Sot, kreu i PD-së Lulzim Basha feston 15-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Aurela Basha. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i PD-së gjatë një takimi me qytetarët e Pogradecit. Basha zbuloi për herë të parë një sekret nga jeta e tij personale, teksa tregoi se celebrimin me Aurelën e ka bërë te ‘Hotel Turizmi’ në Pogradec. ‘Qyteti i dashurisë ky, nuk e them kot. Dua t’ju them dhe diçka personale se sot kam 15-vjetorin e martesës, por lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu në Pogradec, këtu te ‘Hotel Turizmi’, tha Basha duke qeshur dhe rrezatuar…
Author: tirana
Bebe Rexha jo rrallë herë është akuzuar nga mediat se ka bërë ndërhyrje plastike.Ajo ka treguar se shpesh herë është kritikuar për peshën e saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Këtë here ajo është treguar shumë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë me fansat e saj për këtë temë në një intervistë të saj të fundit në revistën “Health”. Pas këtyre thashethemeve, ajo ka mohuar një gjë të tillë madje ka thënë se i frikësohet ndërhyrjeve:“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën”. “Ndoshta një ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe…
Dhjami i tepërt që duket i shëmtuar në kofshët, stomakun, vithet apo duart është një ankth i vërtetë, e veçanërisht për femrat. Celuliti nuk njeh moshë apo peshë, dhe është një prej problemeve më të vështira të trupit për t’u luftuar. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë dyshim se trupat më të mirë e më të tonifikuar u përkasin femrave braziliane. Prandaj, sot ju prezantojmë një sekret të vlefshëm brazilian për ta larguar celulitin pothuajse menjëherë. Ky sekret është përdorur edhe nga dermatologë të shumtë, të cilët edhe mund t’ju marrin shumë para për tretmanet e tyre, por, në fakt, kjo recetë…
Ish-deputeti Klevis Balliu ndodhet në Gjykatën e Tiranës i ulur në bankën e të akuzuarit për protestën e dhunshme të dy ditëve më parë në zonën e Unazës së Re. Në mbështetje të tij në seancë shkuan ish-deputetë të djathtë, si Edmond Spaho, Genc Pollo, Albana Vokshi, Ervin Salianji, dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Nga kafazi i të akuzuarit Klevis Balliu u përgjigj duke dhënë gjeneralitetet e tij të sakta. Balliu dha para gjyqtares Rexhina Merlika se është 30 vjeç, tregoi adresën e banimit, u shpreh se ka arsim të lartë, është beqar dhe i padënuar më…
Video e një djali të vogël duke kërcyer me një këmbë protezë është bërë virale në mediat sociale. Ahmad Rahman shihet duke kërcyer në një Qendër Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Afganistan. Sipas një raporti të Kryqit të Kuq, ai humbi këmbën në një shpërthim mine kur ishte vetëm 8 muajsh. 5-vjeçari vendosi protezën vetëm kohët e fundit. Dhe reagimi i tij me këmbën e re i përloti dhe preku të gjithë.
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi në një takim të gjerë me mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, ndryshimet në kodin penal, që ashpërsojnë masat në rastet e dhunës ndaj profesionistëve të shëndetit si dhe vendosin linjën e qartë ndarëse, mes atij që është gabim mjekësor dhe neglizhencë në mjekim. “Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vite lirie. Gjithashtu, parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut, duke shtuar një paragraf të ri në ligj që dyfishon dënimin për kanosjen…
Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi ushtronte aktivitin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në një operacion të koduar “Gambling” u arrestua M.S banues në Lushnje, ndërsa tre të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë. Në një lokal të marrë me qira, ai ushtronte aktivitin e lojërave të fatit. Policia sekuestroi 2 aparatura elektronike të lojërave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara. Arrestimi i 23-vjeçarit u bë për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të…
Një grua 37-vjeç është dënuar nga një gjykatë në SHBA, për marrëdhënie seksuale me të mitur. Nëna e 6 fëmijëve do të bëjë 10 vite burg, pasi prej një viti kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin e vajzës së saj, 14 vjeç. Megjithëse djali pohoi se bëhej fjalë për marrëdhënie të dakordësuara, për shkak të moshës së tij, gruaja përfundoi në gjykatë. Sipas dëshmitarëve që i kishin parë disa herë bashkë, ata shpesh takoheshin në kishë, ku dhe kryenin marrëdhënie seksuale.
Aksident i rëndë në autostradës drejt TEG-ut. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar tej bordurës në pjesën e barit, ndërkohë që në mes të aksit rrugor një motor ka përfunduar i përmbysur. Drejt vendit kanë shkuar forca policie dhe ambulanca, por nuk ka ende të dhëna zyrtare për aksidentin dhe pasojat e tij. Paraprakisht raportohet se ka dyshime për një viktimë, por ende asgjë zyrtare nga ana e policisë. Aksidenti ka shkaktuar kaos në qarkullim, ndërkohë që në vendin e përplasjes janë mbledhur shumë njerëz.
Moderatoren e njohur Hygerta Sako, ish ‘Miss Albania 1995’ prej kohësh drejton në ekranin e televizionit publik një emision dedikuar futbollit. Ajo ka vendosur qe së fundmi te perfshihet ne aktrim. Hygerta i ka surprizuar të gjithë teksa ka zbuluar projektin më të ri që do të marrë pjesë. Kësaj radhe do ta shohim në rolin e aktores. Bëhet fjalë për serialin “Familja Kuqezi”, që transmetohet në platformën “Tring”. Moderatorja sportive ka publikuar disa fotografi në “Instastory”, ku lë të kuptohet se do të jetë në rolin e një fallxhoreje. Por se çfarë ajo do të parashikojë, na ngelet që…
Moderatorja Fjoralba Ponari tashmë prezanton emisionin e fundjavës “E diell” së bashku me Edi Manushin. Në një prej puntatave të emisionit, moderatorja ka bërë një deklaratë, të cilën Olti Curri zgjodhi ta kthente në “video-meme”. Fjoralba thotë: “Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi…”. Olti i cili here pas here ve ne loje pesonazhe te ndryshem publik, publikoi këtë video të moderatores në “Instagram”-in e tij, por i kishte bashkangjitur një reagim të tijin, ku shprehet: “Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Për shembull, një shofer është i bukur si një gomë…
Pak pas mesditës ka mbërritur në Shqipëri, në bazën ajrore të Rinasit trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni. Trupi i efektives u transportua nga Letonia me një avion ushtarak, pas ceremonisë së lamturmitës së organizuar në bazën Camp Adazi, ku morrën pjesë efektivë nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”. Zarife Hasanaj u largua nga Shqipëria më 20 dhjetor të vitit 2018 me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë…