete në Kuvend në vend të Pjerin Ndreut i cili ka hequr dorë nga mandati për të garuar për kryetar Bashkia në Lezhë më 30 qershor. “Për gjithë miqtë që më kanë shkruar sot, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për lirimin tim: Duke qënë se dy detyrat janë të papajtueshme, me dëshirën më të madhe zgjodha t’i dedikohem qytetarëve…

Read More

Ajo është një modele shumë e suksesshme dhe gjithashtu shumë e përfolur në mediat rozë. Shpesh ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që publikon në rrjetet sociale. Edhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë. Oriola pa publikuar disa foto të nxehta nga plazhi ku provokon hapur. Modelja shihet duke tymosur një cigare, ndërsa tërheq vëmendjen paketa e duhanit që ajo ka vënë në vendim intim.

Read More

Ish-Presidenti Bamir Topi shkruan në librin e tij se në vitin 2012, sapo kishte dorëzuar detyrën e kreut të shtetit, në afërsi të shtëpisë së tij ishte ulur një helikopter i ushtrisë, ku në bord kishte persona që e filmonin. Në përgjigje të artikullit, ish-sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri teksa e konsideron pretendimin aluçinant, tha se pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm nuk e lejon që të urdhërojë njësitë e Forcave të Armatosura. Sipas tij, Reagimi i plotë i Kullurit: Pas makinës se propagandës se Rilindjes, edhe ish-Presidenti Topi ne librin e tij “Nocturn”, paska përsëritur pretendimin alucinant se ne cilësinë…

Read More

Ori Nebijajn dhe Isli Islamin i shohim çdo mëngjes në emision ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’ me të ftuar të ndryshëm. Gjatë transmetimit të puntatës së sotme, Ori ka marrë një surprizë shumë të këndshme, një buqetë të madhe me lule. “Se si po ndihem tani. Se si kush po ndihem nuk e di tamam”, është shprehur moderatorja duke qeshur, teksa merr buqetën në duar. Edhe pse Isli e ka ngacmuar për të treguar pak më shumë në lidhje me personin që fshihet pas kësaj dhurate, Ori nuk ka pranuar të lexojë pusullën. Megjithatë, ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një…

Read More

Nga Mero Baze Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ia nis punës bashkë me Sali Berishën, për të bllokuar mekanizmat e ngritjes së institucioneve të reformës. Në fakt, për plot tre vjet, ata arritën të fusin plot stërkëmbësha në ngritjen në kohë të institucioneve, duke përdorur dhe tymuese në Parlament kur zgjidhej prokuroja e përkoshme e përgjithshme. Dhe nuk është se nuk kanë patur sukses. Një lloj vonese e kanë arritur dhe sot mund të krenoheshin me të.…

Read More

Në bazë të një sërë komponentësh, si mënyra e ushqyerjes, stili i jetesës, ndotjes së mjedisit e të tjera, INSTAT raporton nivelin e vdekshmërisë për vitin 2018. Nga të dhënat tregohet se në total numri i regjistruar i vdekjeve është 21.804, duke shënuar 428 vdekje më pas se viti i kaluar.  Sipas të dhënave një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve ka qenë sëmundjet e ndryshme të “aparati të qarkullimit të gjakut”, ku përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga sëmundjet e enëve të trurit me 31.7 përqind dhe sëmundja e zemrës me 27.2 përqind. Në raport thuhet se, ky…

Read More