Një histori frymëzuese mbylli takimin e sotëm të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Dianës, e cila prej disa vitesh luftonte me kancerin. Për të rrëfyer sfidat dhe luftën e saj të vazhdueshme me kancerin, në studio kishte ardhur shoqja e saj Eglantina. Në moshën 26-vjeçare, Diana ishte diagnostikuar me kancer në gji, por këtë nuk e dinte askush përveç familjes së saj. Diana kishte mbaruar shkollën e lartë për mësuese fizike dhe punonte si zëvëndesuese në gjimnazin “Çajupi”. Kolegët e saj të punës nuk e dinin që Diana po luftonte me kancerin dhe Eglantinës…
Author: tirana
Marrëdhëniet mes shteteve mund të jenë të vështira e ndoshta të tensionuara, por kur vjen puna te muzika, ajo nuk njeh shtet e shkrin akujt mes popujve. Një gjë të tillë e tregoi edhe Jonida Maliqi sot në Izrael. Kënga e Jonida Maliqit në ‘Eurovision’ u vlerësua si një nga më të mirat, jo vetëm performanca e saj, por edhe mënyra se si kishte vendosur të paraqitej në festival tërhoqi shumë vëmendjen e kritikëve. Por ajo që bie në sy është se falë performancës së saj fantastike, ia ka dalë që të rrëmbejë edhe zemrat e serbëve, të cilët në…
Nga Artan Fuga Darka po rridhte e qetë në tavolinën e ngrënies sëmikut tim të shkollës, Qenanit. Në ato kohëra nuk kishteshumë gjëra për të gatuar, dyqanet thuajse ishin zbrazur,ndërsa mishi kishte filluar të racionohej. Sidoqoftë, e zonjae shtëpisë, nëna e Qenanit, kishte derdhur të gjithë artine vet për të na kënaqur mesa mundej. Kishim mbaruarmezet e para që shoqëruan gotat e rakisë që ngritëm përshëndetin e njëri-tjetrit, dhe, po prisnim që ajo të naservirte gjellën që lëshonte avuj të këndshëm nga kusia evendosur në mes të tavolinës.Nuk e di se përse isha ftuar në atë darkë krejt familjare.Në mesditë,…
Një jetë karrierë. 50-vitet e Irma Libohovës në muzikë përmes sukseseve, dashurisë së publikut dhe dëshirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Evrovizion. Për këto dhe shumë të tjera këngëtarja e dashur nga të gjithë kë folur në emisioni “Thumb”. Por Irma këtë herë ka folur për një moment që nuk do i hiqet kurrë nga mëndja. Ajo ishte e ftuar si këngëtare në një dasmë goce dhe dasma ishte prishur për bindje politike. “Njëra nga historitë që nuk do ta harroj kurrë dhe ju lutem mos më kërkoni se ku ka ndodhur, por në një qytet të Shqipërisë ishte dasmë…
Moderatorja Jonida Vokshi është padyshim një nga femrat më të njohura dhe me të komentuarat në showbizin shqiptar. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku foli për hapat e parë të saj në televizion. Ajo tregoi se fillimisht është bërë e njohur për publikun si këngëtare dhe më pas si moderatore. E pyetur nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi për arsyen se përse hoqi dorë nga muzika, moderatorja tha me humor se la muzikën pasi njohu Elvana Gjatën. Ermal Mamaqi: Jonida përpara se të fillonte të modelonte në emisione ka filluar karrierën…
Ylli hollivudian Arnold Schwarzenegger është sulmuar gjatë një aktiviteti sportiv në Afrikën e Jugut. 71-vjeçari, ish-Guvernator i Kalifornisë, ishte duke bashkëbiseduar me disa fansa të tij kur u sulmua prapa shpine nga një person. Ai e goditi me shkelm në kurriz dhe më pas u rrëzua përtokë. Sulmuesi u ndalua menjëherë nga shoqëruesi i Arnold Schwarzenegger dhe më pas iu dorëzua policisë. 73-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime, megjithatë shkaqet e këtij incidenti janë të paqarta. Schwarzenegger publikoi vetë videon në Twitter dhe falenderoi fansat për mbështetjen e ofruar.
Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovizion”, Jonida Maliqi ka shkëlqyar në performancën e saj me këngen “ Kteju tokës”. Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve. Deri më sot, faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer.
Zëvendës kancelari austriak Heinz Christian Strache ka dhënë dorëheqjen një ditë pas publikimit të një videoje, ku ai përfshihet në një skandal korrupsioni. Këtë vendim e ka përshëndetur edhe këshilltari për kulturën i kryeministrit Edi Rama, Fate Velaj. “…Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha per të dhënë ndihmesën për Austrine por, unë nuk mund të qendroj në pushtet në ketë situate prandaj, sot, jap doreheqjen dhe thërrase zgjedhje të parakohshme” Sapo e tha Sebastian Kurz
Rudina Hajdari është një ndër deputetet më të reja të Partisë Demokratike. Vajza e Azem Hajdarit ka pohuar në intervista të ndryshme se ka lënë jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati në politikën shqiptare. Ajo ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë. Vajza e Azem Hajdarit ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën private, duke preveruar ta mbajë larg medias. Ndërkohë që bashkëshorti i saj Muçjon Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë, ku ka kompaninë e tij në fushën e…
Ndonëse dikush tjetër do të ngurronte të publikonte foto nga koha kur ishte studente, duket se ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk e ka aspak problem. Erla Mëhilli është bërë nostalgjike dhe ka postuar ditën e sotme disa foto të papublikuara më parë nga dita e diplomimit. Fotot janë realizuar më 12 dhjetor të vitit 2006, kur Mëhilli u diplomua në Universitetin La Sapienza në Itali, për Sociologji dhe Komunikim.
Kreu i PD Lulzim Basha nga Londra, ku po zhvillon takime të rëndësishme në parlamentin britanik, u shpreh se në Britani parlamentarët rrinë në këmbë, kurse në Shqipëri karrigia e pushtetarit vlen 15 mijë euro. “Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasë të zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria i bën mermer për zyren e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro. A i keni parë se ku ulën deputetët në Britani,…
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, shkruan Top Channel. Por, kur është pyetur Dako nga prokurorët dhe çfarë ka thënë ai? Për këtë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha nga Krimet e Rënda ka dhënë këto detaje. “Hetimet për dosjen Vol-vo 4 kanë marrë një kthesë dramatike. Gjatë ditës së sotme është refuzuar kërkesa e Niçes…