Author: tirana

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me hetimet që po zhvillohen mbi veprimtarinë kriminale të një grupi personash në Shijak, të arrestuar gjatë operacionit Vol-Vo 4 vitin e kaluar. Emri dhe zëri i zotit Dako është regjistruar në biseda telefonike të përgjuara antarëve të këtij grupi kriminal, i cili krahas trafikimit të narkotikëve, dyshohet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Mediat vendore po raportojnë se zoti Dako është pyetur nga prokurorët për mbi 5 orë të enjten e kaluar mbi përmbajtjen e përgjimeve…

Read More

Koalicioni qeverisës austriak mes Partisë konservatore të Popullit (FP) dhe asaj të ekstremit të djathtë Partia e Lirisë (FPOE), nën drejtimin e kancelarit, Sebastian Kurz (FP), që u shpërbë papritur pas videos së Ibizas, është ndër me jetëshkurtrit e Republikës së Dytë. Vetëm 516 ditë, një vit e pesë muaj, kanë kaluar që nga krijimi i qeverisë më 18 dhjetor 2017. Nëse kjo qeveri nuk vazhdon pas zgjedhjeve, atëherë koalicioni FP-FPOE do të jetë më i shkurtri i të gjitha kohërave. Deri tani, vetëm dy qeveri kanë kërkuar zgjedhje të reja të parakohshme, por në të dyja këto raste, të…

Read More

Pas Prokurorisë së Pukës e cila kishte mbetur vetem me nje hetues, është Gjykata e Kurbinit e cila ngre alarmin SOS për pamundësi për të funksionuar për shkak se mungojnë gjyqtarët. Report TV ka mundur të lexojë një dokument që kreu i komanduar i kësaj gjykate Ded Demiri i ka bërë KLGJ-së duke kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar prej afro 3 muajsh. Për shkak të efekteve të vettingut me shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni, gjykata e cila më parë ka qenë me tre gjyqtarë sot ka përfunduar me Ded Demirin dhe Aurel Arapin. Në pikën 3 të nenit 18…

Read More

Aktori i humorit Ermal Mamaqi i shoqëruar nga këngëtarja Elvana Gjata kanë kaluar në tapetin e kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Pas suksesit në vend por dhe me një renditje të lartë në Zvicër, para pak ditësh, Ermali tregoi se posteri i “Dy gisht mjaltë” do të shfaqej edhe në Festivalin e Kanës. Ermali ka ndarë një video të kalimit të tyre para fotografëve, por ka rënë në sy momenti kur Ermali pengohet teksa ngjitet nëpër shkallë dhe tenton të ndihmojë Elvanën me fustanin. “Hajt për hajër me ndonjë çmim ishalla! ‘2 gisht mjaltë’ së shpejti edhe…

Read More

Aktorja e famshme turke, Merve Bolugur, raportohet se është kërcënuar me publikimin e fotove dhe videove të saj private. Bolugur, e njohur për rolet e Zejnep në serialin “Kuzey Guney” dhe Nurbanu Sultan në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e saj. “Kemi fotot dhe videot e tua. Paratë, ose more fund” është kërcënuar aktorja, të cilës i është bërë e qartë se nëse nuk paguan, fotot e saj do të shpërndaheshin në rrjetet sociale. Sipas “Hurriyet” 31-vjeçarja ka nxituar për në polici, ku ka denoncuar shantazhuesin. Nga hetimet paraprake, rezulton se numri nga i…

Read More

12 talentet që avancuan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë u shpallën të shtunën, e njëri prej tyre ishte shqiptari Gjon Muharremaj. Në garën tmerrësisht të forte në kryeqytetin francez, Gjoni ka mahnitur jurinë me performancën e tij, por duket një rol vendimtar në shpëtimin e “Gjon Tear`s” e ka pasur vota e teleshikuesve. I lindur në Zvicër, djaloshi tejet i talentuar e ka të atin nga Kosova, dhe nënën nga Tirana. Ai flet një shqipe të pastër e siç rrëfente kohë më parë në Top Channel, i ka vënë vetes qëllim qe zëri t`i dëgjohet në…

