Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Falsifikuan e pronat në bregdet, ish-kreu i Hipotekës së Kavajës dhe 8 ish-zyrtarë shpallen fajtorë

16:50 / May 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spille
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Kavajës shpalli fajtorë nëntë zyrtarë lokalë dhe i dënoi ata me 18 vite burg për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë.

Sipas vendimit të shpallur në prill nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ish-zyrtarët e Hipotekës dhe njësive administrative në Kavajë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata e Kavajës urdhëron gjithashtu që 5 parcelat e tokës objekt shqyrtimi të kalojnë në pronësinë e shtetit. Sipas hetimeve 2-vjeçare të Prokurorisë, ish-zyrtarët janë përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve që mundësuan tjetërsimin e pronave publike në bregdet; fillimisht në emër të banorëve të zonës dhe më pas tek të afërmit e drejtuesve të pushtetit lokal, përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë, Elvis Roshi.

Hetimi për tjetërsimin e 36 hektarëve tokë në bregdetin e Kavajës u finalizua në nëntor 2017 me arrestimin e 11 personave. Urdhër-arrest u lëshua edhe ndaj shefit lokal të Hipotekës, Seid Cikalleshi. Hetimet zbuluan skemën e tjetërsimit, e cila kishte transferuar 36 ha prona publike në bregdet përmes shit-blerjeve të dyshimta.

Çështja u dërgua fillimisht për gjykim nga Prokuroria e Kavajës në shkurt të vitit 2018, por në një seancë paraprake të zhvilluar në korrik 2018, Gjykata e Kavajës e ktheu atë pas për hetime të mëtejshme.

Dosja e falsifikimeve u dërgua për herë të dytë në gjykatë në fillim të vitit 2019; ku u vendos nisja e shqyrtimit gjyqësor. Me vendimin e shpallur në prill, Gjykata e Kavajës i ka gjetur fajtorë nëntë zyrtarët lokalë për skemën e tjetërsimit të pronave në plazhin e Spillesë.

Ish-kryeregjistruesi i Kavajës është dënuar me 2.8 vjet burg për falsifikim dokumentesh si dhe me ndalim 2-vjeçar për ushtrimin e funksioneve publike.  Dënime të ngjashme në aplikim të gjykimit të shkurtuar morën edhe 7 të pandehurit e tjerë, ndërkohë që dënimi për Aida Gjocin është konvertuar në punë të detyruar pranë ndërmarrjes komunale të Kavajës.

Falsifikimet e pronave në Kavajë janë vetëm një prej rasteve të hetuara vitet e fundit nga Prokuroria për abuzime masive me tokat publike. Prokuroria ka çuar në Gjykatë ose po heton çështje të ngjashme në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë.

Një çështje e ngjashme po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka të akuzuar ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, vëllain e tij dhe një sërë zyrtarësh lokalë, që akuzohen edhe tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të tokës në bregdetin e Lezhës./Reporter.al

Dënimet e të pandehurve

Seid Cikalleshi, ish-kreu i ZVRPP Kavajë dënohet me 2.8 vjet burg

Andi Gjeçi, jurist në  ZVRPP Kavajë dënohet me 2.4 vite burgim

Asim Arkaxhiu dënohet me 2 vjet burgim

Aldo Kila dënohet me 1.8 vite burgim

Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh dënohet me 3 vjet burgim

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave dënohet me 2 vjet burgim

Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dënohet me 2 vjet burgim

Nezir Leçini, ish-shef i Kadastrës dënohet me 2 vjet burgim

Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar

ish-kreu i Hipotekës së Kavajës shpallen fajtore tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil 

20:38 / July 13, 2026

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat

12:45 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.