Në 2011-n, Klarenc Lelaj humbi dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 4 vjeç, si pasojë e një shkarkese elektrike në banesën ku ata ndodheshin, në Vlorë. Për këtë fatkeqësi, familja e Klarencit ka përfituar një shpërblim për të cilin pretendon se ia ka marrë avokati dhe njëra prej motrave, Mimoza, të cilën këtë të diel e kishte sjellë në një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në gjyq”. Humbja e dy fëmijëve të mitur për familjen Lelaj ishte një tragjedi e cila nuk ka fjalë për t’u përshkruar. Në gjendje tejet të rënduar psikologjike dhe në vështirësi të mëdha ekonomike,…
Author: tirana
Një fëmijë 5 vjeç ka humbur sot në zonën e Brrylit në Tiranë. Në një denoncim për “Balkan Web”, familjarët e vogëlushit të quajtur Rejan Ymeri, thanë se djali është parë për herë të fundit pranë “Maternitetit të Ri”, afër të cilës familja e tij zotëron një biznes. Në momentin që ka humbur djali mbante veshur një xhaketë berry dhe tuta shtëpie. Të gjithë ata që mund të kenë informacion në lidhje me rastin, ju lutem të konktaktoni në numrin +355 068 23 70 347.
Lajmi i arrestimit të reperes kosovare Loredana Zefi 2 javë më parë nga policia zviceriane me akuzën e vjedhjes së 700 mijë frangave zvicerane ndaj një çifti zvicerian, rrëmbeu vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar. I ftuar në “E Diell”, reperi Fero është pyetur se çfarë opinioni ka ai për këtë lajm duke pasur parasysh se partneri i Loredanës, Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo dikur ka qenë pjesë e labelit “On Records”. “Duke qenë se jam pjesë e showbizit, e kam parë ngjarjen si gjithë të tjerët, mund të them se çfarëdo gjëje që ka ndodhur, shpresoj që…
Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në shëndet. Vezët ofrojnë rreth 6 gramë proteinë të një cilësie të lartë. Sipas të dhënave kjo do të thotë se vezët ofrojnë të gjithë amino acidet që duhet të merrni nga ushqimet, madje po aq sa mishi. Proteina konsiderohet si një nga ushqyesit më përmbushës për shëndetin e njeriut. Gjysma e sasisë së proteinës gjendet tek e verdha e vezës. Vezët frenojnë urinë Një mëngjes i pasur me vezë e mban nën fre urinë për më…
Jonida Vokshi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” ku ajo flet edhe për jetën e saj private. Gjatë emisionit ajo u shpreh se lidhja e saj me producentin kosovar Besnik Krapi së shpejti do të kurorëzohet me martesë. Aktorja ishte pjesë e disa pyetjeve provokative, në pyetjen se “a do e puthje burrin në sy të vjehrrit”, ajo përgjigjet “Po do e puth se puthja tregon dashuri dhe ku ka dashuri ka lumturi”.
Ligji për kontratat e Partneritetit Publik Privat dhe një kontratë koncesionare me vlerë 200 milionë euro ka futur në sherr kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Debati i ashpër ndërmjet tyre është bërë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të datës 8 maj, në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas procesverbalit, që në hapje të mbledhjes, Ahmetaj ka shprehur kritikat për kalendarin e punimeve të Kuvendit ku ka kërkuar me ngulm që në të të përfshihet akti normativ i qeverisë “Për disa shtesa në aktin normativ të ligjit nr. 4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin…
Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen e rradhës i ka tërhequr vëmëndjen rubrikës së emisionit “E Diela Shqiptare”, “Be Coffe” pas përfshirjes së dëshmorit Mujo Ulqinaku në një skeç humori. Sipas një deklarate të lëshuar për mediat AMA, ka konstatuar se në emisionin e datës 3 Shkurt 2019, dëshmori i atdheut ka marrë vlerësime të papërshtatëshme dhe joetike nga autorët dhe aktorët e rubrikës humoristike. “Akti i rezistencës dhe kontributi me sakrificën më sublime nga dëshmori Mujo Ulqinaku në momente tragjike për vendin, dukshëm ka marrë vlerësime të papërshtatshme dhe joetike nga autorët dhe aktorët e materialit humoristik. Përmendja me emër dhe mbiemër…
Një ish-Miss Arjola Demiri, e pasi përfundoi Universitetin e Arteve në Tiranë, të vetmet “vepra” që kishte, ishin tre fëmijët e saj që erdhën në jetë nga martesa e dështuar. Pasi i rriti, nisi një jetë të re në Prishtinë. Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit. E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë, ajo u rikthye në teatrin “Dodona” në Prishtinë për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës…
Duke nisur nga dita e Hënë pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por hera herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Këto të fundit do të jenë më tepër të pranishme në zonën e qendrës dhe veriperëndim. Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të kenë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare dhe reshjet e shiut e izoluara dhe lokale. Një paqëndrueshmëri e lehtë rikthehet përsëri…
Qeveria angleze ka thënë që më shumë se 130 mijë drunj do të mbillen në qytete dhe qyteza të ndryshme të këtij shteti me qëllim që të luftohet ndryshimi i klimës. Dhjetë milionë funte do të sigurohen përmes granteve të fondit “Sfida Urbane për Drunjtë” gjatë dy vjetëve të ardhshëm. Ky plan, i cili do të administrohet nga Komisioni i Pyjeve, do të jetë i hapur për individët, autoritetet lokale, shoqatat bamirëse dhe organizatat joqeveritare. Përmes granteve do të mbulohen shpenzimet për blerjen e drunjve dhe kujdesin për ta për tri vjet pas mbjelljes. “Drunjtë janë jetikë në luftën kundër…
Zgjidhni kartën që ju tërheq më shumë dhe gjeni këshilla që keni në dispozicion për ju! Nëse zgjodhët: Letrën e parë Kjo është një kohë e mirë për të bërë rezoluta. Merrni kohë për të medituar në ecjen tuaj të gjitha arritjet madje dhe humbjet. Çdo gjë vjen për t’ju mësuar diçka. Letrën e dytë Energjia e dashurisë është në një ekuilibër i përsosur në jetën tuaj. Kënaquni! Kurdo që të jetë e mundur, tregoni ndjenjat tuaja të dhembshurisë dhe dashurisë me ata që doni. Përqafoni dhe puthni me dashuri. Letrën e tretë Ju duhet të bëni gjëra më objektive,…
Matti Paaso nga Helsinki i Finlandës, ka krijuar një makinë të zgjuar për pastrim, që rrotullon brushën për të larë trupin e njeriut, ndërsa ka edhe butonin për ndalim emergjent. Inventori 70-vjeçar ndërtoi katër makinë të tilla, që kushtojnë nga 4,300 funte, të cilat pretendon se do t’ju ndihmojnë atyre që kanë probleme në lëvizje dhe atyre që janë të shtrirë në spital, transmeton Telegrafi. “Kur po hulumtoja në internet, nuk gjeja asnjë shembull të ngjashëm, andaj fillova të krijoj vet” ka thënë Paaso. Në strukturën e brendshme në makinës, që lanë trupin sikurse pastrohen vveturat në autolarje, janë dy…