Morena Taraku jeton prej kohësh në Turqi, por herë pas here kthehet në vendlindje, ku ka xhiruar një pjesë të mirë të projekteve muzikore. Së fundmi këngëtarja me origjinë nga Kosova ka marrë pjesë në disa evente me rëndësi në Turqi duke lënë të kuptohet se do nisë karrierën në shtetin në fjalë. Pak minuta më parë Morena ka publikuar një pjesë të intervistës së saj të fundit për mediat turke. Këngëtarja shprehet se ka zgjedhur Turqinë dhe do jetojë aty, jo në Kosovë, madje lë të kuptohet së shumë shpejt do sjellë një projekt që pritet t’i hap dyert…
Author: tirana
Edhe pse nuk është regjistruar dhe ka garantuar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor, Partia Demokratike ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve. Të gjitha degët janë urdhëruar të punojnë dhe të përzgjedhin emrat që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet zonale të administrimit zgjedhor në gjysmën e të cilave PD-ja ka shumicën. Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare 2 muaj me parë refuzuan dhe shkelën afatet kushtetuese për të dërguar në KQZ emrat e anetareve të KZAZ-ve, duke dhënë shenjën e parë të bojkotit zgjedhjeve. Të njëjtat burime theksuan…
Duket se Tuna dhe Patrisi janë tashmë një çift i konsoliduar. E jo vetëm që ndajnë bashkë një fëmijë por dy artistët kanë ditur të ndajnë me njëri-tjetrin edhe pasionet e përbashkëta. Çifti që prej kohësh tashmë frekuentojnë bashkë palestrën dhe ndonëse janë treguar të rezervuar, u desh ditëlindja e Patrisit që ylli i “Fortuna” të publikonte një foto të shkrepur në një nga ditët kur të dy bashkë stërviten dhe shkëmbejnë plot pasion edhe një pushtje bashkë.
Pezullimi i trajnerit Julian Ahmataj, zëvendëstrajnerit Neritan Novi si dhe i dy lojtarëve, Albano Aleksit dhe Xhekson Ferreiras, ka bërë që të shpërthejnë tifozët e Luftëtarit, të cilët kanë vënë nën akuzë ish-drejtorin Vangjel Çavo për situatën e krijuar së fundmi në ekip. Sipas asaj çka raporton “Panorama Sport”, drejtori Çavo është dhunuar nga disa tifozë, të cilët që një ditë më parë kishin paralajmëruar reagimin e tyre. Ata akuzojnë pikërisht ish-drejtorin për përçarjen e krijuar dhe ish-zëdhënesin për shtyp, Rigels Malilen.
Laert Vasili ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth vlerësimit që iu bë nga Bashkia e Delvinës me titullin “Qytetar Nderi”, por edhe për gjithë zhurmën që shkaktoi “puthja homoseksuale” në skenë. Lidhur më ketë të fundit, aktori tha se nuk e sheh aspak si një gjë të pazakontë, madje tregoi se e kishte pranuar si rol që në momentin e parë që i ishte propozuar nga regjisori Kumbaro. I pyetur nga Bieta për komentin më negativ që ka dëgjuar lidhur me skenën e puthjes, Laerti me shaka…
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington i ka dhënë të drejtë biznesmenit Francesco Becchetti sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjitike dhe investimeve të bëra nga italiani. Vendimi i marrë më datë 24 prill 2019 nuk është zbardhur ende në faqen zyrtare të ICSID por thuhet se është tejet voluminoz. Flitet për një shifër mbi 100 mln euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian. Për këtë ka reaguar edhe Sonila Meço, ish-drejtuese e Agon Channel e cila e ka ndjekur me shumë interes këtë proces dhe ka sulmuar vazhdimisht kryeministrin Rama për mbylljen e këtij televizioni.…
Nëpërmjet një njoftimi për media ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se personat që janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit nuk do të mund të marrin viza për të udhëtuar në Amerikë. Ambasada ka përmendur me emër rastet Pronto, rastin e vizave italiane, ikjen nga burgu i Dubravës, rastin Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme. Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mbanë individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese. Ambasada amerikane po ashtu bën të ditur se është praktikë…
Pak orë para fillimit të natës së dytë të Eurovizionit, përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët. ‘Ktheju tokës’ është kënga që na përfaqëson. Shqipëria do të këndojë e 14-a në rradhë. Për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që duan të votojnë për këngën e Jonida Maliqit, kodi është #14. “Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj…
Sukseset e Rita Orës nuk kanë të mbaruar. Pas albumit të saj ‘Phoenix’, bashkëpunimi me DJ e njohur Kygo, është renditur në majat e klasifikimeve. Rita ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku duket se kënga me titull ‘Carry On’ është renditur në vendin e 27, në ‘Top 50’ në rend global. ‘Carry On’ është kënga kryesore e filmit më të ri, ‘Detective Pikachu’, ku dhe këngëtarja shqiptare ka një rol të vogël. Rita gjithashtu ka zbuluar nëpërmjet një fotoje tjetër se albumi i saj ka arritur një sukses shumë të madh, me 69 certifikata në botë: 27 platinum, 41…
Nata finale e festivalit të njohur ‘Eurovision’ është shumë pranë dhe një nga surprizat që drejtuesit e kompeticionit kanë menduar për këtë vit ka qenë pjesëmarrja e ikonës së muzikës Madonna. Pas shumë diskutimesh transmetuesi publik i Izraelit, ka konfirmuar se 60-vjeçarja ka shkruar kontratën për të performuar në natën finale të ‘Eurovision’. “Pas disa ditëve të tensionuara, kontrata mes Madonnës dhe producentëve të ‘Eurovision’ është nënshkruar sot”, u shpreh gazetari për të gjithë mediat. Nuk dihet ende se çfarë ka rezervuar këngëtarja e famshme për të gjithë ndjekësit në skenë, por dhe teleshikuesit nga shtëpia, megjithatë kjo pritet të…
Gjykata e Kavajës shpalli fajtorë nëntë zyrtarë lokalë dhe i dënoi ata me 18 vite burg për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Sipas vendimit të shpallur në prill nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ish-zyrtarët e Hipotekës dhe njësive administrative në Kavajë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e Kavajës urdhëron gjithashtu që 5 parcelat e tokës objekt shqyrtimi të kalojnë në pronësinë e shtetit. Sipas hetimeve 2-vjeçare të Prokurorisë, ish-zyrtarët janë përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve që mundësuan tjetërsimin e pronave publike në bregdet; fillimisht në emër të banorëve të zonës…
Dy ditë pas publikimit të INSTAT, ku rezulton se lindshmëria në Shqipëri është në nivelin më të ulët historik, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ngre alarmin se kjo situatë është shumë serioze për vendin dhe rrezikon që pas 30 vitesh popullsia të tkurret në 1.8 milionë banorë dhe ekonomia të futet në kolaps. Ahmetaj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të rishikojë politikat sociale me qëllim nxitjen e lindshmërisë, si dhe të rishikohen politikat për migracioni. Rënia e lindjeve e çoi shtesën natyrore të popullsisë shqiptare pranë zeros në tremujorin e parë të këtij viti . Sipas Institutit…