Sufleja me patate mund të përgatitet edhe në vesonin me proshutë në një tavë të vetme ose në porcione teke. Le të shohim më parë versionin vegjetarian të përgatitjes së kësaj recete.
Përbërësit
500 gr patate
2 kokrra vezë
50 gr djathë kaçkavall
50 gr djathë parmigiano
gjethe qepe
100 ml qumësht
30 gr gjalpë
arrë moskat
majdanoz
piper i bardhë
spec i kuq
Përgatitja
Për të përgatitur soufflé patate në fillim duhet të pjekim patatet. Në një enë më ujë të bollshëm vendosim patatet për të zier. Pasi disa minutash i heqim dhe qërojmë dhe me një shtrydhëse patate i bëjmë brumë. Mund ti shtypim edhe me ndihmën e një pirun nëse preferoni konsistencë më të ashpër.
Patatet e shtypura i hedhim në një enë qelqi ku do të shtojmë djathtat e grirë, të verdhat e vezëve, gjethet e qepës dhe majdanozin e prerë hollë, arrë moskat dhe piper të bardhë.
Masën e trazojmë që të bashkohen të gjithë përbërit. Më pas shtojmë qumështin dhe gjalpin e shkrirë.
Të bardhat e vezëve i rrahim me pak kripë derisa të bëhen marengë. E hedhim vezët e rrahura te masa e patateve dhe e përziejmë përsëri. Masën e hedhim në tava balte dhe i futim në furrë të parangrohur në 200° për 10 minuta. Soufflé patate shërbehet e ngrohtë./Arti gatimi/