Duke komentuar takimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se takimi kishte për qëllim që ata të mbanin flamurin e zi të Serbisë së Madhe, pasi projekti i tyre u varros në Samitin e Berlinit. Berisha i përgjigjet indirekt edhe akuzave të mbrëmshme të Thaçit, duke theksuar se ata “kalojnë nga ekrani në ekran, duke besuar se me gjuhën e halabakëve ordinerë, shpifësve vulgar, mund të mbulojnë aktin e tyre në Samitin e Berlinit”.
Author: tirana
Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë babilonasit. Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilit babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor) Ora dhjetore. Në 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor dhe për…
Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera është aq e ndezur, saqë mjafton një shkëndijë që të shpërtheje një luftë e re në Lindjen e Afërt. Të dielën presidenti amerikan përmes twitterit e kërcënoi Iranin me shkatërrim. Pak orë më parë të panjohur kishin hedhur një raketë katjusha në zonën shumë të siguruar e të njohur si “zona e gjelbër” në Bagdad. Askush nuk u lëndua. Megjithëse nuk dihej, kush e kreu këtë akt e cili ishte qëllimi i raketës, presidenti Trump e ashpërsoi edhe më shumë…
Tri testamente të shkruara me dorë janë gjetur në shtëpinë e Aretha Franklinit në periferi të Detroitit, disa muaj pas vdekjes së Mbretëreshës së muzikes e Soul. Pas vdekjes së saj në 16 gusht të vitit të kaluar pas një tumori në pankreas, familjarët e 76-vjeçares kishin thënë se ajo nuk kishte lënë asnjë testament. Por ditët e fundit kanë dalë të dritë tre testamente, që janë gjetur në shtëpinë e saj në Detroit dy datojnë në vitin 2010 dhe një në vitin 2014. Dy më të hershmit u gjendën në një dollap të mbyllur të cilët u zbuluan pas…
Nga Skënder Minxhozi Në PD, por edhe brenda selive të partive më të vogla që gjallojnë rreth saj, janë totalisht të bindur: nëse Lulzim Basha ulet për negociata me Edi Ramën pa kushtet që opozita ka bërë tashmë publike, ai si lider e bashkë me të edhe paneli që e shoqëron, janë të vdekur politikisht. Kjo aksiomë ka marrë me kalimin e kohës formën e një liturgjie në grup: e thotë Shehi, e përsërit Mediu, e deklaron pa mbarim vetë Basha e pas tij Kryemadhi dhe më në fund e “vulos” Berisha. I cili është, sipas të gjitha gjasave, arkitekti…
Konkursi “Miss Albania ‘91” do të mbahet mend gjatë, sidomos nga brezi i rinisë së atyre viteve. Për një fakt shumë të thjeshtë; vajzat pjesëmarrëse ishin me të vërtetë të bukura. Një ndër to ka qenë edhe Valbona Çoba, e cila u shpall asokohe Miss Fotozhenia. Por çfarë ka ndodhur me vajzën me një bukuri tipike mesdhetare, e cila u martua përpara 9 viteve me një Todd Christopher dhe fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara? Spikerja e njohur e ekranit në vitet ’90 dhe e shumë projekteve të tjera televizive, Ardita Mullai rrëfeu në pasditen e emisionit “Rudina” se mikja e…
Afërdita Dreshaj ka ndarë herë pas here në llogarinë e saj në ‘Instagram’ momente të ndryshme nga përditshmëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, momentet e relaksit pranë partnerit të saj, por dhe njerëzve më të dashur si mamaja apo motra. Këngëtarja dhe modelja shqiptare ka treguar se është duke shijuar marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Jakub Kindl, i cili duket se kujdeset t’i dhurojë asaj momentet më të veçanta. Përveç këtyre momenteve, Afërdita ka publikuar pak më parë një video të hershme të saj duke kënduar me mikrofon në dorë. “Unë e vogël, duke kënduar”,- ka shkruar 32-vjeçarja në…
Ka hyrë sot në fuqi udhëzimi i ministres së Arsimit Besa Shahini në lidhje me procedurat e administrimit të teksteve shkollore në përdorim falas për nxënësit e klasave I–IV të arsimit bazë. Sipas këtij udhëzimi, nxënësit do të dorëzojnë tekstet shkollore të marra në përdorim, menjëherë me përfundimin e vitit mësimor. Akti i dorëzimit të teksteve shkollore nënshkruhet nga drejtori i shkollës dhe nga mësuesi kujdestar. Mësuesi kujdestar bashkëpunon/koordinon me prindin e nxënësit apo përfaqësuesin ligjor të tij, për kthimin e teksteve nga nxënësit, raporton tirananews.al. Shkollat, brenda 10 ditësh nga përfundimi i procedurave, do të raportojnë në institucionet arsimore…
Mononukleoza ose “mono” është një infeksion viral që mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, që zakonisht shfaqen 4-6 javë pas infektimit. Ky infeksion quhet edhe “sëmundja e puthjes” sepse virusi përhapet shpesh përmes puthjes. Nga shkaktohet? Shkaku kryesor i sëmundjes së puthjes është virusi Epstein-Barr, megjithatë mund të shkaktohet edhe nga viruse të tjera. Mono zakonisht nuk është shumë e rëndë. Shumë të rritur të ekspozuar ndaj këtij virusi, kanë krijuar antitrupa. Ata fitojnë imunitet dhe nuk preken më nga mono. Simptomat Mund të ndiheni më të lodhur se zakonisht dhe keni temperaturë dhe dhimbje fyti. Nodujt limfatikë,…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, gjithnjë arrin të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj, madje edhe në rastet kur nuk e kërkon diçka të tillë. Bebe ka publikuar së fundmi një video në “Insta Story”, ku shfaqet në një vend bregdetar me bikini dhe…e padepiluar. Teksa shihet duke folur ndërkohë që filmon veten, në momentin kur ajo ngre njërin krah, sytë të shkojnë menjëherë tek sqetulla e saj e padepiluar. Mos ndoshta vallë këngëtarja shqiptare bën pjesë në kategorinë e personaliteteve të njohur që po përqafojnë “bukurinë natyrale”, si lëvizje për barazi gjinore.
Ngacmimet dhe dhuna seksuale janë tepër të përhapura në Zvicër. Një studim i ri nga GFS Bern intervistoi 4.400 femra në periudhën mars – prill 2019. 12% e tyre pranuar se kanë përjetuar marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Sipas statistikave të popullsisë femërore të Zvicrës, korrespondon se rreth 430,000 femra të moshës 16 vjeç e lart kanë kryer seks kundër vullnetit. 8% thanë se pranuan për shkak të frikës dhe 7% janë detyruar të kryejnë marrëdhënie. Në 68% të rasteve, autorët e sulmeve seksuale kanë qenë të njohur. Vetëm 10% e raportuan incidentin në polici dhe vetëm 8% përfundimisht…
Kejvina Kthella çdo ditë e më shumë po merr vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale. Modelja, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë falë punës së saj si prezantuese televizive, këto ditë ka publikuar imazhe të tjera që vënë në pah hiret e saj. Ajo së fundmi ka bërë të ditur se pozoi për brendin e njohur “Guess”, kurse imazhe nga fotosesioni i realizuar për këtë markë, i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.