Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe pedagogia Grida Duma është fotografuar pak ditë më parë në hotel “Sheraton” me një zotëri të panjohur. Bëhet fjalë për zotin Andrea Mogni, këshilltar i lartë Ekonomik në BE dhe akademik në në Universitetin Saint-Louis, Bruksel. Zoti Mogni u takua me Dumën, pas një leksioni në universitetin “Luarasi”. Meqë operojnë të dy në fushën akademike dhe që lidhet me të rinjtë, ata folën se çfarë duhet bërë konkretisht që rinia studentore të mund të njohë se si do të jetë perspektiva europiane për profesionet e tyre. Ku duhet të jenë të fokusuar që të jenë…
Author: tirana
Për të gjithë ata që ende nuk e kanë të qartë se përse deri më 30 Qershor, opozita jashtparlamentare nuk pritet të ulet në dialog me Edi Ramën, do mundohem tiu ofroj këtu thjeshtë dhe shkurt, argumentat kyçe. Pavarësisht se Edi Rama edhe sot theksoi si prej shumë muajsh, se dora e dialogut është e shtrirë, edhe pse të gjithë ndërkombëtarët kërkojnë uljen në tyrezë të palëve pa kushte, si Lulzim Basha ashtu edhe Monika Kryemadhi këmbëngulin e këmbëngulin se dialog me Edi Ramën nuk do të ketë. Pse kjo qasje? A është thjeshtë një kusht i panegociueshëm për ndonjë…
Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu paralajmëroi opozitën shqiptare se ngjarja e 21 janarit do të zbardhet dhe se në pah do të dalin krime të tmerrshme. “Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur dhjetëra e bëhet gjithë ky debat për një shkop gome. Këtu kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Këtyre njerëzve u duhet thënë se ju dhe stani juaj janë të kriminalizuar dhe me histori që do të zbardhen. 21 janari është pasaporta morale e opozitës. Një opozitë që ka 21 janarin vjen këtu e përmend një shkop gome, ka në kurriz Gërdecin. Nuk është zbardhur…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dorëheqjes së liderit të djathtë të FPO, Heinz-Christian Strache në Austri. Përmes një postimi në Tëiter Balla deklaron se në Shqipëri lideri i PD, Lulzim Basha përfitoi më shumë se 1 milion dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djathtë në Ëashington dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Sipas Ballës, Basha për aferën e lobimit rus është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri. “Në Austri lideri i Partisë së Djathtë FPO Strache dha dorëheqjen…
Një aksident rrugor me pasojë një të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në rrugët e kryeqytetit, ekzaktësisht pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit. Pamjet nga tregojnë një motor të përplasur me një automjet dhe të rrëzuar në rrugë, si dhe një prani e shtuar e forcave të Policisë Rrugore, shkruan Top Channel. Një autoambulancë shkoi shumë shpejt në ndihmë të të plagosurit, të cilin e mori më pas për ta transportuar për në spital. Ndërkohë, në vendngjarje kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Trafiku, si pasojë e këtij aksidenti është rënduar disi.
Kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Skraparit është tërhequr nga gara pasi është kërcënuar. Në njoftimin e bërë nga vetë Partia Bindja Demokratike, thuhet se kandidati i tyre Devi Hebibasi u tërhoq nga gara, pas presioneve të forta në adresë të tij nga njerëzit e qeverisë. Një ditë më parë ai ishte paraqitur në selinë e Bindjes Demokratike në Tiranë shumë entuziast për një rezultat surprizë në Corovodë, pas takimeve të para që kishte pasur me banorët atje. ‘Ne kemi dyshime të forta se prapa kësaj historie qëndron kandidati rival i Partisë Socialiste, së bashku me deputetin e zonës,…
Për të tetin vit, është zhvilluar në Tiranë, “Parada e krenarisë”, ku përfaqësues të komunitetit LGBT kanë marshuar drejtë kryeqytetit për të drejtat e tyre. Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve kanë marshuar sot në Tiranë, kundër diskriminimit dhe paragjykimeve me të cilat përballen çdo ditë. Dy transgjinore tregojnë se si u përballën me të vërtetën e tyre.
Sufleja me patate mund të përgatitet edhe në vesonin me proshutë në një tavë të vetme ose në porcione teke. Le të shohim më parë versionin vegjetarian të përgatitjes së kësaj recete. Përbërësit 500 gr patate 2 kokrra vezë 50 gr djathë kaçkavall 50 gr djathë parmigiano gjethe qepe 100 ml qumësht 30 gr gjalpë arrë moskat majdanoz piper i bardhë spec i kuq Përgatitja Për të përgatitur soufflé patate në fillim duhet të pjekim patatet. Në një enë më ujë të bollshëm vendosim patatet për të zier. Pasi disa minutash i heqim dhe qërojmë dhe me një shtrydhëse patate…
Reali i Madridit do të presë ditën e nesërme Betisin në ndeshjen e fundit të sezonit. Një sezon për t’u harruar te madrilenët, të cilët dështuan në të gjitha kompeticionet e mundshme. Tekniku Zinedin Zidan tashmë ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Betisit, francezi deklaroi se vitin tjetër do të jetë ai që do të vendos për gjithçka. Zidan kërcënoi se nëse kjo gjë nuk ndodh ai do të largohet. “Do të jem i qartë se kush do të luajë sezonin tjetër. Është vendimi im. Kush mendoni…
Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti edhe njëhdrë pohon se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 Qershor! Një një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se, “Mobilizimi i strukturave deri në nivelin e anëtarësisë është prioriteti bazë për të angazhuar çdo votues në fushatën e zgjedhjeve lokale për Tiranën që duam” Postimi i plotë Zgjedhjet do të zhvillohen në #30Qershor ! Bashkë me Erionin dhe Elonën zhvilluam takimin me Shtabin politik të #Njësisë1. 🗣 Mobilizimi i strukturave deri në nivelin e anëtarësisë👥është prioriteti bazë për të angazhuar çdo votues në fushatën e zgjedhjeve 🗳 lokale për Tiranën që…
Jonida Maliqi pati një performacë të shkëlqyer natën e dytë të Eurosong duke kaluar kështu në natën finale, ku dhe do të këndojë e dyta në radhë. Këngëtarja Maliqi përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës” dhe është cilësuar nga faqja zyrtare e Eurosong, si këngëtarja me zërin mahnitës dhe me interpretim të shkëlqyer. Deri në këto momente Jonida Maliqi është pëlqyer shumë nga publiku dhe duke parë votimin online në faqen zyrtare në eurovizionit vote.esctoday.com/, ajo është e preferuara e publikut. Sot në Eurosong do të performojnë këngëtarë nga 26 shtete dhe vota e publikut do të grumbullohet me votat…
Nuk ka më histori, nuk ka më shanse për Borusian e Dortmundit që të rikuperojë! Bundesliga ul siparin dhe titulli shkon në Bavari me Bajernin e Mynihut që kurorëzohet për herë të 29-të në historinë e tij kampion i Gjermanisë. Ky është titulli i parë për Robert Kovaç si trajner, që pavarësisht suksesit, mund të mos i jepet besim për sezonin e ardhshëm. Ky është dhe titulli i fundit për një brez lojtarësh që në Bavari janë shndërruar në legjenda, mbi të gjitha për dyshen Riberi-Roben, idhuj të tifozërisë bavareze. Ky vit do të mbahet mend gjatë nga tifozët e…