Read More

Edhe pse nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, dy partitë më të mëdha në opozitë, duke pretenduar për shkelje të rënda me procesin zgjedhor kanë vendosur të regjistrojnë anëtarët e tyre në çdo KZAZ. Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso, dhe përfaqësuesi i LSI-së depozituan në KQZ emrat e tyre dhe do të jetë vendimi që KQZ do të marrë që do të zyrtarizojë këtë kërkesë të opozitës, raporton tirananews.al. Por edhe pse në qëndrimin zyrtar të PD-së thuhet se roli I tyre do të jetë vetëm mbikqyrja, prania në KZAZ pritet që të jetë edhe…

Read More

Në talk-shown më të ndjekur italian “L’aria che tira”, i transmetuar në kanalin “La7”, një hapësirë e gjerë diskutimi i është dedikuar Shqipërisë. Është folur për ndryshimin e rrugës së migrimit midis Italisë dhe Shqipërisë, me gjithnjë e më shumë italianë të cilët në vitet e fundit kanë vendosur të lëvizin në “vendin e shqiponjave” për punë. Në hapësirën e rezervuar tē emisionit për vendin e shqiponjave, vëmendja është përqëndruar në ndryshimin e kahut migrator midis Italisë dhe Shqipërisë, me gjithnjë e më shumë italianë që në vitet e fundit vendosin të kalojnë në Tiranë për punë, duke përfituar nga…

Read More

Me përfundimin e Premier Leagues, Bundesligës dhe Eredivisies (luhet vetëm faza play off për mbijetesën), vëmendja kryesore në kampionet elitare në Europë është kryesisht të Seria A, ku Interi, Atalanta, Milani dhe Roma luftojnë për dy vendet e fundit që të kualifikojnë në Champions sezonin e ardhshëm. Sigurisht që për Interin vendi i tretë ose i katërt mbetet formalitet, pasi vetëm për përllogaritje matematikore zikaltrit mund ta humbasin Championsin, ndaj duan një pikë në dy takime për ta arritur zyrtarisht objektivin. Zikaltrit janë në vendin e tretë me 66 pikë, 3 më shumë se Roma, që ka vetëm një ndeshje…

Read More

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, lideri i opozitës Basha ishte i ftuar i nderit në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër. Mes pjesëmarrësve në këtë darkë pune ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve. Lideri i opozitës i njohu bashkëbiseduesit me propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një procesi të lirë zgjedhor nën kujdesin e një qeverie tranzitore, e cila do t’i çlirojë duart drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së…

Read More

Libri i ish-Presidentit vazhdon të ngjallë sërish debat e kërshëri qe prej javës së shkuar kur doli në qarkullim. Tema Javore po boton sot një nga pjesët më interesante që nuk është publikuar në media Pjesë nga libri i ish-kreut të shtetit: Incidenti në ullinjtë e kopshtit me mjetin ushtarak në kulmin e përplasjeve me Sali Berishën Nga Bamir Topi Ditët e para të dhjetorit të vitit 2007 u shpreha dëshirën dhe vullnetin miqve amerikanë, për të zhvilluar një vizitë në Irak, për të takuar trupat shqiptare të kontingjentit të 10 të operacionit “LIRIA E IRAKUT”. Natyrisht duhej një përgatitje…

Read More

Një 23 vjeçar me origjinë nga Kosova por i lindur në Gjermani u arrestua sot në Tiranë pasi rezultonte në kërkim nga Interpoli. Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç, rezulton i përfshirë në një tentativë vrasje në dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen. Pas ngjarjes, i riu 21 vjeç në atë kohë, u arratis, ndërsa prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion. Sipas hetimit, Kastrati u përfshi në një sherr në një disko (15 dhjetor), e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen. Pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte “urdhër”…

Read More