Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku studentët e këtij universiteti, i kanë hedhur bojë rektorit Adem Bekteshi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Etikës në Universitet. Komisioni i etikes do te merrte vendim per studentet qe thyen deren e godines se re te fakultetit, por studentet lyen me boje rektorin. Ka qenë një studente e cila i ka derdhur një shishe me bojë të zezë ndaj rektorit. Pas incidentit mbledhja u anulua.
Author: tirana
Sipas historianit Arben Llalla, ekstremistët grekë kanë rrëzuar tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit, i cili banohet krejtësisht nga pakica greke. Studiuesi ngulmon që kanë qenë ekstremistët grekë, të cilët përgjatë natës kanë rrëzuar tabelat e reja, vetëm e vetëm se gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të Finiqit. Nuk ka asnjë reagim nga qeveria, e cila kohët e fundit burgos kundërshtarët e saj politikë, por nuk pipëtin para sfidantëve që mbështeten nga qarqet naziste të “Agimit të Artë”.
Mozzik duket se nuk i ka pasur dokumentet për të qëndruar në Zvicër, ndërsa ai ka filluar një jetë atje me Loredanën e tashmë edhe vajzën, Hanën. Kështu ka marrë vesh portali arbresh.info, ndërsa është kuptuar se ai është dashur të qëndronte 5 vite për të marrë nënshtetësinë. E nëse Loredana do të dënohet, atëherë Mozzik-ut do t’i ndalohet hyrja në shtetin e Zvicrës.Çifti Zefi-Aliu po ashtu janë të detyruar që gjërat e blera me ato para të vjedhura do i kthejnë. Mashtrime, kërcënime, gënjeshtra dhe gjithçka që Loredana dhe vëllai i saj ia bënë çiftit zviceran për 900 mijë…
E dërguara me punë e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones, paraditen e të premtes, zhvilloi një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputeten Rudina Hajdari. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se takimi ka zgjatur 60 minuta. Leyla Moses-Ones nuk preferoi të bënte asnjë koment në dalje nga Kryesia e Kuvendit, por Rudina Hajdari e pyetur nga Top Channel se çfarë u bisedua në këtë takim tha se:-“Diskutimi u përqendrua në çështjen e Reformës Zgjedhore si dhe mbështetjen për vazhdimin e reformës në Drejtësi si pjesë e detyrave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian. Zv ambasadorja shprehu mbështetjen…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se vendi i tij mbron paqen e stabilitetin në rajon, por duhet të jetë gati në çdo rast për t’u mbrojtur. Gjatë një eventi në Nish në kuadër të Ditës së Fitores së Luftës së Dytë Botërore, Vuçiç zgjodhi të citonte Titon. “Serbia do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por, së bashku me shumë gjëra të këqija që ka thënë Josip Brozi, ai ka thënë diçka të mirë – të jetojmë sikur paqja do të zgjasë 100 vjet, por të jemi gati për të mbrojtur vendin në çdo kohë”, tha…
Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e 5 shenjave të mëposhtme të horoskopit xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda. Kështu që përpara se të lini Facebook-un apo Instagramin hapur, mësoni cilat janë 3 shenjat më xheloze të horoskopit: 1.Demi: Nuk mund të mungonte në këtë listë Demi, shenja e cila investon shumë në një marrëdhënie dashurore mirëpo përveç dashurisë, një Dem ofron gjithashtu skena xhelozie. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit. Shenjat e Demit…
E përlotur, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka i ka dhënë lamtumirës nëntetares Zarife Hasanaj, të rënë në krye të detyrës. Tha se nuk e kishte të lehtë të gjente fjalët për vajzën që askush nuk e kishte menduar se do të shuhej krejt papritur. “Fjalët tona për ty e dashur Zarife nuk do të arrijnë kurrë të plotësojnë atë boshllëk që le”, tha ministrja teksa ju drejtua me fjalë të ndjera prindërve krenarë të ushtarakes, vëllait që ajo kishte pikë të dobët, Adriatiku, motrave, kolegëve e gjithsecilit që e njohu. E quajti nëntetaren më të zonjë që kishin Forcat e Armatosura.…
Deputeti Kujtim Gjuzi, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, edhe disa probleme familjare që ka patur kohët e fundit, për shkak se ka pranuar mandatin parlamentar. Gjuzi tha se kunata e tij nuk e pranonte dot këtë vendim, sepse e quante tradhti ndaj Sali Berishës dhe për këtë shkak, për pak sa u nda nga gruaja. “Nuk e kam bërë divorcin. Ka një moment pressingu nga kunata por është qetësuar. Më tha kunata, ke tradhëtuar Sali Berishën, se janë nga Shkodra dhe janë super demokratë. Kunata nuk mund të ndajë një cift bashkëshortësh, sepse intimidon familjen. Nuk jam as…
Telefonat më të rinj të Samsungut janë aq të fuqishëm sa që mund të përdoren pothuajse si PC portative. Në fakt, kjo është tashmë e mundur nëse nuk ju pengon lansimi i Androidit në mode-in special të Samsungut DeX. Nga ana tjetër, ata që me të vërtetë dëshirojnë aplikacione desktop kryesisht mbeten të zhgënjyer. Përveç nëse përdorin Linux nëpërmjet shërbimit Linux on DeX, i cili është ende në beta, raporton SlashGear. Samsungu e ka zgjeruar tani kompatibilitetin e platformës Linux on DeX në modelet e veta më të reja të telefonave premium, dhe për befasi, edhe në një tablet nga…
Vendimi i zhdukur nga qeveria për pezullimin e procesit të regjistrimit të tokave bujqësore në zonat bregdetare që solli reagimin e ashpër të Athinës zyrtare rishfaqet në skenë, duke u botuar në Fletoren Zyrtare, por kësaj here i shoqëruar me një tjetër akt nga ana e kryeministrit Edi Rama.Vendimi numër Nr. 172 i marrë nga qeveria në mbledhjen e 27 shkurtit të këtij viti, “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm” është shfuqizuar nga qeveria…
Një ditë para protestës së opozitës, e cila do të mbahet të shtunën në orën 18:30, ka reaguar Ambasada Amerikane. Në një postim të bërë në Facebook, Ambasada bën thirrje për një protestë të qetë dhe paqësore. “E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të…
Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji, në greqisht oniro dmth ëndërr dhe logos dmth fjalë ose mësim, dije. Ëndrrat janë përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit janë magjepsur prej ëndrrave shekuj më parë dhe poetët, filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë, makthe etj. Për të analizuar një ëndërr, nevojitet të përqëndrohemi tek elementët ose simbolet e veçanta…